Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Samuelit 21:1-15

21  Më vonë Davidi vajti në Nob+ te prifti Ahimelek. Me ta takuar Davidin, Ahimeleku+ nisi të dridhej dhe e pyeti: «Pse je vetëm dhe s’ka njeri me ty?»+  Davidi iu përgjigj: «Mbreti më urdhëroi për një punë+ dhe më tha: ‘Askush të mos dijë gjë lidhur me punën për të cilën po të dërgoj dhe për të cilën të urdhëroj.’ Unë kam lënë takim me të rinjtë në filan vend.  Nëse ke pesë bukë, m’i jep ose më jep çfarëdo gjëje tjetër që të gjendet.»+  Por prifti iu përgjigj Davidit: «Bukë të zakonshme nuk kam, por ka bukë të shenjtë,+ me kusht që të paktën të rinjtë të mos u jenë afruar grave.»+  Davidi i tha priftit: «Gratë kanë qenë larg nesh njëlloj si atëherë kur dola në fushatë.+ Të rinjtë i mbajnë trupat të shenjtë edhe kur misioni është i rëndomtë, e jo më tani, në këtë rast.»  Atëherë prifti i dha atë që ishte e shenjtë,+ sepse atje nuk kishte bukë tjetër, përveç bukëve të paraqitjes që ishin hequr nga prania e Jehovait+ për t’i zëvendësuar me bukët e freskëta ditën që hiqeshin ato.  Atë ditë ishte atje një shërbëtor i Saulit, të cilin e kishin ndaluar+ para Jehovait. Ai e kishte emrin Doeg+ edomiti+ dhe ishte kryebariu i Saulit.+  Davidi e pyeti Ahimelekun: «Nuk të ndodhet asgjë këtu, ndonjë heshtë a ndonjë shpatë? Nuk mora dot as shpatën e as armët e mia, ngaqë puna e mbretit nuk priste.»  Atëherë prifti i tha: «Është shpata e Goliadit,+ e filistinit që vrave në ultësirën e Elahut.+ Është e mbështjellë me një mantel, atje prapa efodit.+ Në do ta marrësh, merre, sepse këtu s’ka tjetër veç saj.» Davidi i tha: «S’ka si ajo. Ma jep.» 10  Pastaj Davidi u ngrit dhe ia mbathi+ atë ditë për shkak të Saulit. Në fund vajti tek Akishi, mbreti i Gathit.+ 11  Shërbëtorët e Akishit nisën t’i thoshin: «A nuk është ky Davidi, mbreti+ i vendit? A nuk hidhnin për të valle+ e ia kthenin me këngë:‘Sauli ka vrarë mijëra,e Davidi dhjetëra mijë’?»+ 12  Davidi i futi në zemër këto fjalë dhe u tremb+ shumë nga Akishi, mbreti i Gathit. 13  Prandaj u hoq+ si i çmendur në sytë e tyre+ dhe filloi të sillej si i dalë mendsh sa ishte në duart e tyre. Ai bënte shkarravina mbi dyert e portës dhe e linte pështymën t’i rridhte nëpër mjekër. 14  Atëherë Akishi u tha shërbëtorëve të vet: «Ju e shihni që ky njeri sillet si i çmendur. Pse duhej ta sillnit tek unë? 15  Mos më mungojnë vallë të çmendurit që më keni sjellë këtë për të më treguar çmendurinë e tij?! A duhej të hynte ky në shtëpinë time?!»

Shënime në fund të faqes