Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Samuelit 18:1-30

18  Sapo mbaroi të fliste me Saulin, shpirti i Jonatanit+ u lidh+ me shpirtin e Davidit dhe Jonatani filloi ta donte si shpirtin e vet.+  Atë ditë Sauli e mori dhe nuk e la të kthehej në shtëpinë e të atit.+  Jonatani bëri një besëlidhje me Davidin,+ sepse e donte si shpirtin e vet.+  Veç kësaj, Jonatani hoqi petkun pa mëngë që kishte veshur dhe ia dha Davidit, e po ashtu edhe rrobat e veta, madje edhe shpatën, harkun dhe rripin.  Davidi filloi të shkonte nëpër fushata ushtarake. Kudo që e dërgonte Sauli ai vepronte me maturi,+ kështu që Sauli e vuri në krye të luftëtarëve.+ Kjo i pëlqeu edhe gjithë popullit, edhe shërbëtorëve të Saulit.  Kur ata po ktheheshin, pasi Davidi kishte goditur filistinët, gratë dolën nga të gjitha qytetet e Izraelit me këngë+ e valle për t’i dalë përpara mbretit Saul me dajre,+ gëzim+ e llauta.  Gratë që festonin, ia kthenin me këngë njëra-tjetrës:«Sauli ka vrarë mijëra,e Davidi dhjetëra mijë.»+  Sauli filloi të zemërohej shumë,+ sepse për të këto fjalë ishin të këqija, prandaj tha: «Davidit i dhanë dhjetëra mijë, kurse mua më dhanë mijëra. S’mbetet tjetër veç t’i japin edhe mbretërinë!»+  Që nga ajo ditë, Sauli e shikonte me dyshim Davidin.+ 10  Të nesërmen+ fryma e keqe nga Perëndia nisi të vepronte te Sauli,+ kështu që ai po sillej si profet+ nëpër shtëpi. Davidi i binte veglës muzikore+ si ditët e tjera, kurse Sauli mbante në dorë heshtën.+ 11  Sauli e vërviti heshtën+ dhe tha: «Do ta mbërthej Davidin në mur!».+ Por Davidi iu shmang dy herë.+ 12  Sauli pati frikë+ nga Davidi, sepse Jehovai ishte me të,+ por ishte larguar nga ai.+ 13  Atëherë Sauli e largoi nga prania e vet+ dhe e caktoi si krye të një mijë njerëzve. Davidi i printe popullit nëpër fushatat e tij.+ 14  Ai vepronte vazhdimisht me maturi+ në të gjitha udhët e tij, dhe Jehovai ishte me të.+ 15  Sauli e shihte që vepronte me shumë maturi,+ prandaj i trembej. 16  Gjithë Izraeli dhe Juda e donin Davidin, sepse ai u printe nëpër fushatat e tyre. 17  Në fund Sauli i tha Davidit: «Ja tek e ke bijën time të madhe, Merabën.+ Do të ta jap për grua.+ Vetëm tregomë se je trim dhe bëj luftërat e Jehovait.»+ Por me vete Sauli thoshte: «Të mos i vijë nga dora ime, por nga dora e filistinëve.»+ 18  Davidi i tha Saulit: «Kush jam unë e kush është farefisi im, familja e tim eti, në Izrael, që të bëhem dhëndri i mbretit?»+ 19  Megjithatë, kur erdhi koha për t’i dhënë Davidit Merabën, bijën e Saulit, ai ia kishte dhënë tashmë për grua Adrielit,+ meholatitit.+ 20  Tani Mikala,+ bija e Saulit, ishte e dashuruar me Davidin. Këtë gjë ia treguan Saulit, të cilit i pëlqeu. 21  Kështu Sauli tha: «Do t’ia jap, që ajo të shërbejë si lak për të+ dhe që dora e filistinëve të ngrihet kundër tij.» Prandaj Sauli i tha Davidit: «Nëpërmjet kësaj gruaje të dytë do të lidhësh sot krushqi me mua.» 22  Veç kësaj, Sauli i urdhëroi shërbëtorët e tij: «Thuajini fshehurazi Davidit: ‘Ti i pëlqen mbretit dhe të gjithë shërbëtorët e tij të duan shumë. Lidh, pra, krushqi me mbretin.’» 23  Shërbëtorët e Saulit filluan t’ia thoshin këto fjalë Davidit, por Davidi ua ktheu: «Mos ju duket gjë e lehtë të lidhësh krushqi me mbretin, kur unë s’jam veçse një i vobektë+ dhe pak i vlerësuar?»+ 24  Kështu shërbëtorët vajtën e i thanë Saulit: «Kështu tha Davidi.» 25  Atëherë Sauli tha: «Do t’i thoni kështu Davidit: ‘Mbreti nuk kënaqet me paratë e martesës,+ por me njëqind lafsha+ të filistinëve, që të hakmerret+ ndaj armiqve të vet.’» Por Sauli kishte thurur plane që Davidit t’i vinte e keqja nga dora e filistinëve. 26  Shërbëtorët e tij ia treguan këto fjalë Davidit, të cilit i pëlqeu të lidhte krushqi+ me mbretin. Afati nuk kishte mbaruar ende. 27  Kështu Davidi u ngrit dhe bashkë me njerëzit e vet shkoi e vrau+ dyqind filistinë. Pastaj i solli lafshat+ e tyre dhe ia dha të tëra mbretit, që të lidhte krushqi me të. Kurse Sauli i dha për grua Mikalën, të bijën.+ 28  Ai pa dhe kuptoi se Jehovai ishte me Davidin.+ Dhe Mikala, bija e Saulit, e donte atë.+ 29  Sauli u frikësua edhe më shumë nga Davidi dhe u bë armik i tij përgjithmonë.+ 30  Princat+ e filistinëve dilnin nëpër fushata, dhe sa herë që dilnin, Davidi vepronte më me maturi+ se të gjithë shërbëtorët e Saulit, kështu që emri i tij u bë shumë i nderuar.+

Shënime në fund të faqes