1 Kronikave 29:1-30

29  Mbreti David i tha tani gjithë kongregacionit:+ «Solomoni, biri im, ai që ka zgjedhur+ Perëndia, është i ri+ dhe i papërvojë, por puna është e madhe, sepse kështjella nuk është për njeriun,+ por për Perëndinë Jehova.  Me tërë fuqinë+ time kam përgatitur+ për shtëpinë e Perëndisë tim ar+ për punën me ar, argjend për punën me argjend, bakër për punën me bakër, hekur+ për punën me hekur dhe dru+ për punën me dru. Kam përgatitur gurë oniksi,+ gurë për t’u shtruar me llaç të fortë, guralecë mozaiku, çdo gur të çmuar dhe gurë alabastri në sasi të madhe.  Meqë gjej ëndje+ në shtëpinë e Perëndisë tim, kam ende një pronë të veçantë,+ ar dhe argjend. Përveç asaj që kisha përgatitur për shtëpinë e shenjtë,+ unë ia jap edhe këtë shtëpisë së Perëndisë tim:  tre mijë talenta ari nga ari i Ofirit+ dhe shtatë mijë talenta argjendi të rafinuar për të veshur muret e shtëpive;  arin për punën me ar, argjendin për punën me argjend, që të gjitha për punën e bërë me dorën e artizanëve. Kush del vullnetar për të ardhur sot duarplot para Jehovait?»+  Atëherë princat+ e shtëpive atërore,+ princat+ e fiseve të Izraelit, krerët e mijësheve+ e të qindësheve+ dhe krerët e punëve+ të mbretit nisën të dilnin vullnetarë.  Kështu dhanë për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë ar me vlerë pesë mijë talenta, dhjetë mijë darikë, argjend me vlerë dhjetë mijë talenta, bakër me vlerë tetëmbëdhjetë mijë talenta dhe hekur me vlerë njëqind mijë talenta.+  Kushdo që kishte gurë të çmuar ia dha ato thesarit të shtëpisë së Jehovait, nën mbikëqyrjen e gershonitit+ Jehiel.+  Populli s’e mbante dot gëzimin pasi blatimet vullnetare që i bënë Jehovait,+ ia bënë me gjithë zemër. Edhe vetë mbreti David u gëzua shumë+ bashkë me ta. 10  Prandaj Davidi bekoi+ Jehovain para të gjithë kongregacionit+ dhe tha: «Qofsh i bekuar,+ o Jehova, Perëndia i Izraelit,+ ati ynë, në jetë të jetëve! 11  Të tuat, o Jehova, janë madhështia,+ fuqia,+ bukuria,+ shkëlqimi+ dhe lavdia,+ sepse çdo gjë në qiej dhe në tokë është jotja.+ Jotja është mbretëria,+ o Jehova, o Ti që ngrihesh si krye mbi gjithçka.+ 12  Pasuritë+ dhe lavdia+ janë falë teje dhe ti sundon+ mbi çdo gjë. Në dorën tënde është fuqia+ dhe pushteti,+ në dorën tënde është aftësia për ta bërë dikë të madh+ dhe për t’u dhënë forcë të gjithëve.+ 13  E tani, o Perëndia ynë, ne po të falënderojmë+ dhe po lëvdojmë+ emrin tënd të bukur.+ 14  E megjithatë, kush jam unë+ e kush është populli im që të kemi fuqi për të bërë blatime vullnetare si këto?+ Sepse çdo gjë është prej teje+ dhe të kemi dhënë atë që na ka dhënë vetë dora jote. 15  Sepse përpara teje ne jemi të ardhur dhe të shpërngulur,+ njësoj si gjithë paraardhësit tanë. Ditët tona mbi tokë janë si hije+ dhe pa asnjë shpresë. 16  O Jehova, Perëndia ynë, tërë ky bollëk që kemi përgatitur për të të ndërtuar një shtëpi për emrin tënd të shenjtë, vjen nga dora jote dhe ty të përket i tëri.+ 17  Unë e di mirë, o Perëndia im, se ti je ai që shqyrton zemrën+ dhe se kënaqesh me sjelljen e drejtë.+ Unë i kam dhënë vullnetarisht tërë këto gjëra falë drejtësisë së zemrës sime dhe tani gëzoj duke parë popullin tënd që gjendet këtu, tek të bën blatime vullnetare. 18  O Jehova, Perëndi i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, i paraardhësve+ tanë, bëj që populli yt të ketë përgjithnjë këtë prirje të mendimeve të zemrës+ dhe drejtoje zemrën e tyre te ti!+ 19  Jepi birit tim, Solomonit, një zemër të kushtuar plotësisht+ për të zbatuar urdhërimet+ e tua, përkujtuesit+ e tu dhe rregullat+ e tua, si dhe për të bërë çdo gjë e për të ndërtuar kështjellën+ për të cilën kam bërë përgatitje.»+ 20  Davidi vazhdoi t’i thoshte tërë kongregacionit:+ «Bekoni+ tani Jehovain, Perëndinë tuaj.» Kështu, gjithë kongregacioni nisi të bekonte Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre, dhe u përkul thellë+ e ra përmbys+ para Jehovait dhe mbretit. 21  Të nesërmen ata vazhduan t’i bënin flijime+ Jehovait dhe t’i paraqitnin blatime të djegura+ Jehovait: një mijë dema të rinj, një mijë desh, një mijë qengja meshkuj dhe blatimet e tyre në pije,+ po, flijime të shumta për tërë Izraelin.+ 22  Atë ditë ata vazhduan të hanin e të pinin përpara Jehovait me gëzim të madh.+ E bënë për herë të dytë mbret Solomonin, birin e Davidit,+ dhe e mirosën para Jehovait si prijës,+ kurse Sadokun+ si prift. 23  Solomoni u ul në fronin+ e Jehovait e filloi të mbretëronte në vend të atit të tij, Davidit. Ai kishte sukses+ dhe gjithë izraelitët i bindeshin. 24  Tërë princat,+ burrat e fuqishëm+ dhe gjithë bijtë e mbretit David+ iu nënshtruan mbretit Solomon. 25  Jehovai vazhdoi ta bënte Solomonin tejet të madh+ para syve të gjithë Izraelit dhe t’i jepte një lavdi të tillë mbretërore që nuk e kishte pasur asnjë nga mbretërit që kishin qenë para tij në Izrael.+ 26  Davidi, biri i Jeseut, mbretëroi në tërë Izraelin.+ 27  Ai mbretëroi dyzet vjet+ në Izrael. Në Hebron mbretëroi shtatë vjet,+ kurse në Jerusalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet.+ 28  Në fund vdiq në pleqëri+ të mbarë, i ngopur me ditë, pasuri+ dhe lavdi.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Solomoni.+ 29  Sa për ngjarjet e mbretit David, të parat dhe të fundit, ja, ato gjenden të shkruara në fjalët e parashikuesit+ Samuel, në fjalët e profetit Natan+ dhe në fjalët e vegimtarit Gad,+ 30  bashkë me ato që ndodhën gjatë gjithë mbretërimit të tij, veprat e fuqishme dhe kohët+ që ka kaluar ai, Izraeli dhe tërë mbretëritë e vendeve të tjera.+

Shënime në fund të faqes