1 Kronikave 2:1-55

2  Këta ishin bijtë e Izraelit:+ Rubeni,+ Simeoni,+ Levi,+ Juda,+ Isakari,+ Zabuloni,+  Dani,+ Jozefi,+ Beniamini,+ Neftali,+ Gadi+ dhe Asheri.+  Bijtë e Judës ishin Eri,+ Onani+ dhe Shelahu.+ Këta të tre i lindën nga bija e Shuasë, kananites. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Jehovait, kështu që ai e bëri të vdiste.+  Nusja e të birit, Tamara,+ i lindi Perezin+ dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.  Bijtë e Perezit ishin Hezroni dhe Hamuli.+  Bijtë e Zerahut+ ishin: Zimri, Etani, Hemani, Kalkoli dhe Dara.+ Gjithsej ishin pesë.  Biri* i Karmit+ ishte Ahari, ai që e futi Izraelin në telashe,*+ që bëri një pabesi në lidhje me atë që duhej shkatërruar.+  Biri i Etanit+ ishte Azariahu.  Bijtë që i lindën Hezronit+ ishin Jerahmeli,+ Rami+ dhe Kelubai. 10  Ramit i lindi Aminadabi.+ Aminadabit i lindi Nahasoni,+ prijësi i bijve të Judës. 11  Nahasonit i lindi Salma.+ Salmës i lindi Boazi.+ 12  Boazit i lindi Obedi.+ Obedit i lindi Jeseu.+ 13  Jeseut i lindi i parëlinduri i tij, Eliabi,+ i dyti Abinadabi,+ i treti Shimea,+ 14  i katërti Netaneli, i pesti Radai, 15  i gjashti Ozemi dhe i shtati Davidi.+ 16  Motrat e tyre ishin Zeruja dhe Abigaila.+ Bijtë e Zerujasë ishin tre: Abishai,+ Joabi+ dhe Asaheli.+ 17  Abigaila lindi Amasën.+ I ati i Amasës ishte Jeteri,+ ismaeliti. 18  Kalebit, birit të Hezronit,+ i lindën bij nga gruaja e tij Azubaja dhe nga Jeriota. Këta ishin bijtë e saj: Jesheri, Shobabi dhe Ardoni. 19  Në fund Azubaja vdiq. Kështu Kalebi mori Efratahën,+ e cila pas ca kohësh i lindi Hurin.+ 20  Hurit i lindi Uri.+ Dhe Urit i lindi Bezaleli.+ 21  Më pas Hezroni pati marrëdhënie me bijën e Makirit,+ të atit të Galaadit.+ Ai e mori atë kur vetë ishte gjashtëdhjetë vjeç, dhe ajo i lindi Segubin. 22  Segubit i lindi Jairi,+ i cili pati njëzet e tre qytete+ në vendin e Galaadit. 23  Më vonë Geshuri+ dhe Siria+ morën prej tyre Havot-Jairin,+ bashkë me Kenatin+ dhe fshatrat e tij, gjashtëdhjetë qytete. Të gjithë këta ishin bijtë e Makirit, të atit të Galaadit. 24  Pas vdekjes së Hezronit+ në Kaleb-Efratah, kur Abijaha ishte gruaja e tij, kjo i lindi atij Ashurin, të atin e Tekoas.+ 25  Bijtë e Jerahmelit,+ të parëlindurit të Hezronit, ishin Rami,+ i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Ozemi e Akijahu. 26  Jerahmeli pati një grua tjetër, e cila e kishte emrin Atara. Ajo ishte nëna e Onamit. 27  Bijtë e Ramit,+ të parëlindurit të Jerahmelit, ishin Mazi, Jamini dhe Ekeri. 28  Bijtë e Onamit+ ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri. 29  Emri i gruas së Abishurit ishte Abihaila, e cila pas ca kohësh i lindi Ahbanin dhe Molidin. 30  Bijtë e Nadabit+ ishin Seledi dhe Apaimi. Por Seledi vdiq pa lënë fëmijë. 31  Biri i Apaimit ishte Ishi. Bijtë e Ishit ishin Sheshani+ dhe pasardhësit e Sheshanit, Ahlaia. 32  Bijtë e Jadës, vëllait të Shamait, ishin Jeteri dhe Jonatani. Por Jeteri vdiq pa lënë fëmijë. 33  Bijtë e Jonatanit ishin Pelethi dhe Zaza. Këta qenë bijtë e Jerahmelit. 34  Sheshani+ nuk pati bij, por bija. Sheshani kishte një shërbëtor egjiptian,+ emri i të cilit ishte Jarha. 35  Kështu, Sheshani i dha Jarhës, shërbëtorit të tij, të bijën për grua, e cila i lindi Atain. 36  Atait i lindi Natani. Natanit i lindi Zabadi.+ 37  Zabadit i lindi Eflali. Eflalit i lindi Obedi. 38  Obedit i lindi Jehu. Jehut i lindi Azariahu. 39  Azariahut i lindi Helezi. Helezit i lindi Eleasahu. 40  Eleasahut i lindi Sismai. Sismait i lindi Shalumi. 41  Shalumit i lindi Jekamia. Jekamisë i lindi Elishami. 42  Bijtë e Kalebit,+ vëllait të Jerahmelit, ishin Mesha, i parëlinduri i tij, i cili qe i ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, të atit të Hebronit. 43  Bijtë e Hebronit ishin: Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema. 44  Shemës i lindi Rahami, i ati i Jorkeamit. Rekemit i lindi Shamai. 45  Biri i Shamait ishte Maoni, dhe Maoni ishte i ati i Beth-Zurit.+ 46  Efaha, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Mozain dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezi. 47  Bijtë e Jahdait ishin: Regemi, Jotami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi. 48  Konkubina e Kalebit, Makaha, lindi Sheberin dhe Tirkanahun. 49  Pas ca kohësh, ajo lindi Shaafin, të atin e Madmanahut,+ Shevën, të atin e Makbenahut dhe të Gibeut.+ Bija e Kalebit+ ishte Aksa.+ 50  Këta qenë bijtë e Kalebit.Bijtë e Hurit,+ të parëlindurit të Efratahës:+ Shobali,+ i ati i Kiriat-Jearimit,+ 51  Salma, i ati i Betlehemit,+ Harefi, i ati i Beth-Gaderit. 52  Shobali,+ i ati i Kiriat-Jearimit, pati bij: Haroehin dhe gjysmën e menuhotëve. 53  Familjet e Kiriat-Jearimit ishin ithritët,+ putitët, shumatitët dhe mishraetitët. Prej këtyre dolën zoratitët+ dhe eshtaolitët.+ 54  Bijtë e Salmës ishin Betlehemi,+ netofathitët,+ Atroth-Beth-Joabi, gjysma e manahatitëve dhe zoritët. 55  Familjet e skribëve që banonin në Jabez,+ ishin tiratitët, shimeatitët dhe sukatitët. Këta ishin kenitët+ që erdhën prej Hamatit, të atit të shtëpisë së Rekabit.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «bijtë». Njësoj edhe në vargjet 8 dhe 31.
Në hebraisht shprehja përfshin kuptimin «ta largosh dikë nga marrëdhëniet shoqërore, sepse e urren; ta përjashtosh; ta bësh tabu».