1 Kronikave 18:1-17

18  Pas kësaj Davidi i goditi e i bëri zap filistinët. Ai mori nga dora e filistinëve+ Gathin+ dhe fshatrat e tij.  Pastaj goditi Moabin+ dhe moabitët u bënë haraçpagues+ të Davidit.  Davidi vrau Hadadezerin,+ mbretin e Zobahut,+ në Hamath,+ kur ky po shkonte për të shtrirë kontrollin e tij përgjatë lumit Eufrat.+  Përveç kësaj, Davidi i mori një mijë karroca, shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë.+ Pastaj Davidi u preu dejet+ tërë kuajve+ të karrocave, por la megjithatë njëqind kuaj karrocash.  Kur sirianët e Damaskut erdhën në ndihmë të Hadadezerit, mbretit të Zobahut,+ Davidi vrau njëzet e dy mijë burra prej tyre.  Pas kësaj Davidi vuri garnizone në Damask+ të Sirisë dhe sirianët u bënë haraçpagues+ të Davidit. Jehovai i vinte në ndihmë Davidit kudo që shkonte.+  Davidi mori edhe mburojat+ e rrumbullakëta prej ari të shërbëtorëve të Hadadezerit dhe i çoi në Jerusalem.+  Nga Tibhati+ dhe Kuni, qytete të Hadadezerit, Davidi mori shumë bakër. Me të Solomoni bëri detin prej bakri,+ shtyllat+ dhe pajisjet prej bakri.+  Tou, mbreti i Hamathit,+ dëgjoi se Davidi kishte goditur gjithë forcat ushtarake të Hadadezerit,+ mbretit të Zobahut. 10  Atëherë ai dërgoi menjëherë Hadoramin,+ të birin, te mbreti David që ta pyeste si ishte e ta përgëzonte që kishte luftuar kundër Hadadezerit dhe e kishte vrarë (sepse mes Hadadezerit dhe Toit kishte pasur shumë luftëra). I biri kishte me vete lloj-lloj sendesh prej ari, argjendi+ dhe bakri. 11  Mbreti David ia shenjtëroi+ edhe këto Jehovait, bashkë me argjendin dhe me arin që kishte marrë nga gjithë kombet,+ nga Edomi, nga Moabi,+ nga bijtë e Amonit,+ nga filistinët+ dhe nga Amaleku.+ 12  Abishai,+ biri i Zerujasë,+ goditi edomitët në Luginën e Kripës:+ tetëmbëdhjetë mijë veta. 13  Kështu ai vuri garnizone në Edom, dhe tërë edomitët u bënë shërbëtorë+ të Davidit. Jehovai vazhdoi t’i vinte në ndihmë Davidit kudo që shkonte.+ 14  Davidi mbretëronte mbi gjithë Izraelin+ dhe vinte vazhdimisht në zbatim ligjet dhe drejtësinë për gjithë popullin e tij.+ 15  Joabi, biri i Zerujasë, ishte në krye të ushtrisë,+ kurse Jehozafati,+ biri i Ahiludit, ishte regjistrues. 16  Sadoku,+ biri i Ahitubit, dhe Ahimeleku,+ biri i Abiatarit, ishin priftërinj, kurse Shavshai+ ishte sekretar. 17  Benajahu,+ biri i Jehojadës,+ ishte në krye të keretitëve+ dhe të peletitëve.+ Bijtë e Davidit ishin të parët për nga pozita, në krah të mbretit.+

Shënime në fund të faqes