Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Korintasve 7:1-40

7  Sa për gjërat që shkruat, është mirë për njeriun të mos prekë+ grua.  Megjithatë, për shkak të përhapjes së kurvërisë,+ çdo burrë le të ketë gruan e vet+ dhe çdo grua të ketë burrin e vet.  Burri le të plotësojë detyrimin që ka ndaj gruas së vet,+ por edhe gruaja të bëjë po ashtu ndaj burrit.+  Gruaja nuk ka autoritet mbi trupin e saj, por burri.+ Edhe burri nuk ka autoritet mbi trupin e tij, por gruaja.+  Mos ia mohoni njëri-tjetrit+ këtë detyrim, veç nëse jeni marrë vesh për një kohë të caktuar,+ që t’i kushtoni kohë lutjes, dhe pastaj bashkohuni përsëri, që Satanai të mos vazhdojë t’ju tundojë,+ nga mungesa e vetëpërmbajtjes.+  Gjithsesi, këtë po e them si lëshim,+ jo si një urdhër.+  Por do të desha që të gjithë të ishin siç jam unë.+ Sidoqoftë, secili ka nga Perëndia dhuratën e vet,+ dikush kështu e dikush ashtu.  Të pamartuarve+ dhe vejushave po u them se për ta është mirë të mbeten siç jam edhe unë.+  Por, nëse nuk kanë vetëkontroll,+ le të martohen, sepse është më mirë të martohesh,+ se të digjesh nga pasioni.+ 10  Të martuarit po i udhëzoj, megjithatë jo unë, por Zotëria,+ që gruaja të mos ndahet nga burri.+ 11  Nëse ndahet, le të mbetet e pamartuar ose përndryshe të pajtohet sërish me burrin. Edhe burri nuk duhet ta lërë gruan. 12  Por të tjerëve po u them, po, unë, jo Zotëria:+ nëse ndonjë vëlla ka një grua jobesimtare, e cila megjithatë është dakord të jetojë me të, ai të mos e lërë. 13  Edhe gruaja që e ka burrin jobesimtar, i cili megjithatë është dakord të jetojë me të, të mos e lërë burrin. 14  Sepse burri jobesimtar është shenjtëruar në lidhje me gruan e tij dhe gruaja jobesimtare është shenjtëruar në lidhje me vëllanë. Përndryshe, fëmijët tuaj do të ishin vërtet të papastër,+ por tani ata janë të shenjtë.+ 15  Mirëpo, nëse jobesimtari po largohet,+ le të largohet. Vëllai ose motra nuk janë të skllavëruar në këto rrethana, por Perëndia ju ka thirrur në paqe.+ 16  Sepse ku e di ti, o grua, që s’do ta shpëtosh burrin?+ Apo ku e di ti, o burrë, që s’do ta shpëtosh gruan?+ 17  Vetëm që secili të mbetet ashtu si i ka dhënë për pjesë+ Jehovai dhe ashtu si Ai e ka thirrur.+ Kështu urdhëroj+ në të gjitha kongregacionet. 18  A është thirrur ndonjë i rrethprerë?+ Le të mos bëhet i parrethprerë. A është thirrur ndonjë i parrethprerë?+ Le të mos rrethpritet.+ 19  Rrethprerja+ s’do të thotë gjë dhe parrethprerja+ s’do të thotë gjë, kurse mbajtja e urdhërimeve të Perëndisë, po.+ 20  Secili të mbetet+ në atë gjendje që u thirr.+ 21  A u thirre kur ishe skllav? Mos u merakos.+ Megjithatë, nëse mund të bëhesh i lirë, shfrytëzoje rastin. 22  Sepse kushdo në Zotërinë, që u thirr kur ishte skllav, është i liruari+ i Zotërisë. Edhe ai që u thirr kur ishte i lirë,+ është skllav+ i Krishtit. 23  Ju u bletë me një çmim,+ prandaj mos u bëni më skllevër+ të njerëzve. 24  Vëllezër, secili të mbetet i bashkuar me Perëndinë në po atë gjendje+ që u thirr. 25  Për sa u përket virgjëreshave, s’kam asnjë urdhër nga Zotëria, por po jap mendimin tim,+ si një njeri të cilit Zotëria i tregoi mëshirë+ për të qenë i besueshëm.+ 26  Duke pasur parasysh nevojën tonë të tanishme, unë mendoj që njeriu është mirë të mbetet ashtu siç është.+ 27  A je i lidhur me një grua?+ Mos kërko më të zgjidhesh.+ A je i zgjidhur nga gruaja? Mos kërko më grua. 28  Por, edhe nëse martohesh, nuk kryen mëkat.+ Edhe nëse një person i virgjër martohet, nuk kryen mëkat. Megjithatë, këta do të kenë shtrëngim në mish.+ Por unë po ju kursej. 29  Po ju them edhe këtë, vëllezër, se koha që mbetet është shkurtuar.+ Që sot e tutje, ata që kanë gra, të jenë sikur nuk kanë,+ 30  ata që qajnë, të jenë si ata që nuk qajnë, ata që gëzojnë, si ata që nuk gëzojnë, ata që blejnë, si ata që nuk zotërojnë gjë, 31  dhe ata që përdorin këtë botë,+ si ata që nuk e përdorin plotësisht, sepse skena e kësaj bote po ndryshon.+ 32  Në të vërtetë, unë dua që ju të jeni pa ankthe.+ Burri i pamartuar është në ankth për gjërat e Zotërisë, se si të fitojë miratimin e Zotërisë. 33  Kurse burri i martuar është në ankth+ për gjërat e botës, se si të fitojë miratimin e gruas,+ 34  dhe është i ndarë. Gruaja e pamartuar dhe virgjëresha janë në ankth për gjërat e Zotërisë,+ që të jenë të shenjta në trupin dhe në frymën e tyre. Kurse gruaja e martuar është në ankth për gjërat e botës, se si të fitojë miratimin e burrit.+ 35  Dhe këtë po e them për dobinë tuaj, jo për t’ju hedhur një lak, por për t’ju çuar në atë që është e hijshme+ dhe në atë që do të thotë shërbim i vazhdueshëm ndaj Zotërisë, pa shpërqendrim.+ 36  Megjithatë, nëse dikush mendon se nuk po sillet siç duhet me virgjërinë e vet,+ atëherë po ta ketë kaluar kështu lulen e rinisë dhe nëse gjëja më e mirë për të është të martohet, le të bëjë ç’të dojë, nuk mëkaton. Le të martohen.+ 37  Por, nëse dikush qëndron i vendosur në zemër të vet dhe nuk e ndien këtë nevojë, por i ka nën kontroll dëshirat e veta dhe e ka vendosur në zemër të ruajë virgjërinë, do të bëjë mirë.+ 38  Prandaj, kush e humb virgjërinë, duke u martuar, bën mirë,+ por kush nuk e humb, duke mos u martuar, do të bëjë edhe më mirë.+ 39  Gruaja është e lidhur me burrin gjatë gjithë kohës që ai është gjallë.+ Por, nëse burri bie në gjumin e vdekjes, ajo është e lirë të martohet me kë të dojë, vetëm në Zotërinë.+ 40  Megjithatë, sipas mendimit tim, është më e lumtur nëse mbetet siç është.+ Pa dyshim, mendoj se edhe unë kam frymën e Perëndisë.+

Shënime në fund të faqes