Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Kronikave 25:1-31

25  Përveç kësaj, Davidi dhe krerët+ e grupeve të shërbimit+ ndanë për shërbimin disa prej bijve të Asafit, të Hemanit+ dhe të Jeduthunit,+ të cilët profetizonin me harpa,+ me vegla me tela+ dhe me cimbale.+ Lista e burrave të ngarkuar për këtë shërbim ishte:  nga bijtë e Asafit, Zakuri, Jozefi,+ Netaniahu dhe Asarelahu,+ bijtë e Asafit nën drejtimin e Asafit,+ i cili profetizonte nën drejtimin e mbretit.  Nga Jeduthuni:+ bijtë e Jeduthunit, Gedaliahu,+ Zeri,+ Jeshajahu,+ Shimei, Hashabiahu dhe Matitia,+ gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre Jeduthun, i cili profetizonte me harpë për të falënderuar e për të lëvduar Jehovain.+  Nga Hemani:+ bijtë e Hemanit, Bukiahu,+ Mataniahu,+ Uzieli,+ Shebueli, Jerimoti, Hananiahu,+ Hanani, Eliatahu,+ Gidalti,+ Romamt-Ezeri,+ Joshbekashahu,+ Maloti,+ Hotiri,+ Mahazioti.  Të gjithë këta ishin bij të Hemanit, vegimtarit+ të mbretit për gjërat e Perëndisë së vërtetë, që ngrinte bririn* për të lartësuar Perëndinë. Kështu Perëndia i vërtetë i dha Hemanit katërmbëdhjetë bij e tri bija.+  Të gjithë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre që të këndonin në shtëpinë e Jehovait me cimbale,+ me vegla me tela+ dhe me harpa.+ Ky ishte shërbimi i tyre në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën drejtimin e mbretit.+  Numri i tyre, bashkë me vëllezërit e tyre të stërvitur për t’i kënduar Jehovait,+ të gjithë mjeshtër,+ ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë veta.  Kështu, si i vogli ashtu dhe i madhi,+ si mjeshtri+ ashtu dhe fillestari, hodhën short+ lidhur me gjërat për të cilat duhej treguar kujdes.  Shorti ra kështu: i pari që i takonte Asafit, i ra Jozefit,+ i dyti Gedaliahut+ (ai, bashkë me vëllezërit e tij dhe bijtë e tij bëheshin dymbëdhjetë veta); 10  i treti Zakurit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 11  i katërti Izrit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 12  i pesti Netaniahut,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 13  i gjashti Bukiahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 14  i shtati Jesharelahut,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 15  i teti Jeshajahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 16  i nënti Mataniahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 17  i dhjeti Shimeit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 18  i njëmbëdhjeti Azarelit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 19  i dymbëdhjeti Hashabiahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 20  i trembëdhjeti, Shubaelit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 21  i katërmbëdhjeti, Matitisë, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 22  i pesëmbëdhjeti, Jeremotit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 23  i gjashtëmbëdhjeti, Hananiahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 24  i shtatëmbëdhjeti, Joshbekashahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 25  i tetëmbëdhjeti, Hananit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 26  i nëntëmbëdhjeti, Malotit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 27  i njëzeti, Eliatahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 28  i njëzetenjëti, Hotirit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 29  i njëzetedyti, Gidaltit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 30  i njëzetetreti, Mahaziotit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 31  i njëzetekatërti, Romamt-Ezerit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta.

Shënime në fund të faqes

Briri i një kafshe përdoret shpesh në Bibël si simbol i forcës, fuqisë ose autoritetit.