Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Samuelit 17:1-58

17  Filistinët+ i mblodhën kampet e tyre për luftë. Kur u mblodhën së bashku në Sokoh+ të Judës, e ngritën kampin mes Sokohut dhe Azekahut,+ në Efes-Damim.+  Edhe Sauli me burrat e Izraelit u mblodhën dhe e ngritën kampin në ultësirën e Elahut.+ Ata u rreshtuan në formacion beteje që të dilnin kundër filistinëve.  Filistinët qëndronin në malin që ishte nga njëra anë, kurse izraelitët qëndronin në malin nga ana tjetër, dhe ndërmjet tyre gjendej lugina.  Nga kampet e filistinëve doli një kampion me emrin Goliad,+ nga Gathi.+ Ky ishte i gjatë gjashtë kute e një pëllëmbë.+  Në kokë kishte një përkrenare prej bakri dhe mbante veshur një thurak me petëza metalike të vëna njëra mbi tjetrën. Bakri i këtij thuraku+ peshonte pesë mijë sikla.  Në këmbë kishte palestrina bakri, ndërsa mes shpatullave mbante një ushtë+ bakri.  Shkopi i drunjtë i heshtës së tij ishte si shuli i tezgjahut,+ kurse hekuri i tehut të heshtës peshonte gjashtëqind sikla. Ai që mbante mburojën e madhe marshonte përpara tij.  Pastaj ai u ndal dhe filloi t’u thërriste forcave ushtarake të Izraelit:+ «Pse dilni për t’u rreshtuar për betejë? A nuk jam unë filistini dhe ju shërbëtorë+ të Saulit? Zgjidhni një burrë dhe le të zbresë ai tek unë.  Nëse është në gjendje të luftojë me mua dhe më vret, atëherë ne do të bëhemi shërbëtorët tuaj. Por nëse unë arrij ta vras, atëherë ju do të bëheni shërbëtorët tanë dhe do të na shërbeni.»+ 10  Pastaj shtoi: «Sot unë po sfidoj+ forcat ushtarake të Izraelit. Më jepni një burrë dhe le të luftojmë me njëri-tjetrin!»+ 11  Kur Sauli+ dhe gjithë Izraeli i dëgjuan fjalët e filistinit, u tmerruan dhe u hyri një frikë e madhe.+ 12  Tani, Davidi ishte biri i një efratiti+ nga Betlehemi i Judës, emri i të cilit ishte Jese. Ky kishte tetë bij.+ Në ditët e Saulit ky njeri ishte tashmë i moshuar. 13  Tre bijtë më të mëdhenj të Jeseut ikën. Ata shkuan pas Saulit në luftë.+ Emrat e tre bijve që shkuan në luftë ishin Eliab,+ i parëlinduri, Abinadab,+ i dyti dhe, Shamah,+ i treti. 14  Davidi ishte më i vogli+ dhe tre më të mëdhenjtë kishin shkuar pas Saulit. 15  Davidi shkonte te Sauli dhe pastaj kthehej për të ruajtur dhentë+ e të atit në Betlehem. 16  Për dyzet ditë me radhë filistini dilte e zinte vend përpara tyre herët në mëngjes dhe në mbrëmje. 17  Jeseu i tha Davidit, të birit: «Të lutem, merre këtë efë drithi të pjekur+ dhe këto dhjetë bukë e çojua shpejt vëllezërve të tu në kamp. 18  Këto dhjetë racione djathi të freskët* çoja kreut të mijëshes+ dhe shiko se si janë+ vëllezërit e tu e më sill një shenjë prej tyre.» 19  Ndërkohë Sauli, ata dhe gjithë burrat e tjerë të Izraelit gjendeshin në ultësirën e Elahut,+ duke luftuar me filistinët.+ 20  Kështu, Davidi u çua herët në mëngjes, i la dhentë nën kujdesin e rojtarit, mori ato që kishte për të marrë dhe shkoi ashtu siç e urdhëroi Jeseu.+ Kur mbërriti në kufi të kampit,+ forcat ushtarake po dilnin në fushë të betejës+ dhe lëshuan një britmë lufte. 21  Izraeli dhe filistinët filluan t’i rreshtonin ballë për ballë forcat për betejë. 22  Menjëherë Davidi i la plaçkat+ që kishte me vete nën kujdesin e rojtarit të plaçkave+ dhe shkoi me vrap në fushën e betejës. Kur mbërriti, nisi të pyeste se si ishin vëllezërit e tij.+ 23  Ndërsa fliste me ta, ja tek po vinte nga radhët e forcave të filistinëve kampioni që e kishte emrin Goliad,+ filistini nga Gathi.+ Ai nisi të thoshte të njëjtat fjalë si më parë,+ dhe Davidi e dëgjoi. 24  Me ta parë atë njeri, tërë burrat e Izraelit ia mbathën dhe u frikësuan shumë.+ 25  Burrat e Izraelit filluan të thoshin: «E keni parë këtë njeri që po ngjitet? Ai po ngjitet për të sfiduar+ Izraelin. Atë që e vret, mbreti do t’i japë pasuri të mëdha dhe të bijën,+ si dhe do ta lirojë nga detyrimet shtëpinë e atit të tij në Izrael.»+ 26  Davidi filloi t’u thoshte burrave që qëndronin pranë tij: «Çfarë do të bëhet me njeriun që e vret atë filistinin+ atje dhe që ia heq kështu poshtërimin Izraelit?+ Kush na qenka ky filistin i parrethprerë+ që sfidoka+ forcat ushtarake të Perëndisë së gjallë?!»+ 27  Atëherë njerëzit iu përgjigjën njëlloj si më parë: «Kështu do të bëhet me njeriun që e vret atë.» 28  Vëllai i tij më i madh, Eliabi,+ e dëgjoi tek u fliste burrave dhe iu ndez zemërimi kundër Davidit,+ prandaj i tha: «Ç’pate që zbrite? Kujt ia le nën kujdes ato pak dhen në shkretëtirë?+ E di mirë që je arrogant* dhe ta njoh mirë ligësinë e zemrës.+ Ke zbritur që të shohësh betejën.»+ 29  Atëherë Davidi tha: «Ç’bëra tani?! A s’thashë veçse një fjalë?!»+ 30  Me të thënë këtë u largua nga ai dhe, duke iu drejtuar dikujt tjetër, tha të njëjtat fjalë si më parë,+ dhe populli i dha të njëjtën përgjigje si më parë.+ 31  Njerëzit i dëgjuan fjalët që tha Davidi dhe ia treguan Saulit, kështu që ai dërgoi ta merrnin. 32  Davidi i tha Saulit: «Asnjë burrë të mos e lëshojë zemra.+ Shërbëtori yt do të shkojë e do të luftojë me këtë filistin.»+ 33  Por Sauli i tha Davidit: «Ti nuk je në gjendje të luftosh kundër këtij filistini,+ sepse ti s’je veçse një djalosh,+ kurse ai është luftëtar që në djalëri.» 34  Por Davidi i tha Saulit: «Shërbëtori yt u bë bari i kopesë së të atit. Erdhi një luan,+ pastaj edhe një ari, e secili mori nga një dele nga kopeja. 35  Unë i dola nga pas, e godita+ dhe e çlirova delen nga goja e tij. Kur u ngrit kundër meje, e mbërtheva nga nofulla, e godita dhe e vrava. 36  Shërbëtori yt vrau edhe luanin, edhe ariun. Ky filistin i parrethprerë+ do të jetë si një nga ata, sepse ka sfiduar+ forcat ushtarake+ të Perëndisë së gjallë.»+ 37  Pastaj Davidi shtoi: «Jehovai, që më çliroi nga panxha e luanit dhe nga panxha e ariut, do të më çlirojë edhe nga dora e këtij filistini.»+ Atëherë Sauli i tha Davidit: «Shko, dhe Jehovai qoftë me ty!»+ 38  Sauli e veshi Davidin me rrobat e tij. I vuri në kokë një përkrenare prej bakri e pas kësaj i veshi një thurak. 39  Pastaj Davidi ngjeshi shpatën pas rrobave dhe bëri të shkonte, por nuk mundi, sepse nuk i kishte përdorur më parë ato. Në fund Davidi i tha Saulit: «Nuk mundem të shkoj me këto gjëra, sepse nuk i kam përdorur më parë.» Kështu që Davidi i hoqi.+ 40  Ai mori në dorë shkopin e vet, zgjodhi pesë gurë shumë të lëmuar në shtratin e përroit dhe i vuri në torbën e bariut që i shërbente për të mbajtur gjërat. Pastaj me hobenë+ në dorë filloi t’i afrohej filistinit. 41  Edhe filistini filloi të vinte e t’i afrohej gjithnjë e më shumë Davidit. Përpara tij ndodhej njeriu që mbante mburojën e madhe. 42  Kur filistini hodhi një vështrim dhe pa Davidin, filloi ta përbuzte,+ sepse ai ishte një djalosh+ faqekuq+ e i pashëm.+ 43  Filistini i tha Davidit: «Mos jam gjë qen+ që po më vjen me shkopinj?!» Dhe filistini e mallkoi Davidin në emër të perëndive të veta.+ 44  Pastaj i tha: «Veç eja tek unë, po s’ua dhashë mishin tënd shpendëve të qiellit dhe kafshëve të egra të fushës.»+ 45  Atëherë Davidi ia ktheu filistinit: «Ti po vjen me shpatë, heshtë dhe ushtë,+ kurse unë po vij në emër të Jehovait të ushtrive,+ Perëndisë së forcave ushtarake të Izraelit, të cilin ti e ke sfiduar.+ 46  Sot Jehovai do të të dorëzojë në dorën time+ dhe unë do të të godas e do të ta heq kokën. Kufomat e kampit të filistinëve do t’ua jap sot shpendëve të qiellit dhe kafshëve të egra të tokës.+ Gjithë dheu do ta marrë vesh se Izraeli ka një Perëndi.+ 47  Tërë ky kongregacion do ta marrë vesh se Jehovai nuk shpëton as me shpatë e as me heshtë,+ sepse beteja i përket Jehovait+ dhe ai do t’ju japë në dorën tonë.»+ 48  Filistini u ngrit dhe po afrohej gjithnjë e më shumë për t’u ndeshur me Davidin, kurse Davidi filloi të nxitonte dhe të vraponte drejt fushës së betejës për t’u ndeshur me filistinin.+ 49  Davidi futi dorën në torbë, mori që andej një gur, e gjuajti me hobe dhe e goditi+ filistinin mu në ballë. Guri iu fut në ballë filistinit dhe ai ra me fytyrë përtokë.+ 50  E pra Davidi, me një hobe e një gur doli më i fortë se filistini, e goditi atë dhe e vrau. Davidi nuk kishte shpatë në dorë.+ 51  Davidi vrapoi dhe qëndroi pranë filistinit. Pastaj ia mori shpatën,+ e nxori nga milli dhe e vrau, duke i prerë me të kokën.+ Filistinët e panë se trimi i tyre kishte vdekur dhe ia mbathën.+ 52  Atëherë burrat e Izraelit e të Judës u ngritën e lëshuan britma, pastaj u vunë në ndjekje+ të filistinëve deri te lugina+ dhe deri te portat e Ekronit.+ Filistinët e plagosur për vdekje binin udhës nga Sharaimi+ deri në Gath e deri në Ekron. 53  Pasi i ndoqën filistinët këmba-këmbës, bijtë e Izraelit u kthyen dhe filluan t’u plaçkitnin+ kampet. 54  Pastaj Davidi mori kokën+ e filistinit dhe e çoi në Jerusalem, kurse armët e tij i vuri në tendën e vet.+ 55  Në çastin që Sauli e pa Davidin të nisej për t’u ndeshur me filistinin, e pyeti Abnerin,+ kreun e ushtrisë: «Biri i kujt+ është ky djalosh,+ Abner?» Abneri iu përgjigj: «Për jetën e shpirtit tënd, o mbret, nuk e di fare!» 56  Atëherë mbreti i tha: «Pyet se biri i kujt është ky djalosh.» 57  Kështu, sapo Davidi u kthye nga vrasja e filistinit, Abneri e mori dhe e çoi përpara Saulit bashkë me kokën+ e filistinit në dorë. 58  Sauli e pyeti: «Biri i kujt je ti, o djalosh?» Davidi iu përgjigj: «Biri i shërbëtorit tënd Jese+ betlehemitit.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «qumësht», me sa duket ishin prodhime qumështi.
Shih shënimin te Pr 11:2.