1 Samuelit 11:1-15

11  Nahashi, amoniti,+ u ngjit dhe e ngriti kampin kundër Jabeshit+ në Galaad. Atëherë, tërë njerëzit e Jabeshit i thanë Nahashit: «Bëj një besëlidhje me ne, që të të shërbejmë.»+  Por Nahashi, amoniti, u tha: «Besëlidhjen me ju do ta bëj vetëm me kusht nëse i nxjerr+ secilit nga ju syrin e djathtë si poshtërim për gjithë Izraelin.»+  Pleqtë e Jabeshit ia kthyen: «Na jep shtatë ditë kohë dhe ne do të dërgojmë lajmëtarë në mbarë territorin e Izraelit. Nëse nuk del ndonjë shpëtimtar+ për ne, atëherë do të dorëzohemi te ti.»  Pas ca kohësh lajmëtarët vajtën në Gibeahun+ e Saulit dhe ia thanë këto fjalë popullit, dhe gjithë populli qau me zë të lartë.+  Kur ja, Sauli po vinte nga ara, prapa tufës, prandaj i pyeti: «Si është puna? Pse po qan populli?» Atëherë filluan t’i tregonin ato që i kishin thënë burrat e Jabeshit.  Me të dëgjuar këto fjalë, fryma+ e Perëndisë nisi të vepronte te Sauli, të cilit iu ndez shumë zemërimi.+  Mori dy dema, i preu copa-copa dhe me anë të lajmëtarëve i dërgoi në tërë territorin e Izraelit,+ dhe tha: «Kështu do të bëhet me gjedhët e kujtdo që nuk ndjek Saulin dhe Samuelin!»+ Popullin filloi ta zinte tmerri+ nga Jehovai,+ kështu që u ngrit si një trup i vetëm.+  Pastaj ai i numëroi+ në Bezek: bijtë e Izraelit arrinin në treqind mijë veta, kurse burrat e Judës në tridhjetë mijë.  Lajmëtarëve që kishin ardhur u thanë: «Këtë do t’u thoni burrave të Jabeshit në Galaad: ‘Nesër, në kohën kur nxeh dielli, do t’ju vijë shpëtimi.’»+ Kështu lajmëtarët vajtën e ua treguan këtë burrave të Jabeshit dhe ata s’e mbajtën dot gëzimin. 10  Atëherë burrat e Jabeshit thanë: «Nesër do të dorëzohemi, o amonitë. Veproni me ne si t’ju duket më mirë.»+ 11  Të nesërmen Sauli+ e ndau popullin në tri njësi.+ Gjatë ndërresës së mëngjesit+ ata çanë rrugën për të hyrë në mes të kampit dhe i goditën amonitët+ deri në zheg të ditës. Ata që mbetën u shpërndanë, kështu që nuk u lanë dy bashkë.+ 12  Pastaj populli i tha Samuelit: «Kush është ai që thotë: ‘Vallë Sauli do të jetë mbret mbi ne?’+ Dorëzojini ata burra, që t’i vrasim.»+ 13  Megjithatë Sauli tha: «Këtë ditë nuk duhet të vritet asnjeri,+ sepse sot Jehovai solli shpëtimin në Izrael.»+ 14  Më vonë Samueli i tha popullit: «Ejani të shkojmë në Gilgal,+ që atje ta përtërijmë pushtetin mbretëror.»+ 15  Kështu, i gjithë populli shkoi në Gilgal dhe atje e bënë Saulin mbret përpara Jehovait. Pastaj bënë flijime në bashkësi përpara Jehovait+ e po atje Sauli dhe gjithë njerëzit e Izraelit gëzuan jashtë mase.+

Shënime në fund të faqes