Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Kronikave 21:1-30

21  Satanai u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti+ Davidin të numëronte Izraelin.  Kështu Davidi i tha Joabit+ dhe krerëve të popullit: «Shkoni, numëroni+ Izraelin nga Beer-Sheba+ deri në Dan+ dhe kthehuni e më thoni numrin+ e tyre, që ta di.»  Por Joabi i tha: «Jehovai e shtoftë popullin e tij njëqindfish më shumë nga ç’është!+ O mbret, zotëria im, a nuk i përkasin zotërisë tim të gjithë ata si shërbëtorë? Pse e kërkon këtë zotëria im?+ Pse të bëhet ai shkak faji për Izraelin?»  Megjithatë, fjala e mbretit+ doli më e fortë se ajo e Joabit, kështu që Joabi doli+ e përshkoi gjithë Izraelin dhe pastaj mbërriti në Jerusalem.+  Joabi i dha Davidit numrin që doli nga regjistrimi i popullit. Tërë Izraeli arrinte në një milion e njëqind mijë shpatarë,+ kurse Juda në katërqind e shtatëdhjetë mijë shpatarë.  Levin+ dhe Beniaminin nuk i regjistroi mes tyre,+ sepse fjala e mbretit kishte qenë e pështirë për Joabin.  Tani, kjo ishte diçka e keqe në sytë e Perëndisë+ së vërtetë, kështu që ai e goditi Izraelin.  Prandaj Davidi i tha Perëndisë së vërtetë: «Me këtë që kam bërë, kam mëkatuar+ rëndë. Tani, të lutem, mos e merr parasysh+ fajin e shërbëtorit tënd, sepse kam vepruar fare pa mend!»+  Jehovai i foli Gadit,+ vegimtarit+ të Davidit: 10  «Shko dhe thuaji Davidit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Tri gjëra po drejtoj kundër teje.+ Zgjidh njërën prej tyre dhe atë do ta bëj.’”»+ 11  Atëherë Gadi vajti te Davidi+ dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Zgjidh e merr: 12  të ketë për tre vjet zi buke;+ të të shkatërrojnë kundërshtarët+ e tu dhe të të zërë shpata e armiqve të tu për tre muaj; apo të jetë për tri ditë në vend shpata e Jehovait,+ po, murtaja,+ me engjëllin e Jehovait që mbjell shkatërrim+ në të gjithë territorin e Izraelit?’ Tani më trego si t’i përgjigjem Atij që më dërgoi.» 13  Atëherë Davidi i tha Gadit: «Jam zënë shumë ngushtë. Le të bie, të lutem, në duart e Jehovait,+ sepse e madhe është mëshira+ e tij, por mos më lër të bie në duart e njeriut.»+ 14  Atëherë Jehovai dërgoi një murtajë+ në Izrael, kështu nga Izraeli ranë shtatëdhjetë mijë veta.+ 15  Përveç kësaj, Perëndia i vërtetë dërgoi një engjëll në Jerusalem për ta shkatërruar.+ Sapo ai filloi, Jehovai e pa dhe nisi t’i vinte keq për këtë gjëmë,+ prandaj i tha engjëllit që po shkatërronte: «Mjaft!+ Ule tani dorën.» Dhe engjëlli i Jehovait qëndronte në këmbë pranë lëmit të Ornanit,+ jebusitit.+ 16  Kur ngriti sytë, Davidi pa engjëllin e Jehovait+ që qëndronte ndërmjet tokës dhe qiejve. Ai kishte në dorë një shpatë të zhveshur+ që e mbante të shtrirë drejt Jerusalemit. Menjëherë Davidi dhe pleqtë, të mbuluar me copë thesi,+ u përkulën me fytyrë përdhe.+ 17  Dhe Davidi i tha Perëndisë së vërtetë: «A nuk isha unë që thashë të numërohej populli dhe, a nuk jam unë që kam mëkatuar e kam bërë keq?+ Po këto dele,+ ç’paskan bërë vallë? Të lutem, o Jehova, Perëndia im, le të bjerë nga dora jote një plagë mbi mua dhe mbi shtëpinë e atit tim, por jo mbi popullin tënd!»+ 18  Engjëlli i Jehovait i tha Gadit+ që t’i thoshte Davidit se duhej të ngjitej për t’i ngritur një altar Jehovait në lëmin e Ornan jebusitit.+ 19  Kështu Davidi u ngjit sipas fjalës që Gadi kishte thënë në emër të Jehovait.+ 20  Ndërkohë Ornani+ u kthye dhe pa engjëllin. Katër bijtë e tij, që ishin me të, u fshehën. Ornani po shinte grurë. 21  Kështu Davidi erdhi deri tek Ornani. Kur Ornani pa dhe vuri re Davidin,+ doli menjëherë nga lëmi dhe u përkul para Davidit me fytyrë përdhe. 22  Atëherë Davidi i tha Ornanit: «Më jep vendin ku është lëmi, që t’i ndërtoj një altar Jehovait. Ma jep për aq sa bën,+ që të ndalet plaga+ mbi popullin.» 23  Por Ornani i tha Davidit: «Merre si të ishte yti,+ dhe zotëria im, mbreti, le të bëjë si t’i duket më mirë. Ja, po të jap edhe gjedhët+ për blatime të djegura, trinën shirëse+ për dru+ dhe grurin si blatim në drithë. Po t’i jap të tëra.»+ 24  Por mbreti David i tha Ornanit: «Jo, unë do ta blej për aq sa bën,+ sepse nuk do t’i jap Jehovait atë që është jotja, nuk do t’i bëj flijime të djegura që s’më kushtojnë asgjë.» 25  Kështu, për atë vend Davidi i dha Ornanit gjashtëqind sikla ari të peshuara.+ 26  Atje Davidi i ndërtoi një altar+ Jehovait dhe bëri flijime të djegura e flijime në bashkësi. Pastaj thërriti Jehovain,+ i cili iu përgjigj duke dërguar nga qiejt zjarr+ mbi altarin e blatimit të djegur. 27  Veç kësaj, Jehovai i dha urdhër engjëllit,+ kështu ky e ktheu shpatën në mill. 28  Kur pa që Jehovai i ishte përgjigjur në lëmin e Ornan jebusitit, Davidi vazhdoi të bënte flijime atje.+ 29  Mirëpo në atë kohë tabernakulli i Jehovait që kishte bërë Moisiu në shkretëtirë dhe altari i blatimeve të djegura, ishin në vendin e lartë të Gibeonit.+ 30  Davidi nuk kishte mundur të shkonte atje për t’u këshilluar me Perëndinë, sepse ishte tmerruar+ nga shpata e engjëllit të Jehovait.

Shënime në fund të faqes