1 Kronikave 3:1-24

3  Këta ishin bijtë që i lindën Davidit+ në Hebron:+ Amnoni,+ i parëlinduri nga jezrelitja+ Ahinoami;+ i dyti Danieli, nga karmelitja+ Abigaila;+  i treti Absalomi,+ biri i Makahës,+ bijës së Talmait,+ mbretit të Geshurit;+ i katërti Adonijahu,+ biri i Hagitës;+  i pesti Shefatiahu, nga Abitala;+ dhe i gjashti Ithreami, nga gruaja e tij Egla.+  Kështu, pra, në Hebron atij i lindën gjashtë bij. Ai mbretëroi shtatë vjet e gjashtë muaj atje, kurse në Jerusalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet.+  Ata që i lindën në Jerusalem+ ishin këta: Shimea,+ Shobabi,+ Natani+ dhe Solomoni,+ katër nga Betsheba,+ bija e Amielit;+  Ibhari,+ Elishami,+ Elifeleti,+  Nogahu, Nefegu, Jafia,+  Elishami,+ Eliadai dhe Elifeleti,+ nëntë.  Të gjithë këta ishin bijtë e Davidit, pa llogaritur ata të konkubinave, dhe Tamara+ ishte motra e tyre. 10  Biri i Solomonit ishte Rehoboami,+ bir i të cilit ishte Abijahu,+ bir i të cilit ishte Asa,+ bir i të cilit ishte Jehozafati,+ 11  bir i të cilit ishte Jehorami,+ bir i të cilit ishte Ahaziahu,+ bir i të cilit ishte Jehoasi,+ 12  bir i të cilit ishte Amaziahu,+ bir i të cilit ishte Azariahu,+ bir i të cilit ishte Jotami,+ 13  bir i të cilit ishte Akazi,+ bir i të cilit ishte Hezekia,+ bir i të cilit ishte Manaseu,+ 14  bir i të cilit ishte Amoni,+ bir i të cilit ishte Josia.+ 15  Bijtë e Josisë ishin Johanani, i parëlinduri, i dyti Jehojakimi,+ i treti Zedekia+ dhe i katërti Shalumi. 16  Biri* i Jehojakimit ishte biri i tij Jekonia,+ bir i të cilit ishte Zedekia. 17  Bijtë e Jekonisë, kur ishte i burgosur, ishin biri i tij Shealtieli,+ 18  Malkirami, Pedajahu, Shenazari, Jekamia, Hoshama dhe Nedabiahu. 19  Bijtë e Pedajahut ishin Zorobabeli dhe Shimei; bijtë e Zorobabelit+ ishin Meshulami dhe Hananiahu (Shelomita ishte motra e tyre); 20  Hashubahu, Oheli, Berekia, Hasadiahu dhe Jushab-Hesedi, pesë. 21  Bijtë e Hananiahut ishin Pelatiahu+ dhe Jeshajahu, bijtë e Jeshajahut, Refajahu, bijtë e Refajahut, Arnani, bijtë e Arnanit, Abdia, bijtë e Abdisë, Shekaniahu; 22  bijtë e Shekaniahut, Shemajahu, bijtë e Shemajahut, Hatushi, Igali, Bariahu, Neariahu dhe Shafati, gjashtë. 23  Bijtë e Neariahut ishin tre: Elioenai, Hizkiahu dhe Azrikami. 24  Bijtë e Elioenait ishin shtatë: Hodaviahu, Eliashibi, Pelajahu, Akubi, Johanani, Delajahu dhe Ananiu.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «bijtë».