1 Kronikave 12:1-40

12  Këta vajtën te Davidi në Ziklag,+ kur ai ende nuk mund të lëvizte lirisht për shkak të Saulit,+ birit të Kishit. Këta ishin midis burrave të fuqishëm,+ që ndihmonin në luftë,  të armatosur me harqe, që përdornin si dorën e djathtë, ashtu edhe të majtën+ për të hedhur gurë+ ose shigjeta+ me hark.+ Ata ishin vëllezër të Saulit, prej Beniaminit.  Kreu ishte Ahizeri dhe pastaj vinte Joashi, bijtë e gibeatitit+ Shemah, Jezieli dhe Peleti, bijtë e Azmavetit,+ Berakahu dhe anatothiti+ Jeh,  gibeoniti Ishmajah,+ një burrë i fuqishëm ndër të tridhjetët+ dhe në krye të të tridhjetëve; Jeremia, Jahazieli, Johanani, Jozabad gederathiti,+  Eluzai, Jerimoti, Bealiahu, Shemariahu, Shefatiah harifiti,  Elkanahu, Ishiahu, Azareli, Joezeri, Jashobeami, korahitët,+  Joelahu dhe Zebadiahu, bijtë e Jerohamit nga Gedori.  Disa prej gaditëve u ndanë më vete dhe morën anën e Davidit në shkretëtirë,+ në vendin ku ishte e vështirë të arrije. Ata ishin burra trima e të fuqishëm, ushtarë gati për luftë, që mbanin gati mburojën e madhe dhe heshtën,+ fytyrat e të cilëve ishin si ato të luanëve,+ dhe ishin të shpejtë+ si gazelat në male.  Ezeri ishte kreu, Abdia i dyti, Eliabi i treti, 10  Mishmanahu i katërti, Jeremia i pesti, 11  Atai i gjashti, Elieli i shtati, 12  Johanani i teti, Elzabadi i nënti, 13  Jeremia i dhjeti, Makbanai i njëmbëdhjeti. 14  Këta ishin bijtë e Gadit,+ krerë të ushtrisë. Më i vogli ishte i barabartë me njëqind dhe më i madhi me një mijë.+ 15  Këta janë ata që kaluan Jordanin+ muajin e parë, kur ai dilte jashtë nga shtrati,+ dhe i dëbuan pastaj të gjithë ata të ultësirave, në lindje e në perëndim. 16  Disa prej bijve të Beniaminit dhe të Judës vajtën deri te vendi ku ishte vështirë të arrihej,+ te Davidi. 17  Pastaj Davidi doli përpara tyre e u tha: «Në keni ardhur për paqe,+ që të më ndihmoni, do të jem me ju me gjithë zemër.+ Por, në keni ardhur për të më tradhtuar te kundërshtarët e mi, kur duart+ e mia janë të pastra nga çdo e keqe, atëherë Perëndia+ i paraardhësve tanë le të shikojë dhe le të vërë dorë.»+ 18  Dhe fryma+ e Perëndisë e pushtoi Amasain, kreun e tridhjetëshes, i cili tha:«Të tutë jemi, o David, dhe me ty jemi,+ o bir i Jeseut!Paqja, paqja qoftë me ty! Paqja qoftë me ata që të ndihmojnë,sepse Perëndia yt të ka ndihmuar!»+Atëherë Davidi i priti dhe i vuri ndër krerët e trupave.+ 19  Disa nga ata të Manaseut dezertuan e shkuan te Davidi, kur ai vajti për të luftuar me filistinët+ kundër Saulit. Mirëpo Davidi nuk i ndihmoi, ngaqë sundimtarët e aleancës+ filistine u këshilluan me njëri-tjetrin dhe e përzunë duke thënë: «Ai do të dezertojë për te zotëria i tij, Sauli, dhe ka për të vënë në rrezik kokat tona.»+ 20  Kur vajti në Ziklag,+ nga Manaseu dezertuan e shkuan tek ai: Adnahu, Jozabadi, Jediaeli, Mikaeli, Jozabadi, Elihu dhe Ziletai, krerë+ të mijësheve që i përkitnin Manaseut. 21  Ata i erdhën në ndihmë Davidit kundër bandës së kusarëve,+ pasi të gjithë ishin burra të fuqishëm+ e sypatrembur. Ata u bënë krerë në ushtri. 22  Populli shkonte+ ditë për ditë te Davidi që ta ndihmonte, derisa u bë një ushtri e madhe,+ si ushtria e Perëndisë.+ 23  Ky ishte numri i krerëve të atyre që ishin armatosur, të cilët shkuan te Davidi në Hebron+ për t’i dorëzuar mbretërinë+ e Saulit, sipas urdhrit që kishte dhënë Jehovai.+ 24  Bijtë e Judës që mbanin mburoja të mëdha dhe heshta, ishin gjashtë mijë e tetëqind veta, të pajisur për ushtri. 25  Nga bijtë e Simeonit, burra të fuqishëm e sypatrembur të ushtrisë, ishin shtatë mijë e njëqind veta. 26  Nga bijtë e levitëve, katër mijë e gjashtëqind veta. 27  Jehojada ishte udhëheqësi+ i bijve të Aaronit,+ dhe me të ishin tre mijë e shtatëqind veta. 28  Veç këtyre ishte edhe Sadoku,+ një i ri i fuqishëm e sypatrembur, dhe njëzet e dy krerë të shtëpisë së paraardhësve të tij. 29  Nga bijtë e Beniaminit,+ vëllezërit e Saulit,+ ishin tre mijë veta, dhe deri atëherë pjesa më e madhe e tyre e kishin ruajtur mirë shtëpinë e Saulit. 30  Nga bijtë e Efraimit ishin njëzet mijë e tetëqind veta, burra të fuqishëm+ e sypatrembur, burra me famë, sipas shtëpive të paraardhësve të tyre. 31  Nga gjysma e fisit të Manaseut+ ishin tetëmbëdhjetë mijë veta. Këta ishin caktuar me emër që të shkonin për ta bërë Davidin mbret. 32  Nga bijtë e Isakarit,+ që kishin aftësi dalluese për të kuptuar se çfarë duhej të bënte+ Izraeli në kohën+ e duhur, ishin dyqind krerë. Gjithë vëllezërit e tyre ishin nën urdhrat e tyre. 33  Nga Zabuloni,+ ata që shkonin ushtarë, që rreshtoheshin në formacion beteje me tërë armët e luftës, ishin pesëdhjetë mijë veta. Zemra e atyre që u mblodhën rreth Davidit, nuk ishte me dy faqe. 34  Nga Neftali+ kishte një mijë krerë, dhe me ta ishin tridhjetë e shtatë mijë veta me mburojë të madhe e me heshtë. 35  Nga danitët, ata që u rreshtuan në formacion beteje, ishin njëzet e tetë mijë e gjashtëqind veta. 36  Nga Asheri,+ ata që shkonin ushtarë për t’u rreshtuar në formacion beteje, ishin dyzet mijë veta. 37  Nga përtej Jordanit,+ nga rubenitët, nga gaditët dhe nga gjysma e fisit të Manaseut, ishin njëqind e njëzet mijë veta me gjithë armët e ushtrisë. 38  Të gjithë këta ishin luftëtarë, që mblidheshin në ballë të betejës. Ata erdhën me gjithë zemër+ në Hebron për ta bërë Davidin mbret të tërë Izraelit. Gjithashtu, tërë mbetja e Izraelit ishte në një mendje për ta bërë Davidin mbret.+ 39  Ata qëndruan atje me Davidin tri ditë, duke ngrënë e duke pirë,+ sepse vëllezërit e tyre kishin bërë përgatitje për ta. 40  Gjithashtu, edhe ata që ishin pranë tyre, madje edhe nga Isakari,+ Zabuloni+ dhe Neftali,+ sillnin ushqim me gomarë,+ me deve, me mushka dhe me gjedhë, ushqime të bëra me miell,+ bukëfiqe,+ kuleç prej rrushi të thatë,+ verë,+ vaj,+ gjedhë+ e dhen+ në sasi të madhe, sepse në Izrael kishte gëzim.+

Shënime në fund të faqes