Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Kronikave 19:1-19

19  Më pas Nahashi,+ mbreti i bijve të Amonit, vdiq, dhe në vendin e tij filloi të mbretëronte i biri.+  Atëherë Davidi tha: «Unë do t’i tregoj dashamirësi+ Hanunit, birit të Nahashit, sepse edhe ati i tij më tregoi dashamirësi.»+ Prandaj Davidi dërgoi lajmëtarë që ta ngushëllonin për të atin dhe shërbëtorët e Davidit hynë në vendin e bijve të Amonit,+ te Hanuni, për ta ngushëlluar.  Mirëpo princat e bijve të Amonit i thanë Hanunit: «Mos vallë Davidi po nderon atin tënd në sytë e tu, duke të dërguar ngushëllues? A nuk kanë ardhur shërbëtorët e tij që ta hetojnë fund e krye vendin, ta përmbysin dhe të spiunojnë?»+  Atëherë Hanuni i mori shërbëtorët e Davidit,+ i rroi,+ ua preu rrobat përgjysmë deri te vithet+ dhe i nisi.+  Më vonë shkuan dhe i treguan Davidit për burrat. Ai menjëherë dërgoi njerëz që t’u dilnin përpara, pasi ata ishin shumë të poshtëruar. Mbreti u tha: «Rrini në Jeriko+ derisa t’ju rritet mirë mjekra. Pastaj kthehuni.»  Me kalimin e kohës, bijtë e Amonit e kuptuan se ishin bërë të neveritshëm+ për Davidin, prandaj Hanuni+ e bijtë e Amonit dërguan një mijë talenta argjendi+ për të marrë me pagesë karroca+ e kalorës nga Mesopotamia, nga Aram-Makahu+ dhe nga Zobahu.+  Ata morën me pagesë tridhjetë e dy mijë karroca,+ mbretin e Makahut dhe njerëzit e tij.+ Pastaj hynë dhe e ngritën kampin përpara Medebës,+ kurse bijtë e Amonit u mblodhën nga qytetet e tyre dhe erdhën për luftë.  Kur e dëgjoi këtë, Davidi dërgoi menjëherë Joabin,+ gjithë ushtrinë dhe burrat e fuqishëm.+  Bijtë e Amonit dolën dhe u rreshtuan për betejë në hyrje të qytetit, ndërsa mbretërit+ që kishin ardhur rrinin mënjanë në fushë. 10  Kur pa se kundër tij kishte dy fronte beteje, njëri nga përpara dhe tjetri nga prapa, Joabi zgjodhi menjëherë disa nga burrat e zgjedhur të Izraelit dhe i rreshtoi në formacion luftimi përballë sirianëve.+ 11  Pjesën tjetër të njerëzve e la në dorë të Abishait,+ vëllait të vet, që të rreshtoheshin në formacion luftimi përballë bijve të Amonit.+ 12  Pastaj tha: «Nëse sirianët+ janë më të fortë se unë, ti do të vish të më shpëtosh,+ por nëse bijtë e Amonit janë më të fortë se ti, do të vij unë për të të shpëtuar.+ 13  Ji i fortë,+ që të tregohemi guximtarë për popullin tonë dhe për qytetet e Perëndisë tonë,+ dhe Jehovai do të bëjë si t’i duket më mirë.»+ 14  Atëherë Joabi dhe njerëzit që ishin me të, përparuan drejt sirianëve në betejë,+ dhe ata ia mbathën+ para tij. 15  Kur bijtë e Amonit panë se sirianët ia kishin mbathur, edhe ata filluan të iknin+ para Abishait, vëllait të Joabit, e hynë në qytet.+ Më vonë Joabi hyri në Jerusalem. 16  Kur panë se ishin mundur+ para Izraelit, sirianët dërguan lajmëtarë dhe sollën sirianët që gjendeshin në rajonin e Lumit,*+ bashkë me Shofakun, kreun e ushtrisë së Hadadezerit, që u printe. 17  Me t’i raportuar Davidit këtë, ai mblodhi menjëherë gjithë Izraelin, kaloi Jordanin, vajti tek ata dhe u rreshtua në formacion luftimi kundër tyre.+ Kur Davidi u rreshtua në formacion beteje përballë sirianëve, ata nisën të luftonin kundër tij. 18  Por sirianët ia mbathën+ për shkak të Izraelit dhe Davidi u vrau atyre shtatë mijë karrocierë dhe dyzet mijë këmbësorë. Ai vetë vrau Shofakun, kreun e ushtrisë.+ 19  Kur shërbëtorët e Hadadezerit panë që ishin mundur nga Izraeli,+ bënë menjëherë paqe me Davidin dhe nisën t’i shërbenin.+ Siria nuk deshi të përpiqej më+ që t’i shpëtonte bijtë e Amonit.

Shënime në fund të faqes

Domethënë, lumi Eufrat.