1 Kronikave 23:1-32

23  Davidi ishte plakur+ dhe ishte ngopur me ditë, prandaj e bëri të birin, Solomonin,+ mbret të Izraelit.  Ai mblodhi tërë princat+ e Izraelit, si dhe priftërinjtë+ e levitët.+  Kështu u numëruan levitët nga mosha tridhjetë vjeç e lart.+ Numri i tyre, kokë për kokë, të gjithë burrat një për një, ishte tridhjetë e tetë mijë veta.  Nga këta, njëzet e katër mijë ishin si drejtues të punës në shtëpinë e Jehovait, kurse gjashtë mijë si zyrtarë+ dhe gjykatës.+  Kishte edhe katër mijë derëtarë,+ si dhe katër mijë veta që i thurnin lavde+ Jehovait me veglat+ për të cilat Davidi kishte thënë: «I kam bërë për të thurur lavde.»  Pastaj Davidi ua ndau në grupe+ bijve të Levit:+ Gershonit, Kehathit dhe Merarit.  Nga gershonitët, Ladanit dhe Shimeit.  Bijtë e Ladanit ishin tre: Jehieli,+ kreu, Zetami dhe Joeli.+  Bijtë e Shimeit ishin tre: Shelomoti, Hazieli dhe Harani. Këta ishin krerët e shtëpive atërore për Ladanin. 10  Bijtë e Shimeit ishin: Jahati, Zina, Jeushi dhe Beriahu. Këta të katër ishin bijtë e Shimeit. 11  Jahati u bë kreu, kurse Zizahu i dyti. Jeushi dhe Beriahu nuk kishin shumë bij, kështu që së bashku u llogaritën si një shtëpi atërore+ që njihej si një klasë e vetme me pozitë mbikëqyrjeje. 12  Bijtë e Kehathit+ ishin katër: Amrami, Izari,+ Hebroni+ dhe Uzieli.+ 13  Bijtë e Amramit ishin Aaroni+ dhe Moisiu.+ Mirëpo Aaroni dhe bijtë e tij ishin ndarë më vete+ që të shenjtëronin Më të Shenjtën+ brez pas brezi. Ata duhej t’i paraqitnin tymin e blatimit+ Jehovait, t’i shërbenin atij+ dhe të shpallnin bekimin+ në emër të tij deri në kohë të pacaktuar. 14  Bijtë e Moisiut, njeriut të Perëndisë së vërtetë,+ vazhduan të llogariteshin mes fisit të levitëve.+ 15  Bijtë e Moisiut ishin Gershomi+ dhe Eliezeri.+ 16  Nga bijtë e Gershomit, Shebueli+ ishte kreu. 17  Nga bijtë e Eliezerit, kreu ishte Rehabjahu.+ Eliezeri nuk pati bij të tjerë, por bijtë e Rehabjahut qenë jashtëzakonisht shumë. 18  Nga bijtë e Izarit,+ kreu ishte Shelomiti.+ 19  Bijtë e Hebronit ishin Jeria, kreu, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti dhe Jekameami+ i katërti. 20  Bijtë e Uzielit+ ishin Mikea, kreu, dhe Ishiahu, i dyti. 21  Bijtë e Merarit+ ishin Mahli dhe Mushi.+ Bijtë e Mahlit ishin Eleazari+ dhe Kishi. 22  Mirëpo Eleazari vdiq dhe nuk pati bij, por bija. Kështu që bijtë e Kishit, vëllezërit e tyre, i morën për gra.+ 23  Bijtë e Mushit ishin tre: Mahli, Ederi dhe Jeremoti.+ 24  Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpisë së etërve+ të tyre, domethënë krerët e shtëpive atërore, sipas të ngarkuarve të tyre, në bazë të regjistrimit të emrave, kokë për kokë, ata që bënin punën në shërbimin+ e shtëpisë së Jehovait, nga mosha njëzet vjeç e lart.+ 25  Sepse Davidi kishte thënë: «Jehovai, Perëndia i Izraelit, i ka dhënë prehje popullit të tij+ dhe ka për të banuar në Jerusalem brez pas brezi.+ 26  Levitëve nuk do t’u duhet të mbartin tabernakullin ose ndonjë prej pajisjeve të tij për shërbimin në të.»+ 27  Sipas fjalëve të fundit+ të Davidit, këta ishin numëruar ndër bijtë e Levit nga mosha njëzet vjeç e lart. 28  Sepse funksioni i tyre ishte të ishin në dispozicion të bijve të Aaronit+ për shërbimin në shtëpinë e Jehovait lidhur me oborret,+ dhomat e ngrënies,+ pastrimin e çdo gjëje të shenjtë,+ si dhe me punën e shërbimit që bëhej në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë, 29  po, për bukën që vihej stivë,+ për majën e miellit,+ për blatimin në drithë, për bukët e ndorme+ si galeta,+ për kuleçtë e tiganit,+ për brumin e përzier,+ për gjithë mjetet që matnin sasinë e madhësinë,+ 30  për të qëndruar në këmbë+ mëngjes për mëngjes,+ e po kështu edhe në mbrëmje, që të falënderonin+ dhe të lëvdonin+ Jehovain, 31  për çdo paraqitje të flijimeve të djegura që i bëhej Jehovait gjatë sabateve,+ gjatë hënave të reja+ dhe gjatë periudhave të festave,+ sipas numrit të caktuar nga rregulli përkatës. Këtë e bënin vazhdimisht para Jehovait. 32  Ata kujdeseshin për ruajtjen+ e tendës së takimit, për ruajtjen e vendit të shenjtë+ dhe për ruajtjen e bijve të Aaronit, vëllezërve të tyre, që kryenin shërbimin në shtëpinë e Jehovait.+

Shënime në fund të faqes