1 Samuelit 19:1-24

19  Në fund Sauli i tha të birit, Jonatanit, dhe gjithë shërbëtorëve të vet se donte të vriste Davidin.+  Por Jonatanit, birit të Saulit, i pëlqente shumë Davidi,+ prandaj i tregoi: «Im atë, Sauli, po kërkon të të vrasë. Prandaj, të lutem, ruhu në mëngjes dhe rri në një vend të fshehtë e mos u duk.+  Unë do të dal dhe do të rri përbri tim eti në arën ku do të jesh ti e do t’i flas vetë për ty tim eti. Do të shoh se ç’do të ndodhë dhe do të ta tregoj.»+  Jonatani i foli mirë+ për Davidin të atit, Saulit, dhe i tha: «Të mos mëkatojë+ mbreti kundër shërbëtorit të tij, Davidit, sepse ai nuk ka mëkatuar kundër teje dhe ka kryer vepra shumë të mira kundrejt teje.+  Ai e vuri shpirtin e vet në rrezik+ dhe e vrau filistinin,+ e kështu Jehovai i solli një shpëtim të madh+ gjithë Izraelit. Ti e pe dhe s’e mbajte dot gëzimin. Pse vallë të mëkatosh kundër gjakut të pafajshëm, duke e vrarë+ kot+ Davidin?»  Sauli iu bind zërit të Jonatanit dhe u betua: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron,+ ai nuk do të vritet.»  Pas kësaj Jonatani e thirri Davidin dhe ia tregoi të gjitha këto fjalë. Atëherë Jonatani e çoi Davidin te Sauli dhe ai qëndroi para tij njëlloj si më parë.+  Pas ca kohësh, shpërtheu përsëri lufta dhe Davidi u hodh në sulm e luftoi kundër filistinëve. Ai i vrau e bëri kërdinë,+ dhe ata ia mbathën nga ai.+  Teksa rrinte ulur në shtëpi me heshtën në dorë, te Sauli erdhi fryma e keqe nga Jehovai.+ Ndërkohë Davidi i binte veglës muzikore. 10  Atëherë Sauli kërkoi ta mbërthente Davidin pas murit+ me heshtë, por ai iu shmang+ Saulit, kështu që heshta goditi murin. Që atë natë Davidi ia mbathi që të shpëtonte.+ 11  Më vonë Sauli dërgoi lajmëtarë+ në shtëpinë e Davidit që ta vëzhgonin dhe në mëngjes ta vritnin,+ por Mikala, e shoqja, i tregoi Davidit: «Nëse nuk e shpëton sonte shpirtin tënd, nesër do të jesh i vrarë.» 12  Menjëherë Mikala e zbriti Davidin nga dritarja që të ikte e të shpëtonte.+ 13  Pastaj Mikala mori idhullin e shtëpisë*+ dhe e vuri në shtrat, kurse në vend të kokës së tij vuri një rrjetë me lesh dhie dhe pastaj e mbuloi me një rrobë. 14  Sauli dërgoi lajmëtarë që të merrnin Davidin, por ajo u tha: «Është sëmurë.»+ 15  Kështu që Sauli i dërgoi lajmëtarët për ta parë Davidin, dhe u tha: «Ma sillni me gjithë shtrat, që ta vras.»+ 16  Kur hynë lajmëtarët, në shtrat gjendej idhulli i shtëpisë, dhe në vend të kokës një rrjetë me lesh dhie. 17  Atëherë Sauli i tha Mikalës: «Pse ma punove+ kështu dhe e le të ikte armikun tim+ që të shpëtojë?» Mikala ia ktheu Saulit: «Ai më tha: ‘Më lër të iki, ndryshe të vrava!’» 18  Davidi, pra, ia mbathi e shpëtoi+ dhe vajti te Samueli në Ramah.+ Ai i tregoi të gjitha ato që i kishte bërë Sauli. Pastaj ai dhe Samueli ikën dhe u vendosën në Najoth.+ 19  Pas ca kohësh Saulit i mbërriti ky lajm: «Davidi është në Najoth të Ramahut.» 20  Menjëherë Sauli dërgoi lajmëtarë për të marrë Davidin. Kur këta panë profetët e moshuar që po profetizonin dhe Samuelin që qëndronte në pozitën e vet mbi ta, te lajmëtarët e Saulit erdhi fryma+ e Perëndisë dhe filluan të silleshin si profetë+ edhe ata. 21  Kur ia treguan këtë Saulit, ai dërgoi menjëherë lajmëtarë të tjerë, por edhe këta filluan të silleshin si profetë. Kështu që Sauli dërgoi sërish lajmëtarë, një grup të tretë, dhe filluan të silleshin si profetë edhe ata. 22  Në fund shkoi në Ramah edhe ai. Kur mbërriti te sterna e madhe që ndodhet në Seku, nisi të pyeste: «Ku janë Samueli dhe Davidi?» Iu përgjigjën: «Atje, në Najoth+ të Ramahut.» 23  Ai vazhdoi udhën për në Najoth të Ramahut. Por fryma+ e Perëndisë erdhi edhe tek ai, dhe ai vazhdoi të ecte e sillej si profet derisa mbërriti në Najoth të Ramahut. 24  Atje edhe ai hoqi rrobat dhe u soll si profet përpara Samuelit. Pastaj u shtri lakuriq tërë atë ditë dhe atë natë.+ Ja pse thuhet: «Mos është edhe Sauli profet?»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te 1Sa 15:23. Njësoj edhe në vargun 16.