1 Samuelit 12:1-25

12  Në fund Samueli i tha tërë Izraelit: «Ja, ju dëgjova për gjithçka që më thatë+ dhe ju vura një mbret.+  Ja, mbreti po ecën përpara jush!+ Unë jam plakur+ e zbardhur+ dhe bijtë e mi janë me ju.+ Kam ecur përpara jush që nga rinia ime e deri më sot.+  Ja tek jam. Dëshmoni kundër meje përpara Jehovait dhe përpara të mirosurit+ të tij: Kujt ia kam marrë demin? Kujt ia kam marrë+ gomarin? Kujt ia kam ngrënë hakun? Kë kam shtypur? Nga dora e kujt kam pranuar çmimin e heshtjes, që nga ai të më ziheshin sytë?+ Dhe unë do t’ua kthej.»+  Atëherë ata iu përgjigjën: «Ti as na e ke ngrënë hakun, as na ke shtypur, as ke pranuar ndonjë gjë, qoftë edhe nga dora e një njeriu të vetëm.»+  Ai u tha: «Jehovai është dëshmitar kundër jush, dhe i mirosuri+ i tij është dëshmitar këtë ditë se ju nuk keni gjetur asgjë në dorën time.»+ Ata ia kthyen: «Ai është dëshmitar.»  Samueli i tha popullit: «Është dëshmitar Jehovai, ai që përdori Moisiun dhe Aaronin e që i nxori paraardhësit tuaj nga vendi i Egjiptit.+  Tani, pra, zini vend dhe unë do t’ju gjykoj përpara Jehovait e do t’ju tregoj gjithë veprat e drejta+ që ka bërë Jehovai për ju e për paraardhësit tuaj.  Kur Jakobi vajti në Egjipt+ dhe paraardhësit tuaj filluan t’i klithnin Jehovait për ndihmë,+ Jehovai dërgoi Moisiun+ dhe Aaronin që t’i nxirrnin ata nga Egjipti e t’i sillnin që të banonin në këtë vend.+  Por ata e harruan Jehovain, Perëndinë e tyre,+ prandaj ai i shiti+ në duart e Siserës,+ kreut të ushtrisë së Hazorit, në duart e filistinëve+ dhe në duart e mbretit të Moabit,+ të cilët luftuan kundër tyre. 10  Ata filluan t’i thërritnin Jehovait për ndihmë:+ ‘Kemi mëkatuar,+ sepse kemi lënë Jehovain që t’u shërbejmë Baalëve+ dhe shëmbëlltyrave të Ashtorethit.+ Na çliro+ nga dora e armiqve tanë, që të të shërbejmë ty.’ 11  Kështu Jehovai dërgoi Jerubaalin,+ Bedanin, Jefteun+ e Samuelin+ dhe ju çliroi nga dora e armiqve përreth, që të banonit të sigurt.+ 12  Kur patë se Nahashi,+ mbreti i bijve të Amonit, erdhi kundër jush, më thatë: ‘Jo, sido që të jetë, mbi ne duam të mbretërojë një mbret’,+ ndërkohë që Mbreti juaj+ ishte Jehovai, Perëndia juaj. 13  E tani, ja ku e keni mbretin që zgjodhët, atë që kërkuat.+ Ja, Jehovai ka vënë mbi ju një mbret.+ 14  Nëse do t’i frikësoheni Jehovait,+ nëse do t’i shërbeni+ e do t’i bindeni zërit të tij,+ nëse nuk do të ngrini krye+ kundër urdhrit të Jehovait, me siguri që si ju, ashtu edhe mbreti që do të mbretërojë mbi ju, do të jeni ithtarë të Jehovait, Perëndisë tuaj. 15  Por nëse nuk do t’i bindeni zërit të Jehovait+ dhe do të ngrini krye kundër urdhrit të Jehovait,+ dora e Jehovait do të jetë kundër jush dhe kundër etërve tuaj.+ 16  E tani zini vend dhe shihni këtë gjë madhështore që po bën Jehovai para syve tuaj. 17  A nuk do të korret+ sot gruri? Unë do t’i thërras+ Jehovait që ai të dërgojë bubullima e shi.+ Dijeni, pra, dhe shihni se keni bërë një të keqe të madhe+ në sy të Jehovait, që kërkuat një mbret.» 18  Atëherë Samueli i thirri Jehovait+ dhe atë ditë Jehovai dërgoi bubullima e shi.+ Gjithë popullit i hyri një frikë e madhe nga Jehovai dhe nga Samueli. 19  Tërë populli i tha Samuelit: «Lutju+ Jehovait, Perëndisë tënd, për shërbëtorët e tu, sepse nuk duam të vdesim. Duke kërkuar një mbret, ne u kemi shtuar edhe një të keqe tërë mëkateve tona.» 20  Atëherë Samueli i tha popullit: «Mos kini frikë.+ Ju vërtet keni bërë gjithë këtë të keqe, por mos u largoni nga Jehovai,+ dhe shërbejini Jehovait me gjithë zemër.+ 21  Mos u largoni dhe mos ndiqni gjërat e kota+ pa asnjë dobi+ e që nuk çlirojnë, sepse ato janë kotësi. 22  Jehovai nuk do ta braktisë+ popullin e vet për hir të emrit të tij të madh,+ sepse Jehovai deshi t’ju bënte popullin e tij.+ 23  Edhe mua nuk më ka shkuar kurrë ndër mend të mëkatoj kundër Jehovait, e të mos lutem më për ju.+ Unë do t’ju mësoj+ udhën e mirë+ e të drejtë. 24  Vetëm frikësojuni+ Jehovait dhe shërbejini me gjithë zemër e besnikëri,*+ sepse shikoni ç’gjëra të mëdha ka bërë ai për ju.+ 25  Por, nëse bëni sheshit atë që është e keqe, do të shkatërroheni,+ ju bashkë me mbretin tuaj.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «sipas së vërtetës».