1 Pjetrit 5:1-14

5  Prandaj, pleqve që janë mes jush, po u jap këtë nxitje, sepse edhe unë jam plak+ bashkë me ta dhe dëshmitar+ i vuajtjeve të Krishtit, madje pjesëmarrës i lavdisë që do të zbulohet:+  kulloteni+ kopenë e Perëndisë+ që është nën kujdesin tuaj, jo me detyrim, por vullnetarisht,+ as për fitim të pandershëm,+ por me gatishmëri,  as duke u sjellë si zotër+ me ata që janë trashëgimia+ e Perëndisë, por duke u bërë shembuj për kopenë.+  Kështu, kur kryebariu+ të shfaqet, do të merrni kurorën e lavdisë+ që nuk mund të vyshket.+  Në mënyrë të ngjashme, ju të rinj, jini të nënshtruar+ ndaj burrave të moshuar. Ngjishuni të gjithë me përulësi mendjeje ndaj njëri-tjetrit,+ sepse Perëndia u kundërvihet fodullëve, por u jep dashamirësi të pamerituar të përulurve.+  Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë në kohën e duhur,+  ndërsa hidhni gjithë ankthin tuaj+ mbi të, sepse ai interesohet për ju.+  Ruani gjykimin, jini syçelë.+ Kundërshtari juaj, Djalli, vjen rrotull si një luan që ulërin, duke kërkuar të gllabërojë dikë.+  Por ju kundërvijuni,+ të fortë në besim, duke e ditur se të njëjtat vuajtje po ndodhin në gjithë vëllazërinë tuaj nëpër botë.+ 10  Megjithatë, pasi të keni vuajtur për pak kohë,+ Perëndia i gjithë dashamirësisë së pamerituar që ju thirri në lavdinë e tij+ të përhershme në unitet+ me Krishtin, do ta çojë vetë deri në fund stërvitjen tuaj, do t’ju bëjë të patundur,+ do t’ju bëjë të fortë.+ 11  Atij i qoftë përgjithmonë pushteti!+ Amin! 12  Me anë të Silvanit,+ një vëlla i besueshëm, siç e konsideroj unë, ju shkrova shkurt,+ për t’ju dhënë zemër dhe dëshmi të zjarrtë se kjo është dashamirësia e pamerituar e vërtetë e Perëndisë. Qëndroni të patundur në të.+ 13  Ajo që është në Babiloni,+ dhe e zgjedhur si ju, ju çon të fala e po kështu edhe Marku,+ biri im. 14  Përshëndeteni njëri-tjetrin me një puthje dashurie.+Paqja qoftë me të gjithë ju që jeni në unitet me Krishtin!+

Shënime në fund të faqes