1 Kronikave 15:1-29

15  Davidi vazhdoi të ndërtonte për vete shtëpi+ në Qytetin e Davidit, përgatiti një vend+ për arkën e Perëndisë së vërtetë dhe ngriti një tendë për të.  Pikërisht atëherë Davidi tha: «Askush nuk ka për ta mbartur arkën e Perëndisë së vërtetë përveç levitëve, sepse këta ka zgjedhur Jehovai për të mbartur arkën e Jehovait+ dhe për t’i shërbyer+ atij brez pas brezi.»  Atëherë Davidi mblodhi gjithë Izraelin në Jerusalem+ për ta çuar arkën+ e Jehovait në vendin që kishte përgatitur.  Davidi mblodhi bijtë e Aaronit+ dhe levitët.  Nga bijtë e Kehathit, Urielin,+ kreun, dhe njëqind e njëzet vëllezërit e tij;  nga bijtë e Merarit,+ Asajahun,+ kreun, dhe dyqind e njëzet vëllezërit e tij;  nga bijtë e Gershomit,+ Joelin,+ kreun, dhe njëqind e tridhjetë vëllezërit e tij;  nga bijtë e Elizafanit,+ Shemajahun,+ kreun, dhe dyqind vëllezërit e tij;  nga bijtë e Hebronit, Elielin, kreun, dhe tetëdhjetë vëllezërit e tij; 10  nga bijtë e Uzielit,+ Aminadabin, kreun, dhe njëqind e dymbëdhjetë vëllezërit e tij. 11  Përveç kësaj, Davidi thirri priftërinjtë Sadok+ e Abiatar+ dhe levitët Uriel,+ Asajah,+ Joel,+ Shemajah,+ Eliel+ e Aminadab 12  dhe u tha: «Ju jeni krerët+ e shtëpive atërore të levitëve. Shenjtërohuni,+ ju dhe vëllezërit tuaj, dhe ngjiteni arkën e Jehovait, Perëndisë së Izraelit, në vendin që kam përgatitur. 13  Sepse herën e parë që nuk bëtë kështu,+ Jehovai, Perëndia ynë, krijoi një të çarë midis nesh,+ sepse nuk e kërkuam sipas mënyrës së duhur.»+ 14  Kështu priftërinjtë dhe levitët u shenjtëruan+ për të ngjitur arkën e Jehovait, Perëndisë së Izraelit. 15  Pas kësaj, bijtë e levitëve filluan ta mbartnin+ arkën e Perëndisë së vërtetë me shkopinj mbi supe, ashtu siç i urdhëroi Moisiu me anë të fjalës së Jehovait.+ 16  Atëherë Davidi u tha krerëve të levitëve t’i vinin vëllezërit e tyre këngëtarë+ me vegla muzikore,+ me vegla me tela,+ me harpa+ dhe me cimbale,+ që t’u binin fort e të dëgjohej një tingull gëzimi. 17  Kështu levitët vunë Hemanin,+ birin e Joelit dhe, nga vëllezërit e tij, Asafin,+ birin e Berekisë, kurse nga bijtë e Merarit, vëllezërit e tyre, vunë Etanin,+ birin e Kushajahut. 18  Me ta vunë edhe vëllezërit e tyre nga ndarja e dytë:+ Zakarinë,+ Benin, Jazielin, Shemiramotin, Jehielin, Unin, Eliabin, Benajahun, Masejahun, Matitinë, Elifelehun, Miknejahun e derëtarët Obed-Edom+ dhe Jejel; 19  këngëtarët Heman,+ Asaf+ dhe Etan për t’u rënë fort+ cimbaleve prej bakri; 20  Zakarinë, Azielin,+ Shemiramotin, Jehielin, Unin, Eliabin, Masejahun dhe Benajahun, me vegla me tela të akorduara në Alamoth;*+ 21  Matitinë,+ Elifelehun, Miknejahun, Obed-Edomin, Jejelin dhe Azaziahun, me harpa+ të akorduara në Sheminith,*+ për të qenë dirigjues; 22  Kenaniahun,+ kreun e levitëve në transport, atë që jepte udhëzime për transportin, se ishte mjeshtër+ për këtë gjë; 23  Berekinë dhe Elkanahun, derëtarë+ për Arkën; 24  Shebaniahun, Joshafatin, Netanelin, Amasain, Zakarinë, Benajahun dhe Eliezerin, priftërinj që u binin fort trumbetave+ përpara arkës së Perëndisë së vërtetë, dhe Obed-Edomin e Jehijahun, derëtarë për Arkën. 25  Davidi,+ pleqtë e Izraelit+ dhe krerët+ e mijësheve ecnin udhës për të sjellë me gëzim+ arkën e besëlidhjes së Jehovait nga shtëpia e Obed-Edomit.+ 26  Kur Perëndia i vërtetë i ndihmoi+ levitët gjatë mbartjes së arkës së besëlidhjes së Jehovait, ata flijuan shtatë dema të rinj dhe shtatë desh.+ 27  Davidi kishte veshur një petk pa mëngë prej cope të punuar hollë, e po kështu edhe gjithë levitët që mbartnin Arkën, këngëtarët dhe Kenaniahu,+ kreu që drejtonte transportin që bënin këngëtarët,+ vetëm se Davidi kishte veshur edhe një efod*+ liri. 28  Tërë izraelitët po e ngjitnin arkën e besëlidhjes së Jehovait me britma të gëzueshme,+ me të rëna briri,+ me trumbeta+ dhe me cimbale,+ duke u rënë fort veglave me tela dhe harpave.+ 29  Kur arka e besëlidhjes+ së Jehovait mbërriti në Qytetin e Davidit, Mikala,+ bija e Saulit, teksa shikonte nga dritarja, pa mbretin David që hidhej përpjetë e festonte.+ E ajo filloi ta përbuzte+ në zemër të vet.

Shënime në fund të faqes

Një term muzikor i pashpjeguar në hebraisht. Ndoshta u referohej zërave soprano të vajzave të reja ose falsetit të djemve.
Një term në hebraisht, që ndoshta i referohej notës së tetë ose një oktave më të ulët.
Ndoshta një veshje si përparëse, me dy pjesë, para dhe prapa.