1 Samuelit 24:1-22

24  Sapo Sauli u kthye nga ndjekja e filistinëve,+ vajtën dhe e njoftuan: «Davidi është në shkretëtirën e En-Gedit.»+  Sauli mori tre mijë burra të zgjedhur+ nga gjithë Izraeli e shkoi ta kërkonte Davidin+ dhe njerëzit e tij te shkëmbinjtë e zhveshur të dhive të malit.+  Në fund Sauli mbërriti te vathat prej guri përgjatë rrugës, ku gjendej një shpellë, dhe hyri për të kryer nevojat personale.+ Ndërkohë Davidi dhe njerëzit e tij rrinin ulur në fund të shpellës.+  Njerëzit që kishte me vete filluan t’i thoshin Davidit: «Kjo është dita kur Jehovai të thotë: ‘Unë po ta jap armikun në dorë.+ Bëj me të si të të pëlqejë.’»+ Kështu Davidi u çua dhe preu vjedhurazi cepin e petkut pa mëngë të Saulit.  Por pas kësaj Davidin filloi ta qortonte zemra,+ sepse kishte prerë cepin e petkut pa mëngë të Saulit.  Prandaj u tha njerëzve të vet: «Duke e ditur pikëpamjen e Jehovait, nuk më shkon kurrë ndër mend që t’ia bëj këtë gjë zotërisë tim, të mirosurit+ të Jehovait, e të shtrij dorën kundër tij, sepse ai është i mirosuri i Jehovait.»+  Me këto fjalë Davidi i shpërndau njerëzit e vet dhe nuk i lejoi të ngriheshin kundër Saulit.+ Pastaj Sauli u çua, doli nga shpella dhe vazhdoi udhën e vet.  Pas kësaj Davidi u ngrit, doli nga shpella dhe i thirri Saulit nga pas: «O zotëria im,+ o mbret!» Atëherë Sauli pa prapa dhe Davidi u përkul me fytyrën përtokë+ e ra përmbys.  Pastaj Davidi i tha Saulit: «Pse i dëgjon fjalët e njerëzve+ që thonë: ‘Davidi po kërkon të keqen tënde.’ 10  Sot sytë e tu kanë parë se si Jehovai të dha në duart e mia në shpellë. Dikush më tha të të vritja,+ por m’u dhimbse dhe thashë: ‘Nuk do të shtrij dorën kundër zotërisë tim, sepse ai është i mirosuri+ i Jehovait.’ 11  Shihe, pra, o ati im,+ shihe cepin e petkut tënd pa mëngë në dorën time, sepse kur ta preva, nuk të vrava. Dije dhe shihe se në dorën time nuk gjendet as e keqe+ e as rebelim dhe nuk kam mëkatuar kundër teje, kurse ti po më ngre gracka për të ma marrë shpirtin.+ 12  Jehovai gjykoftë mes meje e teje!+ Jehovai të ma marrë hakun,+ sepse unë nuk do të vë dorë mbi ty!+ 13  Ashtu si thotë proverbi i të moçmëve: ‘Nga të ligjtë, ligësi do të dalë’,+ por unë nuk do të vë dorë mbi ty. 14  Kujt i është vënë pas mbreti i Izraelit? Në ndjekje të kujt je vënë? Të një qeni të ngordhur?+ Të një pleshti?+ 15  Jehovai gjykoftë mes meje e teje! Ai do ta shohë dhe do ta mbrojë çështjen time ligjore.+ Do të më gjykojë për të më çliruar nga dora jote.» 16  Sapo Davidi i mbaroi këto fjalë, Sauli i tha: «Zëri yt është ky David, biri im?»+ Kështu Sauli filloi të qante me të madhe.+ 17  Pastaj i tha Davidit: «Ti je më i drejtë se unë,+ sepse ti ma ke kthyer me të mirë,+ kurse unë ta kam kthyer me të keq. 18  Sot ti ke treguar se ç’të mirë ke bërë për mua, sepse Jehovai më dorëzoi në duart e tua,+ por ti nuk më vrave. 19  E pra, nëse një njeri gjen armikun e vet, mos do ta lërë të ikë në paqe?!*+ Jehovai do të ta shpërblejë me të mirë,+ meqenëse sot ti ke bërë kështu me mua. 20  Tani e di mirë që ti do të mbretërosh+ në Izrael dhe që ajo mbretëri në duart e tua do të jetë e qëndrueshme. 21  M’u beto, pra, për Jehovain+ se nuk do ta shfarosësh farën time pas meje dhe se nuk do të ma zhdukësh emrin nga shtëpia e tim eti.»+ 22  Davidi iu betua Saulit e pas kësaj Sauli shkoi në shtëpinë e vet,+ kurse Davidi dhe njerëzit e vet u ngjitën në vendin ku ishte e vështirë të arrije.+

Shënime në fund të faqes

Ose «pa i bërë gjë; shëndoshë e mirë». Fjalë për fjalë «në rrugë të mirë».