1 Kronikave 5:1-26

5  Bijtë e Rubenit,+ të parëlindurit të Izraelit. Në të vërtetë, ai ishte i parëlinduri,+ por meqë përdhosi shtratin e të atit,+ e drejta e të parëlindurit iu dha bijve të Jozefit,+ birit të Izraelit, prandaj ai nuk u regjistrua sipas gjenealogjisë me të drejtën e të parëlindurit.  Juda+ kishte epërsi ndër vëllezërit e tij, dhe ai që do të bëhej udhëheqës do të vinte prej tij,+ por e drejta e të parëlindurit ishte e Jozefit.+  Kështu pra, bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, ishin Hanoku,+ Palui,+ Hezroni dhe Karmi.+  Bijtë e Joelit ishin biri i tij Shemajahu, biri i tij Gogu, biri i tij Shimei,  biri i tij Mikea, biri i tij Reajahu, biri i tij Baali,  biri i tij Beerahu, të cilin Tilgath-Pilneseri,+ mbreti i Asirisë, e mori në mërgim, duke qenë se ishte një prijës i rubenitëve.  Vëllezërit e tij sipas familjeve në regjistrimin gjenealogjik+ sipas prejardhjes së tyre ishin, si krye Jejeli, pastaj Zakaria  dhe Belahu, biri i Azazit, biri i Shemës, biri i Joelit+—ky banonte në Aroer+ e deri në Nebo+ dhe Baal-Meon.+  Ai banoi edhe në lindje, deri në të hyrë të shkretëtirës, në lumin Eufrat,+ sepse bagëtia e tyre ishte shtuar shumë në vendin e Galaadit.+ 10  Në ditët e Saulit ata luftuan kundër hagritëve,+ që ranë nga dora e tyre. Kështu ata banuan në tendat e tyre anembanë vendit, në lindje të Galaadit. 11  Bijtë e Gadit,+ që ishin përballë tyre, banonin në vendin e Bashanit,+ deri në Salekah.+ 12  Joeli ishte kreu, i dyti ishte Shafami, dhe pastaj Janai e Shafati në Bashan. 13  Vëllezërit e tyre, që u përkitnin shtëpive të paraardhësve të tyre, ishin: Mikaeli, Meshulami, Sheba, Jorai, Jakani, Zia dhe Eberi, shtatë. 14  Këta ishin bijtë e Abihailit, birit të Hurit, birit të Jaroahut, birit të Galaadit, birit të Mikaelit, birit të Jeshishait, birit të Jahdos, birit të Buzit; 15  Ahi, biri i Abdielit, që ishte biri i Gunit, kreu i shtëpisë së paraardhësve të tyre. 16  Ata vazhduan të banonin në Galaad,+ në Bashan+ e në fshatrat+ e tij dhe në gjithë kullotat e Sharonit, deri ku mbaronin. 17  Të gjithë ata u regjistruan sipas gjenealogjisë në ditët e Jotamit,+ mbretit të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit,+ mbretit të Izraelit. 18  Bijtë e Rubenit, gaditët dhe gjysma e fisit të Manaseut, pra ata që ishin burra trima,+ burra që mbanin mburojën e shpatën, që tendosnin harkun e që ishin të stërvitur në luftë, dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë veta shkuan ushtarë.+ 19  Ata filluan të luftonin kundër hagritëve,+ kundër Jeturit,+ kundër Nafishit+ dhe kundër Nodabit. 20  Ata u ndihmuan kundër tyre, kështu që hagritët dhe tërë ata që ishin me ta ranë në duart e tyre. Kjo ndodhi sepse gjatë luftës ata i thirrën Perëndisë për ndihmë,+ dhe ai iu përgjigj përgjërimit të tyre, ngaqë ata kishin besim tek ai.+ 21  Ata arritën të kapnin si pre bagëtinë e tyre:+ pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dhen, dy mijë gomarë, si dhe kapën rob njerëz, njëqind mijë shpirt.+ 22  Të vrarët ishin të shumtë, sepse lufta ishte e Perëndisë së vërtetë.+ Ata banuan në vend të tyre deri në kohën e mërgimit.+ 23  Bijtë e gjysmës së fisit të Manaseut+ banuan në vendin nga Bashani+ deri në Baal-Hermon,+ në Senir+ dhe në malin e Hermonit.+ Ata ishin shtuar shumë. 24  Këta ishin krerët e shtëpisë së paraardhësve të tyre: Eferi, Ishi, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodaviahu dhe Jahdieli, burra trima, njerëz të fuqishëm, burra me famë, krerë të shtëpive të paraardhësve të tyre. 25  Ata filluan të vepronin me pabesi kundrejt Perëndisë së paraardhësve të tyre dhe u kurvëruan+ me perënditë+ e popujve të vendit, të cilët Perëndia i kishte shfarosur para tyre. 26  Për këtë arsye Perëndia i Izraelit zgjoi frymën+ e Pulit,+ mbretit të Asirisë,+ pra frymën e Tilgath-Pilneserit,+ mbretit të Asirisë, kështu ai i çoi në mërgim+ rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të Manaseut e i çoi në Halah,+ në Habor, në Hara dhe në lumin Gozan për të qëndruar atje deri më sot.

Shënime në fund të faqes