1 Kronikave 27:1-34

27  Ja bijtë e Izraelit, sipas numrit të tyre: krerët e shtëpive atërore,+ krerët+ e mijësheve e të qindësheve,+ si dhe të parët e tyre që i shërbenin+ mbretit për çdo çështje lidhur me ndarjet e atyre që hynin e dilnin çdo muaj të vitit. Çdo ndarje kishte njëzet e katër mijë veta.  Në krye të ndarjes së parë që shërbente muajin e parë ishte Jashobeami,+ biri i Zabdielit, dhe ndarja e tij kishte njëzet e katër mijë veta.  Disa prej bijve të Perezit,+ i pari i të gjithë krerëve të grupeve të shërbimit, ishin për muajin e parë.  Në krye të ndarjes së muajit të dytë ishte ahohiti+ Dodai+ me ndarjen e tij. Prijës në ndarjen e tij ishte Mikloti, dhe ajo kishte njëzet e katër mijë veta.  Kreu i grupit të tretë të shërbimit, për muajin e tretë, ishte Benajahu,+ biri i Jehojadës,+ kreut të priftërinjve, dhe në ndarjen e tij kishte njëzet e katër mijë veta.  Benajahu+ ishte një burrë i fuqishëm ndër të tridhjetët+ dhe mbi të tridhjetët. Në krye të ndarjes së tij ishte Amizabadi, i biri.  I katërti, për muajin e katërt, ishte Asaheli,+ vëllai i Joabit,+ dhe Zebadia, biri i tij pas tij. Në ndarjen e tij kishte njëzet e katër mijë veta.  Kreu i pestë, për muajin e pestë, ishte izrahiti Shamuth+ dhe në ndarjen e tij kishte njëzet e katër mijë veta.  I gjashti, për muajin e gjashtë, ishte Ira,+ biri i tekoitit+ Ikesh,+ dhe në ndarjen e tij kishte njëzet e katër mijë veta. 10  I shtati, për muajin e shtatë, ishte peloniti+ Helez+ nga bijtë e Efraimit, dhe në ndarjen e tij kishte njëzet e katër mijë veta. 11  I teti, për muajin e tetë, ishte hushahiti Sibekai+ nga zerahitët,+ dhe në ndarjen e tij kishte njëzet e katër mijë veta. 12  I nënti, për muajin e nëntë, ishte anatothiti+ Abi-Ezer+ nga beniaminitët, dhe në ndarjen e tij kishte njëzet e katër mijë veta. 13  I dhjeti, për muajin e dhjetë, ishte netofathiti Mahara+ nga zerahitët,+ dhe në ndarjen e tij kishte njëzet e katër mijë veta. 14  I njëmbëdhjeti, për muajin e njëmbëdhjetë, ishte piratoniti Benajah+ nga bijtë e Efraimit,+ dhe në ndarjen e tij kishte njëzet e katër mijë veta. 15  I dymbëdhjeti, për muajin e dymbëdhjetë, ishte netofathiti Heldai+ nga Otnieli, dhe në ndarjen e tij kishte njëzet e katër mijë veta. 16  Në krye të fiseve të Izraelit,+ nga rubenitët ishte prijës Eliezeri, biri i Zikrit; nga simeonitët, Shefatiahu, biri i Makahut; 17  nga Levi, Hashabiahu, biri i Kemuelit; nga Aaroni, Sadoku;+ 18  nga Juda, Elihu,+ një prej vëllezërve të Davidit;+ nga Isakari, Omri, biri i Mikaelit; 19  nga Zabuloni, Ishmajahu, biri i Abdisë; nga Neftali, Jerimoti, biri i Azrielit; 20  nga bijtë e Efraimit, Hoshea, biri i Azaziahut; nga gjysma e fisit të Manaseut, Joeli, biri i Pedajahut; 21  nga gjysma e fisit të Manaseut që ishte në Galaad, Idoja, biri i Zakarisë; nga Beniamini, Jasieli, biri i Abnerit;+ 22  nga Dani, Azareli, biri i Jerohamit. Këta ishin princat+ e fiseve të Izraelit. 23  Davidi nuk numëroi ata që ishin nga njëzet vjeç e poshtë, sepse Jehovai kishte premtuar ta bënte Izraelin të shumtë si yjet e qiellit.+ 24  Joabi,+ biri i Zerujasë, kishte filluar ta bënte vetë numërimin, por nuk e mbaroi,+ sepse kundër Izraelit pati indinjatë+ dhe numri nuk doli në tregimin e ngjarjeve të ditëve të mbretit David. 25  Për thesarin e mbretit+ ishte caktuar Azmaveti, biri i Adielit, kurse për thesarin në fushë,+ në qytete,+ në fshatra dhe në kulla ishte caktuar Jonatani, biri i Uziahut. 26  Mbi ata që bënin punën në fushë,+ për kultivimin e tokës, ishte caktuar Ezri, biri i Kelubit. 27  Për vreshtat+ ishte caktuar ramatiti Shimei, kurse për prodhimin e vreshtave që përdorej për rezervat e verës ishte Zabdi, sifmotiti. 28  Për ullishtet dhe fiqtë e Egjiptit+ që ishin në Shefelah,+ ishte caktuar gederiti Baal-Hanan, kurse për rezervat e vajit+ ishte Joashi. 29  Për tufat që kullotnin në Sharon+ ishte caktuar sharoniti Shitrai, kurse për tufat në ultësira ishte Shafati, biri i Adlait. 30  Për devetë+ ishte caktuar ismaeliti+ Obil, kurse për gomaricat ishte caktuar Jehdejahu, meronotiti. 31  Për kopetë ishte caktuar Jazizi, hagriti. Të gjithë këta ishin përgjegjës të të mirave që i takonin mbretit David. 32  Jonatani,+ nipi i Davidit, ishte këshilltar, burrë me kuptueshmëri.+ Ai ishte edhe sekretar. Jehieli, biri i Hakmonit,+ ishte me bijtë+ e mbretit. 33  Ahithofeli+ ishte këshilltar+ i mbretit, kurse arkiti+ Hushai+ ishte shok+ i mbretit. 34  Pas Ahithofelit erdhi Jehojada, biri i Benajahut,+ dhe Abiatari.+ Joabi+ ishte kreu i ushtrisë së mbretit.

Shënime në fund të faqes