1 Kronikave 11:1-47

11  Atëherë tërë izraelitët+ u mblodhën së bashku te Davidi në Hebron+ dhe thanë: «Ja, ne jemi kocka dhe mishi yt.+  Si dje, edhe më parë, madje edhe kur mbretëronte Sauli, ti i prije+ Izraelit. Jehovai, Perëndia yt, të tha: ‘Ti do ta kullotësh+ popullin tim, Izraelin, dhe ti do të bëhesh prijës+ i popullit tim, Izraelit.’»  Kështu, tërë pleqtë e Izraelit vajtën te mbreti në Hebron, dhe atje Davidi bëri me ta një besëlidhje para Jehovait. Pas kësaj ata e mirosën+ Davidin si mbret të Izraelit, sipas fjalës+ që kishte thënë Jehovai nëpërmjet Samuelit.+  Më vonë Davidi dhe tërë Izraeli shkuan në Jerusalem,+ domethënë në Jebus,+ banorët e të cilit ishin jebusitët.+  Banorët e Jebusit nisën t’i thoshin Davidit: «Ti s’ke për të hyrë këtu!»+ E megjithatë Davidi e mori kalanë e Sionit,+ domethënë Qytetin e Davidit.+  Kështu Davidi tha: «Kush i godet+ i pari jebusitët, do të bëhet prijës dhe princ.» Dhe Joabi,+ biri i Zerujasë, u ngjit i pari e u bë prijës.  Davidi u vendos në një vend ku ishte e vështirë të arrije.+ Për këtë arsye ky vend u quajt Qyteti i Davidit.+  Ai filloi të ndërtonte qytetin rreth e qark, nga Bregorja deri në rrethinat e tij, kurse Joabi rindërtoi+ pjesën tjetër të qytetit.  Davidi vazhdoi të bëhej gjithnjë e më i madh,+ sepse Jehovai i ushtrive ishte me të.+ 10  Këta janë krerët e burrave të fuqishëm+ të Davidit, që bashkë me gjithë Izraelin e mbështetën me të gjitha forcat gjatë mbretërimit të tij, për ta bërë mbret, sipas fjalës+ që kishte thënë Jehovai për Izraelin. 11  Kjo është lista e burrave të fuqishëm të Davidit: Jashobeami,+ biri i një hakmoniti, kreu i treshes. Ai e vringëlloi heshtën kundër treqind vetave dhe i vrau në një herë të vetme.+ 12  Pas tij ishte Eleazari,+ biri i Dodit, ahohitit.+ Ai ishte një nga tre burrat e fuqishëm.+ 13  Ky ishte me Davidin në Pas-Damim,+ ku filistinët ishin mbledhur për luftë. Kishte një pjesë are plot me elb dhe populli ia kishte mbathur për shkak të filistinëve,+ 14  por ai zuri vend në mes të kësaj pjese, e çliroi atë dhe i goditi filistinët. Kështu Jehovai solli një shpëtim të madh.+ 15  Në kohën që një kamp filistinësh fushonte në ultësirën e Refaimit,+ tre nga tridhjetë+ krerët zbritën te shkëmbi, te Davidi, në shpellën e Adulamit.+ 16  Në atë kohë Davidi gjendej në vendin ku ishte e vështirë të arrije,+ kurse një garnizon i filistinëve+ ndodhej atëherë në Betlehem. 17  Pas njëfarë kohe Davidi pati një dëshirë të madhe dhe tha: «Ah, sikur të pija+ ca ujë nga sterna e Betlehemit+ që është te porta!» 18  Atëherë këta të tre çanë përmes kampit të filistinëve dhe nxorën ujë nga sterna e Betlehemit, që është te porta, dhe ia sollën Davidit.+ Megjithatë Davidi nuk pranoi ta pinte, por e derdhi para Jehovait+ 19  dhe tha: «Nga respekti që kam për Perëndinë, s’më ka shkuar kurrë ndër mend të bëj një gjë të tillë! Të pi unë gjakun+ e këtyre burrave që vunë në rrezik shpirtin e tyre?! Sepse ata e sollën atë duke vënë në rrezik shpirtin e tyre.» Dhe nuk pranoi ta pinte.+ Këto gjëra bënë tre burrat e fuqishëm. 20  Abishai,+ vëllai i Joabit,+ u bë kreu i treshes së dytë. Ai e vringëlloi heshtën kundër treqind vetave dhe i vrau. Fama e tij ishte si ajo e treshes. 21  Nga të tre ai dallohej më shumë se dy të tjerët, dhe u bë kreu i tyre. E megjithatë nuk arriti+ të ishte si tre të parët. 22  Benajahu+ ishte biri i Jehojadës,+ biri i një burri trim. Bëmat e tij në Kabzel+ ishin të shumta. Ai vrau dy bijtë e Arielit nga Moabi, dhe po ai zbriti e vrau një luan+ brenda një grope uji një ditë që binte borë. 23  Ky vrau egjiptianin, një burrë me shtat të jashtëzakonshëm, pesë kute i gjatë.+ Egjiptiani kishte në dorë një heshtë+ si shuli i tezgjahut, megjithatë ky zbriti drejt tij me një shkop, ia rrëmbeu heshtën nga dora dhe e vrau me heshtën e tij.+ 24  Këto gjëra bëri Benajahu, biri i Jehojadës. Ai bëri emër ndër tre burrat e fuqishëm. 25  Ndonëse dallohej më shumë se të tridhjetët, prapëseprapë, ai nuk arriti në rangun e treshes së parë.+ Gjithsesi, Davidi e vuri në krye të truprojës së vet.+ 26  Burrat e fuqishëm të forcave ushtarake ishin: Asaheli,+ vëllai i Joabit, Elhanani,+ biri i Dodit nga Betlehemi, 27  haroriti Shamot,+ peloniti+ Helez, 28  Ira,+ biri i tekoitit Ikesh, anatothiti Abi-Ezer,+ 29  hushahiti Sibekai,+ ahohiti+ Ilai, 30  netofathiti+ Maharai,+ Heledi,+ biri i netofathitit Baanah, 31  Ithai, biri i Ribait+ nga Gibeahu,+ prej bijve të Beniaminit;+ piratoniti Benajah,+ 32  Hurai nga luginat e përroit të Gashit,+ arbathiti Abiel, 33  baharumiti Azmavet,+ shalboniti Eliaba, 34  bijtë e gizonitit Hashem, Jonatani,+ biri i hararitit Shage, 35  Ahiami, biri i hararitit Sahar,+ Elifali,+ biri i Urit, 36  mekeratiti Hefer, peloniti Akijah, 37  karmeliti Hezro,+ Narai, biri i Ezbait, 38  Joeli, vëllai i Natanit,+ Mibhari, biri i Hagrit, 39  amoniti Zelek, beerotiti Naharai, shqytari i Joabit, birit të Zerujasë, 40  ithriti Ira, ithriti Gareb,+ 41  hititi+ Uriah,+ Zabadi, biri i Ahlait, 42  Adinai, biri i rubenitit Shiza, një prej krerëve të rubenitëve, me të cilin ishin tridhjetë veta; 43  Hanani, biri i Makahës, dhe mitniti Joshafat, 44  ashteratiti Uzia, Shamai dhe Jejeli, bij të aroeritit Hotam, 45  Jediaeli, biri i Shimrit, dhe vëllai i tij, tiziti Joha, 46  mahaviti Eliel, Jeribai e Joshavia, bijtë e Elnaamit, dhe moabiti Ithmah. 47  Elieli, Obedi dhe mezobaiti Jasiel.

Shënime në fund të faqes