1 Kronikave 9:1-44

9  Të gjithë izraelitët ishin regjistruar sipas gjenealogjisë.+ Ja, janë shkruar në Librin e Mbretërve të Izraelit. Për pabesinë e saj, Juda u çua në mërgim+ në Babiloni.  Banorët e parë që u kthyen në zotërimet e tyre, në qytetet e tyre, ishin izraelitët,+ priftërinjtë,+ levitët+ dhe nethinimët.+  Në Jerusalem+ banuan disa prej bijve të Judës,+ disa prej bijve të Beniaminit+ dhe disa prej bijve të Efraimit e të Manaseut:  Utai, biri i Amihudit, biri i Omrit, biri i Imrit, biri i Banit, prej bijve të Perezit,+ birit të Judës.+  Nga shilonitët,+ i parëlinduri Asajahu dhe bijtë e tij.  Prej bijve të Zerahut,+ Jeueli dhe gjashtëqind e nëntëdhjetë vëllezër.  Prej bijve të Beniaminit, Salui, bir i Meshulamit, bir i Hodaviahut, bir i Hasenuahut;  Ibnejahu, bir i Jerohamit, Elahu, bir i Uzit, bir i Mikrit; dhe Meshulami, bir i Shefatiahut, bir i Reuelit, bir i Ibnijahut.  Vëllezërit e tyre, sipas prejardhjes së tyre, ishin nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë veta. Të gjithë këta burra ishin krerë të shtëpive atërore sipas shtëpive të paraardhësve të tyre. 10  Nga priftërinjtë ishin Jedajahu, Jehojaribi, Jakini+ 11  dhe Azariahu,+ biri i Hilkiahut, biri i Meshulamit, biri i Sadokut, biri i Merajotit, biri i Ahitubit, një nga të parët e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë; 12  Adajahu, biri i Jerohamit, biri i Pashkurit, biri i Malkijahut; Masaji, biri i Adielit, biri i Jahzerahut, biri i Meshulamit, biri i Meshilemit,+ biri i Imerit; 13  dhe vëllezërit e tyre, krerë të shtëpive të paraardhësve të tyre, një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë burra të fuqishëm, të aftë+ për punën e shërbimit në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. 14  Nga levitët ishin Shemajahu, biri i Hashubit, biri i Azrikamit, biri i Hashabiahut+ nga bijtë e Merarit; 15  Bakbahari, Hereshi, Galali dhe Mataniahu,+ biri i Mikës,+ biri i Zikrit,+ biri i Asafit;+ 16  Abdia, biri i Shemajahut,+ biri i Galalit, biri i Jeduthunit;+ dhe Berekia, biri i Asës, biri i Elkanahut, që banonte në vendbanimet e netofathitëve.+ 17  Derëtarët+ ishin Shalumi,+ Akubi, Talmoni, Ahimani dhe vëllai i tyre Shalumi ishte kreu. 18  Deri atëherë ai ishte në portën+ e mbretit, në lindje. Këta ishin derëtarët e kampeve të bijve të Levit.+ 19  Shalumi, biri i Koreut, biri i Ebiasafit,+ biri+ i Korahut,+ dhe vëllezërit e tij nga shtëpia e atit të tij, korahitët,+ ishin përgjegjës për caktimin ku shërbenin, derëtarë+ të tendës, kurse etërit e tyre ishin përgjegjës për kampin e Jehovait, rojtarë të hyrjes. 20  Prijës i tyre në të kaluarën kishte qenë Finehasi,+ biri i Eleazarit.+ Jehovai ishte me të.+ 21  Zakaria,+ biri i Meshelemiahut, ishte derëtari i hyrjes së tendës së takimit. 22  Të gjithë ata që ishin zgjedhur të ishin derëtarë te pragjet, ishin dyqind e dymbëdhjetë veta. Ata u vendosën në vendbanimet+ e tyre sipas regjistrimit gjenealogjik.+ Davidi+ dhe parashikuesi+ Samuel ua besuan+ atyre këtë detyrë. 23  Ata dhe bijtë e tyre ishin përgjegjës për shërbimin e rojave+ në portat e shtëpisë së Jehovait, në tabernakull.* 24  Derëtarët ishin në katër drejtimet: në lindje,+ në perëndim,+ në veri+ dhe në jug.+ 25  Vëllezërit e tyre nëpër vendbanime duhej të vinin herë pas here, për t’i ndihmuar për shtatë+ ditë. 26  Sepse ajo detyrë u ishte besuar katër derëtarëve të fuqishëm. Ata ishin levitë dhe kishin në ngarkim dhomat e ngrënies+ dhe thesarin+ e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë. 27  Ata duhej të kryenin shërbimin e rojës,+ prandaj e kalonin natën rreth e qark shtëpisë së Perëndisë së vërtetë dhe ishin ngarkuar të mbanin çelësin që ta hapnin atë mëngjes për mëngjes.+ 28  Disa prej tyre kishin në ngarkim pajisjet+ e shërbimit, sepse i numëronin si kur i futnin, ashtu edhe kur i nxirrnin. 29  Disa prej tyre ishin të caktuar për pajisjet, për tërë pajisjet e shenjta,+ për majën e miellit,+ për verën,+ për vajin,+ për temjanin e bardhë+ dhe për vajin e balsamit.+ 30  Disa prej bijve të priftërinjve ishin bërës të pomadës+ me vaj balsami. 31  Matitisë, një nga levitët, që ishte i parëlinduri i korahitit Shalum,+ i ishte besuar detyra që të kujdesej për gjërat e pjekura në tavë.+ 32  Disa nga bijtë e kehathitëve, vëllezërve të tyre, kishin në ngarkim bukën që vihej stivë,+ për ta përgatitur sabat për sabat.+ 33  Këta ishin këngëtarët,+ krerët e shtëpive atërore të levitëve, që rrinin në dhomat e ngrënies.+ Ata ishin përjashtuar nga detyrat e tjera,+ sepse përgjegjësia e tyre ishte që ditë e natë të ishin në punë.+ 34  Këta ishin krerët e shtëpive atërore të levitëve sipas prejardhjes së tyre, të cilët banonin në Jerusalem.+ 35  I ati i Gibeonit,+ Jejeli, banoi në Gibeon. Emri i gruas së tij ishte Makaha. 36  Biri i tij i parëlindur ishte Abdoni, pastaj Zuri, Kishi, Baali, Neri, Nadabi, 37  Gedori, Ahioja, Zakaria+ dhe Mikloti. 38  Miklotit i lindi Shimeami. Ata banuan në Jerusalem bashkë me disa nga vëllezërit e tyre dhe përballë kishin vëllezër të tjerë. 39  Nerit+ i lindi Kishi;+ Kishit i lindi Sauli;+ Saulit i lindën: Jonatani,+ Malki-Shua,+ Abinadabi+ dhe Eshbaali.+ 40  Biri i Jonatanit ishte Merib-Baali.+ Merib-Baalit i lindi Mikea.+ 41  Bijtë e Mikesë ishin: Pitoni, Meleku, Tahrea dhe Akazi.+ 42  Akazit i lindi Jarahu; Jarahut i lindën: Alemethi, Azmaveti dhe Zimri. Zimrit i lindi Mozai. 43  Mozait i lindi Binea, biri i tij Refajahu,+ biri i tij Eleasahu, biri i tij Azeli. 44  Azeli kishte gjashtë bij. Emrat e tyre ishin: Azrikam, Bokeru, Ismael, Shearjah, Abdia dhe Hanan. Këta ishin bijtë e Azelit.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «në shtëpinë e tendës».