Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Kronikave 24:1-31

24  Tani, bijtë e Aaronit kishin ndarjet e tyre. Bijtë e Aaronit ishin: Nadabi,+ Abihu,+ Eleazari+ dhe Ithamari.+  Mirëpo Nadabi dhe Abihu+ vdiqën para atit të tyre+ dhe nuk patën bij, kurse Eleazari+ dhe Ithamari vazhduan të shërbenin si priftërinj.  Davidi, Sadoku+ nga bijtë e Eleazarit dhe Ahimeleku+ nga bijtë e Ithamarit formuan prej tyre ndarje lidhur me shërbimin që kishin për të bërë sipas funksionit të tyre.+  Por doli që bijtë e Eleazarit kishin më shumë krerë sesa bijtë e Ithamarit, prandaj i ndanë kështu: bijtë e Eleazarit morën gjashtëmbëdhjetë krerë, të cilët ishin krerë të shtëpive të tyre atërore, kurse bijtë e Ithamarit morën tetë krerë, të cilët ishin krerë të shtëpive të tyre atërore.  Më tej i ndanë me short+ si këta, ashtu edhe ata, sepse krerët e vendit të shenjtë+ dhe krerët e Perëndisë së vërtetë duhej të ishin qoftë nga bijtë e Eleazarit, qoftë nga bijtë e Ithamarit.  Pastaj Shemajahu, biri i Netanelit, sekretari+ i levitëve, i regjistroi ata përpara mbretit, princave, priftit Sadok,+ Ahimelekut,+ birit të Abiatarit,+ krerëve të shtëpive atërore të priftërinjve e të levitëve:+ një shtëpi atërore zgjidhej për Eleazarin+ dhe një shtëpi atërore zgjidhej për Ithamarin.+  Shorti ra kështu: i pari i ra Jehojaribit,+ i dyti Jedajahut,  i treti Harimit, i katërti Seorimit,  i pesti Malkijahut, i gjashti Mijamit, 10  i shtati Hakozit, i teti Abijahut,+ 11  i nënti Jeshuait, i dhjeti Shekaniahut, 12  i njëmbëdhjeti Eliashibit, i dymbëdhjeti Jakimit, 13  i trembëdhjeti Hupahut, i katërmbëdhjeti Jeshebeabit, 14  i pesëmbëdhjeti Bilgahut, i gjashtëmbëdhjeti Imerit, 15  i shtatëmbëdhjeti Hezirit, i tetëmbëdhjeti Hapizezit, 16  i nëntëmbëdhjeti Petahisë, i njëzeti Jehezkelit, 17  i njëzetenjëti Jakininit, i njëzetedyti Gamulit, 18  i njëzetetreti Delajahut, i njëzetekatërti Maziahut. 19  Këto ishin funksionet+ e tyre në shërbimin+ që kishin për të bërë, me qëllim që të futeshin në shtëpinë e Jehovait sipas së drejtës+ që u takonte nga Aaroni, paraardhësi i tyre, ashtu siç e urdhëroi atë Jehovai, Perëndia i Izraelit. 20  Tani, prej bijve të Levit që mbetën, nga bijtë e Amramit+ ishte Shubaeli+ dhe nga bijtë e Shubaelit, Jehdejahu. 21  Prej Rehabjahut:+ kreu i bijve të Rehabjahut ishte Ishiahu. 22  Prej izaritëve,+ Shelomoti;+ nga bijtë e Shelomotit, Jahati. 23  Nga bijtë e Hebronit,+ Jeria+ ishte kreu, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti, Jekameami i katërti. 24  Nga bijtë e Uzielit, Mikea; prej bijve të Mikesë,+ Shamiri. 25  Vëllai i Mikesë ishte Ishiahu; prej bijve të Ishiahut, Zakaria. 26  Bijtë e Merarit+ ishin Mahli+ dhe Mushi;+ bijtë e Jaziahut, Benoja. 27  Bijtë e Merarit: nga Jaziahu, Benoja, Shohami, Zakuri dhe Ibri. 28  Nga Mahli, Eleazari, i cili nuk pati bij.+ 29  Nga Kishi: bijtë e Kishit ishin Jerahmeli. 30  Bijtë e Mushit ishin Mahli,+ Ederi dhe Jerimoti.+Këta ishin bijtë e levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.+ 31  Edhe ata hodhën short+ përpara mbretit David, Sadokut, Ahimelekut dhe krerëve të shtëpive atërore të priftërinjve e të levitëve, tamam si hodhën vëllezërit e tyre, bijtë e Aaronit. Shtëpia atërore+ e kreut më të madh ishte njësoj si ajo e vëllait të tij më të vogël.

Shënime në fund të faqes