1 Kronikave 16:1-43

16  Kështu, arka e Perëndisë së vërtetë u soll+ dhe u vu brenda tendës që i kishte ngritur Davidi.+ Pastaj filluan të paraqitnin blatime të djegura dhe flijime në bashkësi përpara Perëndisë së vërtetë.+  Kur mbaroi paraqitjen e blatimit të djegur+ dhe flijimet në bashkësi,+ Davidi filloi të bekonte+ popullin në emër të Jehovait.+  Përveç kësaj, ai u ndau+ tërë izraelitëve, si burrave, ashtu edhe grave, gjithsecilit, një bukë, një kulaç hurmash Arabie dhe një kulaç prej rrushi të thatë.  Pastaj, për të kujtuar,+ për të falënderuar+ dhe për të lëvduar+ Jehovain, Perëndinë e Izraelit, ai vuri si shërbëtorë+ përpara arkës së Jehovait disa levitë:+  Asafin,+ që ishte kreu, Zakarinë, që vinte i dyti pas tij, Jejelin, Shemiramotin, Jehielin, Matitinë, Eliabin, Benajahun, Obed-Edomin dhe Jejelin,+ me vegla me tela dhe me harpa,+ Asafin,+ që u binte fort+ cimbaleve  dhe priftërinjtë Benajah dhe Jahaziel, që u binin vazhdimisht trumbetave+ përpara arkës së besëlidhjes së Perëndisë së vërtetë.  Pikërisht atë ditë, Davidi u dha+ për herë të parë Asafit+ dhe vëllezërve të tij një psalm që e kishte kompozuar vetë, me të cilin të falënderonin+ Jehovain:   «Falënderoni Jehovain,+ thërritni emrin e tij!+Tregojuni popujve+ veprat e tij!   Këndoni+ për të e luani melodi,+mbani në mendje tërë veprat e tij të mrekullueshme!+ 10  Krenohuni me emrin+ e tij të shenjtë!+Le të gëzojë+ zemra e atyre që kërkojnë Jehovain! 11  Kërkoni Jehovain dhe forcën e tij!+Kërkoni vazhdimisht pëlqimin* e tij!+ 12  Kujtoni veprat e mrekullueshme që ka kryer,+mrekullitë dhe vendimet gjyqësore që dalin nga goja e tij,+ 13  o pasardhës të Izraelit, shërbëtorit të tij,+ju bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!+ 14  Ai është Jehovai, Perëndia ynë.+ Vendimet e tij gjyqësore+ vlejnë për gjithë tokën. 15  Kujtoni besëlidhjen e tij përgjithmonë,+dhe për një mijë breza, fjalën që urdhëroi;+ 16  besëlidhjen që bëri me Abrahamin,+dhe betimin që i bëri Isakut,+ 17  atë betim që ia përsëriti edhe Jakobit,+si një besëlidhje të përhershme për Izraelin,+ 18  duke thënë: ‘Ty do të ta jap Kanaanin,+që të jetë pjesa dhe trashëgimia jote.’+ 19  Kjo ndodhi kur ishit pak në numër,+po, shumë pak, dhe të huaj në të.+ 20  Kur endeshin nga njëri komb në tjetrin,+nga një mbretëri në një popull tjetër.+ 21  Ai nuk lejoi t’ua hante kush hakun,+përkundrazi, për shkak të tyre qortoi mbretër,+ 22  dhe tha: ‘Mos i prekni të mirosurit e mi,e mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi.’+ 23  Këndojini Jehovait të gjithë ju banorët e tokës!+Njoftoni ditë për ditë shpëtimin që sjell ai!+ 24  Tregojuni kombeve lavdinë e tij,dhe gjithë popujve veprat e tij të mrekullueshme! 25  Se Jehovai është i madh dhe i denjë të lëvdohet shumë,+atij është për t’ia pasur frikën më shumë se tërë perëndive.+ 26  Sepse tërë perënditë e popujve janë të kota,+kurse Jehovai ka bërë qiejt.+ 27  Lavdia dhe shkëlqimi janë para tij,+forca dhe gëzimi janë në vendin e tij.+ 28  Pranoni Jehovain, o fise të tërë popujve,jepini Jehovait lavdi dhe pranoni forcën e tij!+ 29  Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri+ i tij,sillni një dhuratë dhe ejani para tij!+Përkuluni para Jehovait të stolisur me veshje të shenjta.+ 30  Përpëlituni nga dhembjet e forta për shkak të tij, të gjithë ju banorët e tokës!Toka është vendosur fort:Kurrë nuk do të lëkundet dot.+ 31  Le të gëzojnë qiejt e të ketë hare toka,+le të thonë ata ndër kombe: ‘Jehovai është bërë mbret!’+ 32  Le të gjëmojë deti dhe çdo gjë që ai mban,+le të ngazëllojë fusha dhe çdo gjë që është në të!+ 33  Në të njëjtën kohë, drurët e pyllit le të shpërthejnë në britma gëzimi për shkak të Jehovait,+sepse ai ka ardhur të gjykojë tokën.+ 34  Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë+dhe dashamirësia+ e tij zgjat në jetë të jetëve. 35  Thoni: ‘Na shpëto, o Perëndi i shpëtimit+ tonë,na mblidh e na çliro nga kombet,+që të falënderojmë emrin+ tënd të shenjtë dhe me ngazëllim të flasim, duke të lëvduar.+ 36  I bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, në jetë të jetëve!’»+Dhe mbarë populli tha: «Amin!» dhe lëvdoi Jehovain.+ 37  Pastaj ai la përpara arkës së besëlidhjes së Jehovait, Asafin+ dhe vëllezërit e tij për të shërbyer+ vazhdimisht para Arkës, sipas nevojës së çdo dite.+ 38  Obed-Edomin dhe gjashtëdhjetë e tetë vëllezërit e tij, Obed-Edomin, birin e Jeduthunit, dhe Hosahun i la si derëtarë. 39  Priftin Sadok+ dhe vëllezërit e tij priftërinj i la para tabernakullit të Jehovait, në vendin e lartë që ishte në Gibeon,+ 40  për t’i bërë vazhdimisht Jehovait blatime të djegura në altarin e blatimeve të djegura, në mëngjes e në mbrëmje, dhe për gjithë sa është shkruar në ligjin e Jehovait që ia dha si urdhër Izraelit.+ 41  Bashkë me këta ishte edhe Hemani,+ Jeduthuni dhe pjesa tjetër e burrave të zgjedhur që ishin caktuar+ me emër për të falënderuar Jehovain,+ sepse «dashamirësia+ e tij zgjat në jetë të jetëve». 42  Hemani+ e Jeduthuni+ u binin trumbetave,+ cimbaleve dhe veglave muzikore për këngën e Perëndisë së vërtetë. Bijtë+ e Jeduthunit ishin te porta. 43  Gjithë populli iku, gjithsekush në shtëpinë e vet.+ Kështu Davidi shkoi rreth e përqark për të bekuar shtëpinë e tij.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «kërkoni fytyrën».