1 Kronikave 13:1-14

13  Davidi u këshillua me krerët e mijësheve e të qindësheve dhe me çdo udhëheqës.+  Pastaj i tha gjithë kongregacionit të Izraelit: «Nëse e shihni të udhës dhe nëse është e pranueshme për Jehovain, Perëndinë tonë, le t’u çojmë fjalë vëllezërve tanë që kanë mbetur në gjithë vendet e Izraelit,+ e bashkë me ta edhe priftërinjve+ dhe levitëve+ në qytetet+ e tyre me kullota, që të mblidhen bashkë me ne.  Le ta sjellim këtu te ne arkën+ e Perëndisë tonë.» Sepse në ditët e Saulit+ nuk ishin kujdesur për të.  Atëherë gjithë kongregacioni tha të vepronin ashtu, pasi kjo gjë u duk e drejtë në sytë e tërë popullit.+  Prandaj Davidi mblodhi+ gjithë Izraelin, nga lumi i Egjiptit+ deri në hyrje të Hamathit,+ për ta sjellë arkën+ e Perëndisë së vërtetë nga Kiriat-Jearimi.+  Davidi dhe gjithë Izraeli u ngjitën në Baalah,+ në Kiriat-Jearim, që i përket Judës. Ata u ngjitën për të mbartur që andej arkën e Perëndisë së vërtetë, Jehovait, që rri ulur mbi kerubinët,+ arkën ku thirret emri i tij.  Megjithatë, ata e hipën arkën e Perëndisë së vërtetë mbi një qerre+ të re që u nis nga shtëpia e Abinadabit. Asaj i prinin Uzahu e Ahioja.+  Davidi dhe gjithë Izraeli festonin+ para Perëndisë së vërtetë me gjithë fuqinë, me këngë,+ me harpa,+ me vegla me tela,+ me dajre,+ me cimbale dhe me trumbeta.+  Kur mbërritën te lëmi i Kidonit,+ Uzahu shtriu dorën për të kapur Arkën,+ sepse demat gati e përmbysën. 10  Në çast Jehovait iu ndez zemërimi kundër Uzahut dhe e goditi, meqë kishte zgjatur dorën mbi Arkën,+ dhe ai vdiq aty, para Perëndisë.+ 11  Davidi u zemërua,+ sepse Jehovai kishte krijuar një të çarë duke shpërthyer me zemërim kundër Uzahut. Prandaj, ai vend quhet Perez-Uzah deri sot e kësaj dite. 12  Atë ditë Davidi u frikësua nga Perëndia i vërtetë+ dhe tha: «Si do ta sjell tek unë arkën e Perëndisë së vërtetë?»+ 13  Davidi nuk e mori Arkën me vete në Qytetin e Davidit, por e çoi në shtëpinë e gititit+ Obed-Edom.+ 14  Arka e Perëndisë së vërtetë qëndroi në shtëpinë e Obed-Edomit me ata të shtëpisë së tij+ për tre muaj. Jehovai i bekoi+ ata të shtëpisë së Obed-Edomit dhe gjithë sa kishte ai.

Shënime në fund të faqes