1 Korintasve 15:1-58

15  Tani, o vëllezër, po ju kujtoj lajmin e mirë+ që ju shpalla,+ të cilin e pranuat e në të cilin edhe qëndroni.+  Me anë të këtij lajmi të mirë që ju predikova, ju po shpëtoni,+ nëse po e mbani fort atë, veç nëse vërtet u bëtë më kot besimtarë.+  Mes gjërave të para, ju përcolla atë që unë vetë mora,+ domethënë se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,+  se u varros,+ po, se sipas Shkrimeve,+ u ngrit+ ditën e tretë+ nga të vdekurit,  se iu shfaq Kefës+ dhe pastaj të dymbëdhjetëve.+  Pas kësaj, iu shfaq njëherësh më shumë se pesëqind vëllezërve, pjesa më e madhe e të cilëve rrojnë deri më tani,+ por disa kanë rënë në gjumin e vdekjes.  Pas kësaj, ai iu shfaq Jakovit,+ pastaj gjithë apostujve,+  por të fundit nga të gjithë, m’u shfaq edhe mua,+ si dikujt të lindur para kohe.  Sepse unë jam më i vogli+ i apostujve dhe nuk jam i denjë të quhem apostull, ngaqë e përndoqa+ kongregacionin e Perëndisë. 10  Por, falë dashamirësisë së pamerituar+ të Perëndisë, jam ky që jam. Dhe dashamirësia e tij e pamerituar për mua nuk doli e kotë,+ madje jam munduar më tepër se të gjithë ata.+ Megjithatë jo unë, por dashamirësia e pamerituar e Perëndisë, që është me mua.+ 11  Prapëseprapë, si unë, si ata, predikojmë në këtë mënyrë, dhe në këtë mënyrë ju keni besuar.+ 12  Nëse për Krishtin po predikohet se është ngritur nga të vdekurit,+ si atëherë disa nga ju thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurve?+ 13  Nëse në të vërtetë nuk ka ringjallje të të vdekurve, atëherë as Krishti nuk është ngritur.+ 14  Por, nëse Krishti nuk është ngritur, predikimi ynë është me siguri i kotë, e po kështu dhe besimi ynë është i kotë.+ 15  Për më tepër, dalim edhe dëshmitarë të rremë për Perëndinë,+ sepse kemi dëshmuar+ kundër Perëndisë se ai ngriti Krishtin,+ që ai nuk e ka ngritur, nëse vërtet të vdekurit nuk do të ngrihen.+ 16  Nëse të vdekurit nuk do të ngrihen, atëherë as Krishti nuk është ngritur. 17  Veç kësaj, nëse Krishti nuk është ngritur, besimi juaj është i kotë dhe jeni akoma në mëkatet tuaja.+ 18  Në të vërtetë, edhe ata që kanë rënë në gjumin e vdekjes në unitet+ me Krishtin, kanë marrë fund.+ 19  Nëse kemi shpresuar te Krishti+ vetëm në këtë jetë, ndër të gjithë njerëzit, ne jemi më të mjerët. 20  Megjithatë, fakti është se Krishti është ngritur nga të vdekurit,+ si fryti i parë+ i atyre që kanë rënë në gjumin e vdekjes.+ 21  Meqë vdekja+ erdhi nëpërmjet një njeriu, edhe ringjallja+ e të vdekurve erdhi nëpërmjet një njeriu. 22  Ashtu si në Adamin të gjithë po vdesin,+ po kështu në Krishtin të gjithë do të ngjallen.+ 23  Por secili sipas radhës: Krishti fryti i parë,+ pastaj, gjatë pranisë së Krishtit, ata që i përkasin atij.+ 24  Dhe në fund, kur të ketë asgjësuar çdo qeveri, autoritet dhe fuqi, ai do t’ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë dhe Atit të tij.+ 25  Sepse, ai duhet të mbretërojë derisa Perëndia t’i ketë vënë të gjithë armiqtë nën këmbët e tij.+ 26  Armiku i fundit që do të asgjësohet, është vdekja.+ 27  Sepse Perëndia «nënshtroi çdo gjë nën këmbët e tij».+ Megjithatë, kur thotë se ‘çdo gjë është nënshtruar’,+ është e qartë se këtu përjashtohet ai që ia nënshtroi çdo gjë atij.+ 28  Kur çdo gjë t’i jetë nënshtruar atij,+ atëherë edhe vetë Biri do t’i nënshtrohet Atij+ që i nënshtroi çdo gjë, që Perëndia të jetë gjithçka për të gjithë.+ 29  Përndryshe, ç’do të bëjnë ata që po pagëzohen, që të jenë të vdekur?+ Nëse të vdekurit s’do të ngrihen fare,+ përse ata po pagëzohen+ për të qenë të tillë? 30  Përse edhe ne jemi në rrezik në çdo orë?+ 31  Unë përditë përballem me vdekjen,+ ashtu siç është e vërtetë që ngazëllohem+ për ju, vëllezër, në Krishtin Jezu, Zotërinë tonë. 32  Nëse jam kacafytur si burrat me bishat në Efes,+ ç’dobi kam pasur? Nëse të vdekurit nuk do të ngrihen, «le të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim».+ 33  Mos u mashtroni! Shoqëritë e këqija prishin zakonet e dobishme.+ 34  Bëhuni esëll+ në përputhje me drejtësinë dhe mos praktikoni mëkatin, sepse disa janë pa njohurinë e Perëndisë.+ Po ju flas që të turpëroheni.+ 35  Megjithatë, dikush do të pyesë: «Si do të ngrihen të vdekurit? Me ç’lloj trupi do të vijnë?»+ 36  O njeri i paarsyeshëm! Ajo që mbjell, nuk merr jetë, nëse më parë nuk vdes,+ 37  dhe sa për atë që mbjell, ti nuk mbjell trupin që do të zhvillohet, por një kokërr të zhveshur, grurë+ apo ç’të jetë tjetër, 38  kurse Perëndia i jep një trup,+ ashtu si t’i ketë pëlqyer atij,+ çdo fare trupin e vet. 39  Jo çdo mish është njëlloj, sepse tjetër është mishi i njeriut dhe tjetër është mishi i bagëtisë, tjetër është mishi i zogjve dhe tjetër ai i peshkut.+ 40  Ka trupa qiellorë+ dhe trupa tokësorë,+ mirëpo tjetër është lavdia+ e trupave qiellorë dhe tjetër ajo e trupave tokësorë. 41  Tjetër është lavdia e diellit,+ tjetër është lavdia e hënës+ dhe tjetër është lavdia e yjeve.+ Në të vërtetë, ylli ndryshon nga ylli për nga lavdia. 42  Kështu është edhe ringjallja e të vdekurve.+ Ai mbillet në prishje dhe ngrihet në paprishje.+ 43  Mbillet në çnderim+ dhe ngrihet në lavdi.+ Mbillet në dobësi+ dhe ngrihet në fuqi.+ 44  Mbillet trup fizik+ dhe ngrihet trup frymor.+ Nëse ka trup fizik, ka edhe frymor. 45  Madje është shkruar kështu: «Njeriu i parë, Adami, u bë një shpirt i gjallë.»+ Adami i fundit u bë një frymë+ jetëdhënëse.+ 46  Megjithatë, e para nuk është ajo që është frymore, por ajo që është fizike. Pastaj vjen ajo që është frymore.+ 47  Njeriu i parë është nga toka dhe i bërë nga pluhuri,+ kurse njeriu i dytë është nga qielli.+ 48  Ashtu siç ishte ai që u bë nga pluhuri,+ ashtu janë edhe të tjerët që janë bërë nga pluhuri. Dhe, ashtu siç është qiellori,+ ashtu janë edhe ata që janë qiellorë.+ 49  Ashtu si kemi mbartur shëmbëlltyrën+ e atij që është bërë nga pluhuri, ashtu do të mbartim edhe shëmbëlltyrën+ e qiellorit. 50  Sidoqoftë, po ju them këtë, vëllezër, se mishi e gjaku nuk e trashëgojnë dot mbretërinë e Perëndisë,+ dhe as prishja nuk trashëgon paprishje.+ 51  Ja, po ju them një sekret të shenjtë: ne nuk do të biem të gjithë në gjumin e vdekjes, por të gjithë do të shndërrohemi,+ 52  në një çast, sa hap e mbyll sytë, gjatë trumbetës së fundit. Sepse trumbeta+ do të bjerë dhe të vdekurit do të ngrihen të paprishshëm, dhe ne do të shndërrohemi. 53  Sepse ky që është i prishshëm, do të veshë paprishjen,+ dhe ky që është i vdekshëm,+ do të veshë pavdekësinë. 54  Kur ky që është i prishshëm të veshë mosprishjen dhe ky që është i vdekshëm të veshë pavdekësinë, atëherë do të përmbushen fjalët që janë shkruar: «Vdekja+ u përpi përgjithmonë.»+ 55  «Ku është fitorja jote, o vdekje? Ku është thumbi yt, o vdekje?»+ 56  Thumbi+ që sjell vdekjen, është mëkati, por fuqia e mëkatit vjen nga Ligji.+ 57  Por falënderojmë Perëndinë, sepse na jep fitoren nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht!+ 58  Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, bëhuni të palëkundur+ e të patundur. Kini gjithnjë shumë për të bërë në veprën e Zotërisë,+ duke e ditur se mundi juaj s’është i kotë+ në lidhje me Zotërinë.

Shënime në fund të faqes