1 Kronikave 10:1-14

10  Filistinët+ bënë luftë me Izraelin. Burrat e Izraelit ia mbathën para filistinëve dhe ranë të vrarë në malin e Gilboas.+  Filistinët i ndoqën këmba-këmbës Saulin dhe bijtë e tij e arritën të vritnin Jonatanin,+ Abinadabin+ dhe Malki-Shuan,+ bijtë e Saulit.+  Lufta kundër Saulit u ashpërsua. Në fund, harkëtarët e gjetën dhe ata e plagosën.+  Atëherë Sauli i tha shqytarit të tij:+ «Zhvishe shpatën+ dhe shpomë tejpërtej, që të mos vijnë këta të parrethprerë+ e të më keqtrajtojnë.»+ Por shqytari i tij nuk donte,+ sepse kishte shumë frikë. Kështu Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.+  Kur pa që Sauli kishte vdekur, edhe shqytari u hodh mbi shpatë dhe vdiq.+  Kështu Sauli dhe tre bijtë e tij vdiqën.+ Në të njëjtën kohë me ta vdiqën edhe të gjithë ata të shtëpisë së tij që ishin me të.  Kur të gjithë burrat e Izraelit që ishin në ultësirë, panë se ushtarët ia kishin mbathur dhe se Sauli e bijtë e tij kishin vdekur, filluan t’i linin qytetet e tyre dhe t’ia mbathnin.+ Pas kësaj filistinët hynë dhe u vendosën atje.  Të nesërmen, kur filistinët vajtën të zhvishnin+ të vrarët, gjetën Saulin dhe bijtë e tij që kishin rënë në malin e Gilboas.+  Atëherë ata e zhveshën, i prenë kokën+ e i hoqën armaturën dhe dërguan fjalë në vendin e filistinëve rreth e qark, që të njoftoheshin+ idhujt e tyre+ dhe populli. 10  Pastaj e vunë armaturën e tij në tempullin e perëndisë së tyre,+ kurse kafkën e tij e mbërthyen në shtëpinë e Dagonit.+ 11  Tërë ata të Jabeshit+ në Galaad dëgjuan gjithçka që i kishin bërë filistinët Saulit.+ 12  Atëherë, të gjithë burrat trima u çuan e morën kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij, i çuan në Jabesh e i varrosën eshtrat e tyre nën pemën e madhe+ në Jabesh+ dhe agjëruan+ shtatë ditë. 13  Kështu, Sauli vdiq për shkak të jobesnikërisë,+ sepse nuk tregoi besim te Jehovai, duke mos respektuar fjalën e Jehovait, si edhe sepse kërkoi një medium*+ për ta pyetur. 14  Ai nuk pyeti Jehovain.+ Prandaj ky e bëri të vdesë dhe ia dorëzoi mbretërinë Davidit, birit të Jeseut.+

Shënime në fund të faqes

Persona që ndërmjetësojnë komunikimin me demonët e fallit. LXX: «ventrilok»; Lat.: magos, (astrologë). Shih Ve 16:16.