1 Samuelit 22:1-23

22  Kështu Davidi iku që andej+ dhe ia mbathi+ për në shpellën+ e Adulamit.+ Vëllezërit dhe gjithë shtëpia e të atit e morën vesh këtë dhe zbritën tek ai.  Tërë njerëzit që ishin në hall,+ tërë njerëzit që kishin marrë hua+ dhe tërë ata që ishin shpirtvrerosur+ iu mblodhën pranë,+ dhe ai u bë kreu i tyre.+ Me të ishin rreth katërqind burra.  Më vonë që andej Davidi shkoi në Mizpeh të Moabit dhe i tha mbretit të Moabit:+ «Të lutem, le të banojnë me ju ati im dhe nëna ime+ derisa të marr vesh se ç’do të bëjë Perëndia me mua.»  Kështu, ai i çoi te mbreti i Moabit dhe ata banuan me të gjatë gjithë kohës që Davidi ndodhej në vendin e paarritshëm.+  Pas ca kohësh, profeti Gad+ i tha Davidit: «Mos bano më në vendin e paarritshëm. Largohu dhe hyr në vendin e Judës.»+ Kështu Davidi u largua dhe hyri në pyllin e Heretit.  Sauli mori vesh që Davidi dhe burrat që qenë me të ishin zbuluar. Sauli rrinte ulur në Gibeah nën pemën e brukës+ që gjendej në vendin e lartë, me heshtën+ në dorë dhe me gjithë shërbëtorët që kishin zënë vend rreth tij.  Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të vet që kishin zënë vend rreth tij: «Dëgjoni, ju lutem, o beniaminitë. Mos vallë edhe biri i Jeseut+ do t’ju japë të gjithëve ju ara e vreshta?+ Mos vallë do t’ju emërojë ai të gjithë ju krerë të mijësheve+ e të qindësheve?  E pra, të gjithë ju keni komplotuar kundër meje. Asnjë nuk më zbuloi+ që im bir ka bërë një besëlidhje+ me birin e Jeseut, asnjë nga ju nuk ma qau hallin dhe nuk më tregoi se im bir e ka ngritur shërbëtorin tim kundër meje si një njeri që rri në pritë, si po ndodh sot.»  Atëherë Doeg+ edomiti, që ishte mbi shërbëtorët e Saulit, u përgjigj: «Unë e pashë birin e Jeseut të vinte në Nob tek Ahimeleku,+ biri i Ahitubit.+ 10  Ky e pyeti+ Jehovain për të e i dha ushqime,+ si dhe shpatën+ e filistinit Goliad.» 11  Menjëherë mbreti dërgoi të thirrej Ahimeleku, biri i priftit Ahitub, dhe gjithë shtëpia e atit të tij, priftërinjtë që gjendeshin në Nob.+ Kështu të gjithë ata erdhën te mbreti. 12  Sauli i tha: «Dëgjo, të lutem, o bir i Ahitubit!» Ai ia ktheu: «Ja ku jam, zotëria im.» 13  Sauli vazhdoi: «Pse keni komplotuar kundër meje,+ ti dhe biri i Jeseut, duke i dhënë bukë e shpatë dhe duke pyetur për të Perëndinë, që të çohet kundër meje si një njeri që rri në pritë, si po ndodh sot?»+ 14  Atëherë Ahimeleku iu përgjigj mbretit: «E kush nga shërbëtorët e tu është si Davidi,+ i besueshëm,+ dhëndër+ i mbretit, krye i truprojës sate dhe i nderuar në shtëpinë tënde?+ 15  Mos nisa ta pyes+ sot Perëndinë për të? Kjo s’më ka shkuar kurrë ndër mend! Mbreti të mos bëjë fare me faj as shërbëtorin e vet dhe as tërë shtëpinë e atit tim, sepse për gjithë këtë shërbëtori yt nuk dinte gjë, as të vogël, as të madhe.»+ 16  Por mbreti i tha: «Ti do të vdesësh,+ Ahimelek, ti me gjithë shtëpinë e atit tënd.»+ 17  Atëherë mbreti u tha vrapuesve+ që kishin zënë vend rreth tij: «Kthehuni dhe vritini priftërinjtë e Jehovait, sepse edhe ata janë në anën e* Davidit dhe e dinin që ai ikte, por nuk më treguan!»+ Por shërbëtorët e mbretit nuk deshën ta shtrinin dorën për të sulmuar priftërinjtë e Jehovait.+ 18  Atëherë mbreti i tha Doegut:+ «Kthehu ti dhe sulmoji priftërinjtë!» Menjëherë Doeg edomiti+ u kthye dhe i sulmoi vetë priftërinjtë. Atë ditë ai vrau+ tetëdhjetë e pesë burra që mbanin efodin+ prej liri. 19  Ai shkoi në teh të shpatës edhe banorët e Nobit,+ qytetit të priftërinjve, burra e gra, fëmijë e foshnja gjiri, dema, gomarë e dhen, po, të gjithë i shkoi në teh të shpatës. 20  Megjithatë, njëri nga bijtë e Ahimelekut, birit të Ahitubit, që e kishte emrin Abiatar,+ shpëtoi dhe ia mbathi për të shkuar pas Davidit. 21  Abiatari i tha Davidit: «Sauli ka vrarë priftërinjtë e Jehovait.» 22  Atëherë Davidi i tha Abiatarit: «Atë ditë e dija mirë+ se Doeg edomiti, meqë ishte atje, do t’i tregonte patjetër Saulit.+ Unë, unë i kam bërë keq çdo shpirti të shtëpisë së atit tënd. 23  Rri me mua, mos ki frikë, sepse kushdo që kërkon shpirtin tim kërkon shpirtin tënd. Ti ke nevojë për mbrojtjen time.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «dora e tyre është me».