1 Kronikave 20:1-8

20  Në ndërrim të viteve,+ në kohën kur mbretërit dalin të luftojnë,+ Joabi u priu forcave luftarake të ushtrisë,+ rrënoi vendin e bijve të Amonit dhe shkoi të rrethonte Rabahun,+ ndërsa Davidi qëndroi në Jerusalem. Joabi goditi+ Rabahun dhe e rrëzoi.  Davidi i mori Malkamit nga koka kurorën+ dhe pa se peshonte një talentë ari e në të kishte gurë të çmuar. Pastaj atë ia vunë në kokë Davidit. Plaçka që mori nga qyteti ishte shumë e madhe.+  Njerëzit që gjendeshin në të ai i mori dhe i punësoi+ për të sharruar gurë, për të punuar me vegla të mprehta prej hekuri dhe me sëpata.+ Kështu bëri Davidi me të gjitha qytetet e bijve të Amonit. Në fund, Davidi dhe i gjithë populli u kthyen në Jerusalem.  Pas kësaj në Gezer+ shpërtheu lufta me filistinët.+ Pikërisht atëherë Sibekai,+ hushahiti, vrau Sipain, një nga ata që i kishte lindur Refaimit,+ kështu që ata u mposhtën.  Pati përsëri luftë me filistinët dhe Elhanani,+ biri i Jairit, vrau Lahmin, vëllanë e Goliadit,+ gititit, që e kishte shkopin e heshtës si shul tezgjahu.+  Në Gath+ pati përsëri luftë, dhe atje ishte një burrë me shtat të jashtëzakonshëm,+ që kishte gjashtë gishta në secilën dorë e në secilën këmbë, domethënë njëzet e katër gjithsej.+ Edhe ky i kishte lindur Refaimit.+  Ai e sfidonte+ vazhdimisht Izraelin. Më në fund atë e vrau Jonatani, biri i Shimeit,+ vëllait të Davidit.  Këta i kishin lindur Refaimit+ në Gath.+ Ata ranë+ nga dora e Davidit dhe nga dora e shërbëtorëve të tij.

Shënime në fund të faqes