1 Kronikave 4:1-43

4  Bijtë e Judës ishin Perezi,+ Hezroni,+ Karmi,+ Huri+ dhe Shobali.+  Reajahut,+ birit të Shobalit, i lindi Jahati; Jahatit i lindi Ahumai dhe Lahadi. Këto ishin familjet e zoratitëve.+  Këta ishin bijtë e të atit të Etamit:+ Jezreeli,+ Ishma, Idbashi, (emri i motrës së tyre ishte Hazelelponi),  Penueli, i ati i Gedorit,+ dhe Ezeri, i ati i Hushahut. Këta ishin bijtë e Hurit,+ të atit të Betlehemit+ dhe të parëlindurit të Efratahës.  Ashuri,+ i ati i Tekoas+ pati dy gra: Helën dhe Narën.  Pas ca kohësh Nara i lindi Ahuzamin, Heferin, Temenin dhe Ahashtarin. Këta ishin bijtë e Narës.  Bijtë e Helës ishin Zereti, Izari dhe Etani.  Kozit i lindën Anubi, Zobebahu dhe familjet e Aharhelit, birit të Harumit.  Jabezi+ u bë më i nderuar+ se vëllezërit e tij. Emrin Jabez ia vuri nëna e tij, e cila tha: «E linda me dhembje.»+ 10  Jabezi filloi të thërriste Perëndinë+ e Izraelit me këto fjalë: «Sikur të më bekosh+ dhe ta zgjerosh territorin tim,+ sikur dora+ jote të jetë me mua dhe të më ruash nga gjëma,+ që të mos më dëmtojë,+—» Kështu, Perëndia përmbushi atë që i kishte kërkuar.+ 11  Kelubit, vëllait të Shuhahut, i lindi Mehiri, i cili ishte i ati i Eshtonit. 12  Eshtonit i lindi Beth-Rafa, Paseu dhe Tehinahu, i ati i Ir-Nahashit. Këta ishin burrat e Rekahut. 13  Bijtë e Kenazit+ ishin Otnieli+ dhe Serajahu, kurse bijtë e Otnielit, Hatati. 14  Meonotait i lindi Ofrahu. Serajahut i lindi Joabi, ati i Ge-Harashimit, sepse ata u bënë artizanë.+ 15  Bijtë e Kalebit,+ birit të Jefunehut,+ ishin Iru, Elahu dhe Naami. Bijtë e Elahut, Kenazi. 16  Bijtë e Jehalelelit ishin Zifi, Zifahu, Tiria dhe Asareli. 17  Bijtë e Ezrahut ishin Jeteri, Meredi, Eferi dhe Jaloni. Gruaja e tij mbeti shtatzënë dhe lindi Miriamin, Shamain dhe Ishbahun, të atin e Eshtemoas.+ 18  Gruaja e tij judeje lindi Jeredin, të atin e Gedorit, Heberin, të atin e Sokos, dhe Jekutielin, të atin e Zanoahut. Këta ishin bijtë e Bitisë, bijës së faraonit, që mori Meredi. 19  Bijtë e gruas së Hodjahut, motrës së Nahamit, ishin i ati i Kejlahut,+ garmitit, dhe makathiti Eshtemoa. 20  Bijtë e Shimonit ishin Amoni, Rinahu, Ben-Hanani dhe Tiloni. Bijtë e Ishit ishin Zoheti dhe Ben-Zoheti. 21  Bijtë e Shelahut,+ birit të Judës, ishin Eri, i ati i Lekahut, Ladahu, i ati i Mareshahut, dhe familjet e shtëpisë së atyre që punonin copën hollë,+ nga ata të shtëpisë së Ashbeas; 22  Jokimi dhe burrat e Kozebës, Joashi dhe Sarafi, të cilët u bënë burra* të grave moabite,+ dhe Jashub-Lehemi. Këto fakte vijnë nga tradita e vjetër.+ 23  Ata ishin poçarët+ dhe banorët e Netaimit e të Gederahut. Ata banonin atje dhe punonin për mbretin.+ 24  Bijtë e Simeonit ishin Nemueli,+ Jamini,+ Jaribi, Zerahu, Shauli,+ 25  bir i të cilit ishte Shalumi, bir i të cilit ishte Mibsami, bir i të cilit ishte Mishmai. 26  Bijtë e Mishmait ishin biri i tij, Hamueli, bir i të cilit ishte Zakuri, bir i të cilit ishte Shimei. 27  Shimei pati gjashtëmbëdhjetë bij dhe gjashtë bija, por vëllezërit e tij nuk kishin shumë bij, dhe asnjëra nga familjet e tyre nuk pati aq bij sa bijtë e Judës.+ 28  Ata vazhduan të banonin në Beer-Shebë,+ në Moladah,+ në Hazar-Shual,+ 29  në Bilha,+ në Ezem,+ në Tolad,+ 30  në Betuel,+ në Hormah,+ në Ziklag,+ 31  në Beth-Markabot, në Hazar-Susim,+ në Beth-Biri dhe në Sharaim.+ Këto ishin qytetet e tyre deri në mbretërimin e Davidit. 32  Vendbanimet e tyre ishin Etami, Aini, Rimoni, Tokeni dhe Ashani,+ pesë qytete. 33  Të gjitha vendbanimet që kishin rreth e qark këtyre qyteteve arrinin deri në Baal.+ Këto ishin vendbanimet e tyre dhe regjistrimet gjenealogjike për ta. 34  Meshobabi, Jamleku, Joshahu, bir i Amaziahut, 35  Joeli, Jehu, bir i Joshibisë, bir i Serajahut, bir i Asielit, 36  Elioenai, Jakobahu, Jeshohajahu, Asajahu, Adieli, Jesimieli, Benajahu 37  dhe Ziza, bir i Shifit, bir i Alonit, bir i Jedajahut, bir i Shimrit, bir i Shemajahut. 38  Këta që u përmendën më lart sipas emrave ishin prijësit e familjeve+ të tyre dhe ata të shtëpive të paraardhësve të tyre u shtuan shumë. 39  Ata shkuan në hyrje të Gedorit, deri në lindje të luginës, që të kërkonin kullotë për kopetë e tyre. 40  Në fund gjetën kullotë+ pjellore e të mirë dhe vendi ishte mjaft i gjerë e nuk kishte trazira,+ por ishte i qetë; sepse ata që banonin në kohët e mëparshme atje ishin prej Kamit.+ 41  Në ditët e Hezekisë,+ mbretit të Judës, këta që ishin shkruar sipas emrave të tyre, vajtën dhe sulmuan+ tendat e kamitëve dhe të meunimëve që gjendeshin atje, kështu i shkatërruan+ e nuk gjenden më deri sot e kësaj dite. Ata filluan të banonin në vend të tyre, ngaqë atje kishte kullotë+ për kopetë e tyre. 42  Disa prej tyre, që ishin nga bijtë e Simeonit, pesëqind burra, shkuan në malin e Seirit+ me në krye Pelatiahun, Neariahun, Refajahun dhe Uzielin, bij të Ishit. 43  Ata vranë mbetjen e Amalekut+ që kishte shpëtuar dhe vazhdojnë të banojnë atje deri sot e kësaj dite.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «pronarë».