1 Kronikave 17:1-27

17  Sapo kishte nisur të banonte në shtëpinë e vet,+ Davidi i tha profetit Natan:+ «Ja, unë banoj në një shtëpi me dru cedri,+ kurse arka+ e besëlidhjes së Jehovait është nën pëlhurat e tendës.»+  Atëherë Natani i tha Davidit: «Bëj gjithçka ke në zemër,+ se Perëndia i vërtetë është me ty.»+  Atë natë fjala+ e Perëndisë iu drejtua Natanit dhe i tha:  «Shko e thuaji shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Nuk do të ma ndërtosh ti shtëpinë ku do të banoj.+  Sepse unë nuk kam banuar në një shtëpi që nga dita kur nxora Izraelin e deri më sot,+ por kam vazhduar të banoj nga tenda në tendë dhe nga një tabernakull+ në tjetrin.+  Gjatë gjithë kohës që u enda+ në tërë Izraelin, a i thashë, vallë, një fjalë ndonjërit prej gjykatësve të Izraelit, që i urdhërova të kullotnin popullin tim: “Përse nuk më keni ndërtuar një shtëpi me dru cedri?”’”+  Do t’i thuash kështu shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë vetë të mora nga kullota, kur ndiqje kopenë,+ që të bëheshe prijës+ i popullit tim, Izraelit.  Unë do të jem me ty kudo që të ecësh+ e do të shfaros tërë armiqtë e tu.+ Unë do të të bëj një emër+ të madh, si emri i të mëdhenjve që janë në tokë.+  Do t’i caktoj një vend popullit tim, Izraelit, dhe do ta mbjell.+ Ata do të banojnë aty ku janë dhe nuk do t’i trazojnë më. Bijtë e padrejtësisë+ nuk do t’i sfilitin sërish, si bënë në fillim,+ 10  po, qysh prej ditëve që vura gjykatës+ në krye të popullit tim, Izraelit. Unë do të përul tërë armiqtë+ e tu. Dhe po të them: “Jehovai do të të ndërtojë edhe një shtëpi.”+ 11  Kur të jenë mbushur ditët e tua për të shkuar te paraardhësit+ e tu, unë do të nxjerr pas teje një pasardhës, që do të jetë një nga bijtë e tu,+ dhe do ta bëj të patundur mbretërinë+ e tij. 12  Ky do të më ndërtojë një shtëpi+ dhe unë do ta bëj të patundur fronin e tij përgjithnjë.+ 13  Unë do të bëhem ati+ i tij e ai do të bëhet biri+ im dhe nuk do t’ia heq+ dashamirësinë time, ashtu siç ia hoqa atij që ishte përpara teje.+ 14  Do ta vendos në shtëpinë+ time dhe në mbretërinë+ time përgjithnjë, dhe froni+ i tij do të mbetet përjetë.’”» 15  Kështu Natani i tha Davidit gjithë këto fjalë dhe gjithë këtë vegim.+ 16  Pas kësaj mbreti David hyri, u ul para Jehovait+ dhe tha: «Kush jam unë,+ o Perëndi Jehova, dhe ç’është shtëpia ime+ që më ke sjellë deri këtu?+ 17  Dhe sikur kjo të jetë diçka e vogël në sytë e tu,+ o Perëndi,+ ti flet për shtëpinë e shërbëtorit tënd deri në një të ardhme të largët,+ dhe më ke parë si të isha njeriu që ngjitet lart e më lart,+ o Perëndi Jehova. 18  Ç’mund të të thotë më tepër Davidi për nderin që i ke bërë shërbëtorit tënd,+ kur ti vetë e njeh mirë atë?+ 19  O Jehova, për hir të shërbëtorit tënd dhe në përputhje me atë që ke në zemër+ ti ke bërë gjithë këto gjëra madhështore, duke i bërë të njohura+ gjithë arritjet e mëdha. 20  Nga gjithçka që kemi dëgjuar me veshët tanë, o Jehova, nuk ka asnjë si ti+ dhe nuk ka Perëndi veç teje.+ 21  Cili komb tjetër në tokë është si populli yt, Izraeli,+ të cilin ti, o Perëndia i vërtetë, shkove ta shpengoje për ta bërë popullin tënd,+ që t’i bëje një emër vetes me anë të arritjeve të mëdha+ dhe gjërave që ngjallin frikë, duke dëbuar kombe+ përpara popullit tënd që ti e shpengove nga Egjipti? 22  Ti e bëre popullin tënd, Izraelin, si popullin+ tënd brez pas brezi, dhe ti vetë, o Jehova, u bëre Perëndia i tyre.+ 23  Tani, o Jehova, u përmbushtë* gjithnjë fjala që ke thënë për shërbëtorin tënd e për shtëpinë e tij dhe bëj ashtu si ke folur! 24  Emri yt+ qoftë i besueshëm dhe u bëftë i madh+ përjetë e le të thuhet: ‘Jehovai i ushtrive,+ Perëndia i Izraelit,+ është Perëndi për Izraelin’,+ dhe shtëpia e Davidit qoftë e qëndrueshme përpara teje!+ 25  Se ti vetë, Perëndia im, i ke zbuluar shërbëtorit tënd qëllimin që ke për t’i ndërtuar një shtëpi.+ Ja përse shërbëtori yt gjeti rastin për të t’u lutur. 26  Ti, pra, o Jehova, je Perëndia i vërtetë+ dhe i premton këtë mirësi shërbëtorit tënd.+ 27  E tani, bekoje, të lutem, shtëpinë e shërbëtorit tënd, që ajo të qëndrojë përjetësisht para teje,+ sepse ti vetë, o Jehova, e ke bekuar, dhe ajo është bekuar përjetësisht.»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te 1Mb 8:26.