Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Samuelit 15:1-35

15  Pastaj Samueli i tha Saulit: «Jehovai më dërgoi për të të mirosur+ si mbret të popullit të vet, Izraelit. Dëgjoji tani fjalët e Jehovait.+  Kështu thotë Jehovai i ushtrive:+ ‘Unë do t’i kërkoj llogari+ Amalekut për atë që i bëri Izraelit, kur iu kundërvu udhës tek po dilte nga Egjipti.+  Tani shko e godit Amalekun+ dhe shfarose+ me gjithë ç’ka. Të mos të dhimbset! Vrit+ burra e gra, fëmijë e foshnja gjiri,+ dema e dele, deve dhe gomarë.’»+  Sauli mblodhi popullin dhe i numëroi në Telaim:+ dyqind mijë këmbësorë dhe dhjetë mijë burra nga Juda.+  Sauli shkoi deri në qytetin e Amalekut dhe ngriti një pritë pranë luginës së përroit.  Ndërkaq ai u tha kenitëve:+ «Shkoni, nisuni+ dhe zbritni nga amalekitët, që të mos ju shkatërroj bashkë me ta. Ju u treguat dashamirësi gjithë bijve të Izraelit+ në kohën kur dolën nga Egjipti.»+ Kështu kenitët u larguan nga radhët e Amalekut.  Pas kësaj Sauli e goditi Amalekun+ që nga Havilahu+ e deri në Shur,+ që gjendet përballë Egjiptit.  Ai arriti ta zinte gjallë Agagun,+ mbretin e Amalekut, kurse gjithë pjesën tjetër të popullit e shfarosi duke e shkuar në teh të shpatës.+  Por Saulit dhe popullit iu dhimbs Agagu, pjesa më e mirë e dhenve dhe e gjedhëve,+ kafshët e majme, deshtë dhe gjithçka që ishte e mirë e nuk deshën t’i shfarosnin,+ kurse gjithë gjërat që ishin të përbuzshme e të papëlqyeshme i shfarosën. 10  Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Samuelit: 11  «Më vjen keq+ që e kam bërë Saulin mbret, sepse ai është kthyer+ e nuk më ndjek më dhe nuk i ka çuar në vend fjalët e mia.»+ Samueli u brengos për këtë+ dhe i thërriti Jehovait gjithë natën.+ 12  Ai u çua herët, që në mëngjes të takonte Saulin. Por Samuelin e njoftuan: «Sauli erdhi në Karmel+ dhe ngriti një përmendore+ për vete, pastaj u kthye, kaloi tutje dhe zbriti në Gilgal.» 13  Më në fund Samueli vajti te Sauli dhe Sauli i tha: «Qofsh i bekuar+ nga Jehovai! E çova në vend fjalën e Jehovait.»+ 14  Por Samueli e pyeti: «Ç’është, atëherë, kjo blegërimë dhensh që më vjen në vesh dhe kjo pëllitje gjedhësh që po dëgjoj?»+ 15  Sauli iu përgjigj: «I kanë sjellë nga amalekitët, sepse popullit+ iu dhimbs pjesa më e mirë e dhenve dhe e gjedhëve dhe e lanë gjallë që t’ia flijonin Jehovait, Perëndisë tënd,+ por atë që mbeti e kemi shfarosur.» 16  Atëherë Samueli i tha Saulit: «Mjaft! Unë do të të tregoj se çfarë më tha mbrëmë Jehovai.»+ Dhe ai i tha: «Fol!» 17  Samueli vazhdoi: «A nuk u bëre vallë kreu i fiseve të Izraelit kur të dukej vetja i vogël,+ dhe a nuk të mirosi+ Jehovai si mbret të Izraelit?! 18  Më vonë Jehovai të dërgoi me një mision dhe të tha: ‘Shko të shfarosësh mëkatarët,+ amalekitët, dhe lufto kundër tyre derisa t’i kesh shuar.’+ 19  Pse, pra, nuk iu binde zërit të Jehovait, por u turre me lakmi mbi plaçkën+ dhe bëre ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait?»+ 20  Por Sauli i tha Samuelit: «Po unë iu binda+ zërit të Jehovait. Shkova në misionin që më dërgoi Jehovai dhe e solla Agagun,+ mbretin e Amalekut, kurse Amalekun e shfarosa.+ 21  Populli+ mori nga plaçka dhen e gjedhë, më të zgjedhurit nga ato që ishin caktuar për t’u shfarosur, me qëllim që t’ia flijonte+ Jehovait, Perëndisë tënd, në Gilgal.»+ 22  Atëherë Samueli i tha: «A kënaqet Jehovai me blatimet e djegura+ dhe flijimet, aq sa kur i bindesh zërit të Jehovait? Të bindesh+ është më mirë se flijimi+ dhe të kushtosh vëmendje është më mirë se dhjami+ i deshve, 23  sepse rebelimi+ është njëlloj si mëkati i fallit+ dhe të hidhesh e të veprosh me arrogancë* është njëlloj si të përdorësh fuqi magjike dhe idhuj shtëpie.*+ Meqë ti ke hedhur poshtë fjalën e Jehovait,+ edhe ai po të hedh poshtë ty, që të mos jesh më mbret.»+ 24  Atëherë Sauli i tha Samuelit: «Kam mëkatuar,+ sepse kam shkelur urdhrin e Jehovait dhe fjalët e tua ngaqë iu frikësova popullit+ dhe iu binda zërit të tij. 25  E tani, falma+ të lutem mëkatin dhe kthehu me mua që të bie përmbys+ para Jehovait.» 26  Por Samueli i tha Saulit: «Nuk do të kthehem, sepse ti ke hedhur poshtë fjalën e Jehovait dhe Jehovai po të hedh poshtë ty, që të mos vazhdosh më si mbret i Izraelit.»+ 27  Kur Samueli po kthehej për të ikur, Sauli ia mbërtheu menjëherë cepin e petkut pa mëngë, por ai u gris.+ 28  Atëherë Samueli i tha: «Sot Jehovai ka shkëputur+ nga ti sundimin mbretëror të Izraelit dhe me siguri do t’ia japë atë njërit prej të tuve, që është më i mirë se ti.+ 29  E veç kësaj, Shkëlqesia e Izraelit+ nuk do të tregohet i rremë+ dhe nuk do të ndërrojë mendje, sepse Ai nuk është njeri që të ndërrojë mendje.»+ 30  Atëherë ai tha: «Kam mëkatuar. Nderomë,+ të lutem, përpara pleqve të popullit tim dhe përpara Izraelit e kthehu me mua, dhe unë do të bie përmbys përpara Jehovait, Perëndisë tënd.»+ 31  Kështu Samueli u kthye pas Saulit dhe Sauli ra përmbys përpara Jehovait. 32  Pas kësaj Samueli tha: «Sillmani këtu Agagun, mbretin e Amalekut.» Atëherë Agagu me ngurrim shkoi tek ai dhe nisi të thoshte me vete: «Vërtet, përvoja e hidhur e vdekjes ka kaluar.» 33  Por Samueli tha: «Ashtu si shpata+ jote ka lënë gra pa fëmijë, po kështu nëna jote+ do të mbetet pa fëmijë mes grave.»+ Dhe Samueli e bëri Agagun copë-copë përpara Jehovait në Gilgal.+ 34  Pastaj Samueli shkoi në Ramah, kurse Sauli u ngjit në shtëpinë e tij në Gibeahun+ e Saulit. 35  Samueli nuk e pa më Saulin deri ditën e vdekjes së vet, sepse Samueli mbante zi+ për Saulin. Dhe Jehovait i erdhi keq që e kishte bërë Saulin mbret të Izraelit.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Pr 11:2.
Ose «perëndi shtëpie». Fjalë për fjalë terafim.