1 Kronikave 22:1-19

22  Atëherë Davidi tha: «Kjo është shtëpia+ e Jehovait, Perëndisë së vërtetë, dhe ky është altari+ i blatimeve të djegura për Izraelin.»  Davidi tha të mblidheshin të ardhurit+ që ndodheshin në vendin e Izraelit. Ai i vendosi ata si latues guri,+ që të latonin gurë+ katrorë për të ndërtuar shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.  Davidi përgatiti hekur me bollëk për gozhdët e dyerve të portave dhe për shtrëngueset, si dhe bakër në një sasi të tillë sa nuk mund të peshohej.+  Ai përgatiti edhe një sasi dru cedri+ që nuk mund të llogaritej, sepse sidonitët+ dhe tirasit+ i sollën Davidit dru cedri në sasi të madhe.  Davidi tha: «Solomoni, biri im, është i ri e i papërvojë,+ dhe shtëpia që do të ndërtohet për Jehovain duhet të jetë tejet madhështore,+ me një bukuri+ që do ta bëjë të dallohet në gjithë vendet. Prandaj do të bëj përgatitje për të.» Kështu, para se të vdiste, Davidi bëri përgatitje të shumta.+  Përveç kësaj thirri Solomonin, birin e tij, për ta urdhëruar që t’i ndërtonte një shtëpi Jehovait, Perëndisë së Izraelit.  Davidi i tha Solomonit, birit të tij: «Mua ma donte zemra+ të ndërtoja një shtëpi për emrin+ e Jehovait, Perëndisë tim.  Por fjala e Jehovait u drejtua kundër meje, duke thënë: ‘Ke derdhur shumë gjak+ dhe ke bërë luftëra të mëdha.+ Ti nuk do të ndërtosh një shtëpi për emrin tim,+ pasi ke derdhur shumë gjak mbi tokë para syve të mi.  Ja, do të të lindë një djalë.+ Ai do të jetë një burrë i qetë dhe unë do t’i jap patjetër prehje nga gjithë armiqtë që ka rreth e përqark,+ sepse Solomon+ do ta ketë emrin dhe në ditët e tij unë do t’i fal Izraelit paqe+ e qetësi. 10  Ai do të ndërtojë një shtëpi për emrin tim.+ Ai do të më bëhet bir,+ e unë do t’i bëhem atë.+ Unë kam për ta vendosur përgjithmonë fronin e mbretërisë+ së tij patundshmërisht në Izrael.’ 11  Tani, biri im, Jehovai qoftë me ty, dhe ia dalsh mbanë e ndërtofsh shtëpinë e Jehovait, Perëndisë tënd, ashtu si ka folur ai për ty!+ 12  Jehovai të dhëntë maturi e kuptueshmëri,+ të dhëntë autoritet për të drejtuar Izraelin, dhe në këtë mënyrë të mbash ligjin e Jehovait, Perëndisë tënd!+ 13  Atëherë ke për t’ia dalë mbanë,+ nëse kujdesesh që të zbatosh rregullat+ dhe vendimet gjyqësore+ që Jehovai i urdhëroi+ Moisiut për Izraelin. Ji guximtar dhe i fortë.+ Mos ki frikë,+ as mos u tmerro.+ 14  Ja, gjatë mundimit tim+ kam përgatitur për shtëpinë e Jehovait njëqind mijë talenta ari+ dhe një milion talenta argjendi. Bakri+ dhe hekuri+ janë në një sasi kaq të madhe, sa s’ke si t’i peshosh. Kam përgatitur dru dhe gurë, por ti do t’i shtosh. 15  Bashkë me ty është një numër i madh i atyre që bëjnë punën, latues guri, punues guri e druri+ dhe të gjithë ata që janë të zotë për çdo lloj pune.+ 16  Arin, argjendin, bakrin dhe hekurin nuk ke si t’i llogaritësh.+ Ngrihu e vepro,+ dhe Jehovai qoftë me ty!»+ 17  Davidi urdhëroi gjithë princat e Izraelit që të ndihmonin birin e tij, Solomonin, duke thënë: 18  «A nuk është Jehovai, Perëndia juaj, me ju?+ A nuk ju ka dhënë ai prehje rreth e përqark?+ Sepse ai më ka dhënë në dorë banorët e vendit dhe vendi është nënshtruar para Jehovait+ dhe para popullit të tij. 19  Tani, me gjithë zemër e me gjithë shpirt+ kërkoni Jehovain, Perëndinë tuaj.+ Ngrihuni e ndërtoni shenjtëroren+ e Jehovait, Perëndisë së vërtetë,+ që ta sillni arkën+ e besëlidhjes së Jehovait dhe pajisjet e shenjta të Perëndisë së vërtetë në shtëpinë që është ndërtuar për emrin+ e Jehovait.»

Shënime në fund të faqes