1 Kronikave 28:1-21

28  Davidi mblodhi në Jerusalem të gjithë burrat trima e të fuqishëm: gjithë princat+ e Izraelit, princat+ e fiseve dhe princat+ e ndarjeve të atyre që i shërbenin mbretit, krerët e mijësheve+ dhe krerët e qindësheve,+ përgjegjësit për gjithë të mirat+ dhe për bagëtinë+ e mbretit e të bijve të tij,+ bashkë me zyrtarët e oborrit+ dhe të fuqishmit.+  Atëherë mbreti David u ngrit në këmbë dhe tha:«Më dëgjoni, o vëllezërit e mi dhe populli im! Mua ma donte zemra+ të ndërtoja një shtëpi prehjeje për arkën e besëlidhjes së Jehovait, si stol këmbësh+ të Perëndisë tonë, dhe kisha bërë përgatitje për ta ndërtuar.+  Por Perëndia i vërtetë më tha: ‘Shtëpinë për emrin tim+ nuk do ta ndërtosh ti, sepse je njeri luftërash dhe ke derdhur gjak.’+  Kështu Jehovai, Perëndia i Izraelit, më zgjodhi nga gjithë shtëpia e atit tim+ që të bëhesha mbret+ i Izraelit deri në kohë të pacaktuar. Sepse ai zgjodhi si prijës Judën,+ në shtëpinë e Judës zgjodhi shtëpinë e atit+ tim, dhe ndër bijtë e atit+ tim, ai më miratoi+ mua, për të më bërë mbret të gjithë Izraelit.  Nga gjithë bijtë e mi (se Jehovai më ka dhënë shumë bij),+ ai zgjodhi Solomonin,+ që të ulej në fronin+ e mbretërisë së Jehovait në Izrael.  Veç kësaj ai më tha: ‘Biri yt, Solomoni, do të ndërtojë shtëpinë+ time dhe oborret e mia, sepse unë e kam zgjedhur atë si birin tim,+ dhe unë vetë do të bëhem ati i tij.+  Unë kam për ta vendosur patundshmërisht mbretërinë e tij+ brez pas brezi, nëse ai do të jetë më se i vendosur për të zbatuar urdhërimet e mia+ dhe vendimet e mia gjyqësore+ si në këtë ditë.’  E tani, para syve të gjithë Izraelit, kongregacionit të Jehovait,+ dhe që të dëgjojë Perëndia ynë,+ kërkoni dhe kini kujdes të zbatoni gjithë urdhërimet e Jehovait, Perëndisë tuaj, me qëllim që të zotëroni vendin e mirë+ dhe t’ia kaloni si trashëgimi bijve tuaj pas jush brez pas brezi.  Dhe ti biri im Solomon, njihe+ Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji+ atij me gjithë zemër+ e me shpirt plotësisht të kënaqur,+ sepse Jehovai heton gjithë zemrat+ dhe dallon çdo prirje të mendimeve.+ Nëse e kërkon, ai do të të lërë që ta gjesh,+ por nëse e lë,+ ai do të të hedhë tej përgjithmonë.+ 10  Shih tani, sepse vetë Jehovai të ka zgjedhur për të ndërtuar një shtëpi si shenjtërore. Ji guximtar dhe vepro.»+ 11  Dhe Davidi i dha Solomonit, birit të tij, projektin arkitekturor+ të portikut,+ të shtëpive, të dhomave për depo,+ të dhomave në tarracë,+ të dhomave të brendshme të errëta dhe të shtëpisë së kapakut të pajtuesit.+ 12  Ai madje i dha edhe projektin arkitekturor të çdo gjëje që kishte marrë kur ishte nën frymëzim:+ për oborret+ e shtëpisë së Jehovait dhe për gjithë dhomat e ngrënies+ rreth e përqark, për thesarin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë dhe për thesarin e gjërave të shenjtëruara.+ 13  I dha edhe udhëzime për ndarjet+ e priftërinjve dhe të levitëve, për gjithë punën e shërbimit në shtëpinë e Jehovait dhe për gjithë pajisjet e shërbimit të shtëpisë së Jehovait. 14  Ai caktoi peshën e arit, arin për gjithë pajisjet e shërbimeve të ndryshme. Caktoi edhe peshën për gjithë pajisjet prej argjendi dhe për gjithë pajisjet+ për shërbimet e ndryshme. 15  Caktoi peshën për shandanët prej ari dhe llambat+ e tyre prej ari, sipas peshës së shandanëve të ndryshëm dhe llambave të tyre. Caktoi edhe peshën për shandanët prej argjendi, sipas peshës për shandanin dhe llambat e tij. Këto u caktuan sipas shërbimit të shandanëve të ndryshëm. 16  Caktoi peshën e arit për tryezat e bukës që vihej stivë,+ për tryezat e ndryshme, dhe peshën e argjendit për tryezat prej argjendi. 17  Caktoi peshën e arit për pirunjtë, taset+ dhe brokat prej ari të kulluar, dhe për kupat prej ari,+ për kupat e ndryshme. Caktoi edhe peshën për kupat prej argjendi, për kupat e ndryshme. 18  Caktoi peshën e arit të kulluar për altarin+ e temjanit dhe për paraqitjen e karrocës,+ domethënë kerubinët+ prej ari që i shtrijnë krahët dhe mbrojnë si strehë arkën e besëlidhjes së Jehovait. 19  «Ai më dha gjykim të thellë për të hedhur me shkrim+ çdo gjë, dhe këtë e mora nga dora e Jehovait që ishte mbi mua, duke përfshirë edhe çdo gjë që kishte të bënte me projektin arkitekturor.»+ 20  Davidi vazhdoi t’i thoshte Solomonit, birit të tij: «Ji guximtar+ e i fortë, dhe vepro. Mos ki frikë,+ as mos u tmerro,+ sepse Perëndia Jehova, Perëndia im, është me ty.+ Ai nuk do të të braktisë,+ as nuk do të të lërë, derisa të mbarojë gjithë puna e shërbimit për shtëpinë e Jehovait. 21  Ja ndarjet e priftërinjve+ dhe të levitëve+ për gjithë shërbimin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Bashkë me ty, për të bërë tërë punën, do të jenë të gjithë ata që dëshirojnë+ e janë të zotë për të kryer gjithë shërbimin,+ po kështu, edhe princat+ e tërë populli. Ata do të jenë bashkë me ty për çdo gjë që do të thuash.»

Shënime në fund të faqes