Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Korintasve 4:1-21

4  Prandaj, njerëzit le të na konsiderojnë si vartës+ të Krishtit dhe kujdestarë+ të sekretit të shenjtë+ të Perëndisë.  Në këtë rast, nga kujdestarët+ kërkohet që secili të gjendet i besueshëm.+  Për mua është fare e papërfillshme që të shqyrtohem nga ju ose nga një gjykatë njerëzore.+ Madje, unë nuk shqyrtoj as veten time.  Sepse unë e kam ndërgjegjen të pastër+ për çdo gjë. Megjithatë, me këtë nuk them se jam i drejtë, por se ai që më shqyrton mua është Jehovai.+  Prandaj, mos gjykoni+ asgjë përpara kohës së caktuar, derisa të vijë Zotëria,+ që do t’i nxjerrë në dritë gjërat e fshehta të errësirës+ dhe do t’i bëjë të dukshme qëllimet e zemrës.+ Atëherë gjithsecili do të marrë lëvdimin e vet nga Perëndia.+  Këto gjëra, vëllezër, i paraqita për të mirën tuaj, duke përdorur si shembull veten dhe Apolin,+ që në rastin tonë të mësoni këtë rregull: «Mos shko përtej gjërave të shkruara»,+ që asnjë të mos krekoset+ në favor të njërit kundër tjetrit.+  Sepse kush të ka bërë ty që të jesh ndryshe+ nga një tjetër? Në të vërtetë, ç’gjë ke ti që nuk e ke marrë?+ Nëse në të vërtetë e ke marrë,+ përse mburresh+ sikur nuk e ke marrë?  Tashmë jeni të ngopur, apo jo? Tashmë jeni të pasur, apo jo?+ Keni filluar të mbretëroni+ pa ne, apo s’është kështu? Do të desha të kishit filluar të mbretëronit, që edhe ne të mbretëronim me ju.+  Sepse më duket se ne apostujt, Perëndia na ka lënë të fundit në shfaqje,+ si njerëz të caktuar për të vdekur,+ sepse jemi bërë teatër+ për botën, për engjëjt+ dhe për njerëzit.+ 10  Ne jemi të marrë+ për shkak të Krishtit, por ju jeni të matur+ në Krishtin. Ne jemi të dobët,+ por ju jeni të fortë.+ Ju keni një reputacion të mirë,+ kurse ne jemi të çnderuar.+ 11  Deri në këtë orë vazhdojmë të kemi uri+ dhe etje,+ të jemi thuajse të zhveshur,+ të keqtrajtuar,+ të pastrehë+ 12  dhe të robtohemi,+ duke punuar me duart tona.+ Kur na shajnë, bekojmë;+ kur na përndjekin, durojmë;+ 13  kur na përgojojnë, përgjërohemi.+ Deri tani jemi bërë si plehrat e botës, fundërrinat e çdo gjëje.+ 14  Nuk po i shkruaj këto gjëra për t’ju turpëruar, por për t’ju këshilluar si fëmijët e mi të dashur.+ 15  Sepse, edhe po të keni dhjetë mijë edukatorë+ në Krishtin, pa dyshim që nuk keni shumë etër,+ ngaqë në Krishtin Jezu, unë jam bërë ati juaj nëpërmjet lajmit të mirë.+ 16  Ju përgjërohem, pra, bëhuni imituesit e mi.+ 17  Prandaj, po ju dërgoj Timoteun,+ meqë është biri im i dashur dhe i besueshëm+ në Zotërinë. Ai do t’ju sjellë ndër mend metodat e mia në shërbimin e Krishtit Jezu,+ ashtu si mësoj kudo në çdo kongregacion. 18  Disa janë krekosur,+ a thua sikur në të vërtetë nuk do të vija te ju. 19  Megjithatë, nëse është vullneti i Jehovait,+ do të vij te ju së shpejti, por jo për të njohur fjalët e atyre që krekosen, por fuqinë e tyre. 20  Sepse mbretëria e Perëndisë nuk qëndron në fjalë, por në fuqi.+ 21  Çfarë doni? Që të vij te ju me shkop,+ apo me dashuri dhe me frymë të butë?+

Shënime në fund të faqes