1 Kronikave 6:1-81

6  Bijtë e Levit+ ishin Gershoni,+ Kehathi+ dhe Merari.+  Bijtë e Kehathit ishin Amrami,+ Izari,+ Hebroni+ dhe Uzieli.+  Bijtë e Amramit+ ishin Aaroni,+ Moisiu,+ si dhe Miriami.+ Bijtë e Aaronit ishin Nadabi,+ Abihu,+ Eleazari+ dhe Ithamari.+  Eleazarit+ i lindi Finehasi.+ Finehasit i lindi Abishuai.+  Abishuait i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi.+  Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajoti.+  Merajotit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi.+  Ahitubit i lindi Sadoku;+ Sadokut i lindi Ahimaazi.+  Ahimaazit i lindi Azariahu. Azariahut i lindi Johanani. 10  Johananit i lindi Azariahu.+ Ky shërbeu si prift në shtëpinë që Solomoni ndërtoi në Jerusalem. 11  Azariahut i lindi Amariahu.+ Amariahut i lindi Ahitubi.+ 12  Ahitubit i lindi Sadoku.+ Sadokut i lindi Shalumi. 13  Shalumit i lindi Hilkiahu. Hilkiahut+ i lindi Azariahu. 14  Azariahut i lindi Serajahu.+ Serajahut i lindi Jehozadaku.+ 15  Jehozadaku ishte ai që u largua kur Jehovai çoi në mërgim Judën dhe Jerusalemin nëpërmjet dorës së Nabukodonosorit. 16  Bijtë e Levit+ ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari. 17  Emrat e bijve të Gershomit janë këta: Libni+ dhe Shimei.+ 18  Bijtë e Kehathit+ ishin Amrami,+ Izari, Hebroni dhe Uzieli.+ 19  Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi.+Këto ishin familjet e levitëve sipas paraardhësve të tyre:+ 20  të Gershomit ishin: biri i tij Libni,+ biri i tij Jahati, biri i tij Zimahu, 21  biri i tij Joahu,+ biri i tij Ido, biri i tij Zerahu, biri i tij Jeaterai. 22  Bijtë e Kehathit ishin biri i tij Aminadabi, biri i tij Korahu,+ bijtë e të cilit ishin Asiri, 23  Elkanahu dhe Ebiasafi,+ që kishte bir Asirin; 24  biri i tij Tahathi, biri i tij Urieli, biri i tij Uziahu, biri i tij Shauli. 25  Bijtë e Elkanahut+ ishin Amasai dhe Ahimoti. 26  Bijtë e Elkanahut ishin biri i tij Zofai,+ biri i tij Nahati, 27  biri i tij Eliabi,+ biri i tij Jerohami, biri i tij Elkanahu.+ 28  Bijtë e Samuelit+ ishin Joeli, i parëlinduri, dhe i dyti Abijahu.+ 29  Bijtë e Merarit ishin Mahli,+ biri i tij Libni, biri i tij Shimei, biri i tij Uzahu, 30  biri i tij Shimea, biri i tij Hagiahu, biri i tij Asajahu. 31  Këtyre Davidi+ u ngarkoi detyrat për të dirigjuar kur këndohej në shtëpinë e Jehovait, pasi Arka u vu në një vend pushimi.+ 32  Ata shërbenin+ si këngëtarë+ përpara tabernakullit të tendës së takimit deri kur Solomoni ndërtoi shtëpinë e Jehovait në Jerusalem+ dhe vazhduan të merreshin me shërbimin e tyre në përputhje me detyrën që u ishte ngarkuar.+ 33  Ata që shërbenin dhe bijtë e tyre ishin këta: nga bijtë e kehathitëve, Hemani,+ këngëtari, biri i Joelit,+ biri i Samuelit,+ 34  biri i Elkanahut,+ biri i Jerohamit, biri i Elielit,+ biri i Toahut, 35  biri i Zufit,+ biri i Elkanahut, biri i Mahatit, biri i Amasait, 36  biri i Elkanahut, biri i Joelit, biri i Azariahut, biri i Sofonisë, 37  biri i Tahathit, biri i Asirit, biri i Ebiasafit,+ biri i Korahut,+ 38  biri i Izarit,+ biri i Kehathit, biri i Levit, biri i Izraelit. 39  Vëllai i tij Asafi,+ që shërbente në të djathtë të Hemanit, ishte bir i Berekisë,+ bir i Shimesë, 40  bir i Mikaelit, bir i Baasejahut, bir i Malkijahut, 41  bir i Etnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut, 42  bir i Etanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit, 43  bir i Jahatit,+ bir i Gershomit,+ bir i Levit. 44  Nga bijtë e Merarit,+ vëllezërit e tyre në të majtë, ishin Etani,+ bir i Kishit,+ bir i Abdiut, bir i Malukut, 45  bir i Hashabiahut, bir i Amaziahut, bir i Hilkiahut, 46  bir i Amzit, bir i Banit, bir i Shemerit, 47  bir i Mahlit, bir i Mushit,+ bir i Merarit,+ bir i Levit. 48  Levitët,+ vëllezërit e tyre, ishin të dhuruarit që duhet të bënin tërë shërbimin+ në tabernakull, domethënë, në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. 49  Aaroni+ dhe bijtë e tij paraqitnin tymin e blatimit+ mbi altarin e blatimeve të djegura+ dhe mbi altarin e temjanit,+ për të kryer tërë detyrat lidhur me gjërat shumë të shenjta, si dhe për të bërë shlyerjen+ për Izraelin,+ sipas gjithë asaj që urdhëroi Moisiu, shërbëtori i Perëndisë së vërtetë. 50  Këta ishin bijtë e Aaronit:+ biri i tij Eleazari,+ biri i tij Finehasi,+ biri i tij Abishuai,+ 51  biri i tij Buki, biri i tij Uzi, biri i tij Zerahiahu,+ 52  biri i tij Merajoti,+ biri i tij Amariahu, biri i tij Ahitubi,+ 53  biri i tij Sadoku,+ biri i tij Ahimaazi.+ 54  Këto ishin vendbanimet e tyre sipas kampeve të rrethuara me mur në territorin e tyre+ për bijtë e Aaronit, që i përkitnin familjes së kehathitëve,+ sepse atyre u kishte rënë me short. 55  Atyre, pra, u dhanë Hebronin+ në vendin e Judës, me kullotat e tij rreth e qark. 56  Fushën e qytetit dhe fshatrat+ e tij ia dhanë Kalebit,+ birit të Jefunehut.+ 57  Bijve të Aaronit u dhanë qytetet e strehimit,+ Hebronin,+ Libnahun+ me kullotat e tij, Jatirin,+ Eshtemoan+ me kullotat e tij, 58  Hilenin+ me kullotat e tij, Debirin+ me kullotat e tij, 59  Ashanin+ me kullotat e tij dhe Beth-Shemeshin+ me kullotat e tij. 60  Nga fisi i Beniaminit, u dhanë Gebën+ me kullotat e saj, Alemethin+ me kullotat e tij dhe Anatothin+ me kullotat e tij. Qytetet që u ndanë mes familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë.+ 61  Bijve të Kehathit që kishin mbetur u dhanë me short dhjetë+ qytete nga familja e një fisi tjetër dhe nga gjysma e fisit, gjysma e Manaseut. 62  Bijve të Gershomit,+ sipas familjeve të tyre, u dhanë trembëdhjetë qytete nga fisi i Isakarit,+ nga fisi i Asherit,+ nga fisi i Neftalit+ dhe nga fisi i Manaseut+ në Bashan. 63  Bijve të Merarit,+ sipas familjeve të tyre, u dhanë me short dymbëdhjetë qytete nga fisi i Rubenit,+ nga fisi i Gadit+ dhe nga fisi i Zabulonit.+ 64  Kështu, bijtë e Izraelit u dhanë levitëve+ qytetet me kullotat e tyre.+ 65  Veç kësaj, nga fisi i bijve të Judës,+ nga fisi i bijve të Simeonit+ dhe nga fisi i bijve të Beniaminit+ u dhanë me short këto qytete, të cilave iu vunë emra. 66  Disa nga familjet e bijve të Kehathit i patën qytetet e territorit të tyre nga fisi i Efraimit.+ 67  Kështu, atyre u dhanë qytetet e strehimit: Sikemin+ me kullotat e tij në rajonin malor të Efraimit, Gezerin+ me kullotat e tij, 68  Jokmeamin+ me kullotat e tij, Beth-Horonin+ me kullotat e tij, 69  Ajalonin+ me kullotat e tij, Gath-Rimonin+ me kullotat e tij. 70  Familjes së bijve të Kehathit që kishin mbetur+ i dhanë Anerin+ me kullotat e tij dhe Bileamin+ me kullotat e tij nga gjysma e fisit të Manaseut. 71  Bijve të Gershomit+ u dhanë këto: nga familja e gjysmës së fisit të Manaseut, Golanin+ në Bashan me kullotat e tij dhe Ashtarotin+ me kullotat e tij; 72  nga fisi i Isakarit, Kedeshin+ me kullotat e tij dhe Daberatin+ me kullotat e tij, 73  Ramotin+ me kullotat e tij dhe Anemin+ me kullotat e tij; 74  nga fisi i Asherit, Mashalin me kullotat e tij dhe Abdonin+ me kullotat e tij, 75  Hukokun+ me kullotat e tij dhe Rehobin+ me kullotat e tij; 76  nga fisi i Neftalit,+ Kedeshin+ në Galile+ me kullotat e tij, Hamonin me kullotat e tij dhe Kiriataimin+ me kullotat e tij. 77  Bijve të Merarit që kishin mbetur u dhanë nga fisi i Zabulonit,+ Rimonon+ me kullotat e tij dhe Taborin me kullotat e tij. 78  Në rajonin e Jordanit, pranë Jerikosë, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit+ i dhanë Bezerin+ në shkretëtirë me kullotat e tij, Jahazin+ me kullotat e tij, 79  Kedemotin+ me kullotat e tij dhe Mefatin+ me kullotat e tij. 80  Nga fisi i Gadit,+ Ramotin+ në Galaad me kullotat e tij, Mahanaimin+ me kullotat e tij, 81  Heshbonin+ me kullotat e tij dhe Jazerin+ me kullotat e tij.

Shënime në fund të faqes