1 Gjonit 4:1-21

4  Të dashur, mos i besoni çdo shprehjeje të frymëzuar,+ por vërini në provë ato për të parë nëse vijnë nga Perëndia,+ sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.+  Shprehjen e frymëzuar që vjen nga Perëndia,+ mund ta kuptoni nga kjo: çdo shprehje e frymëzuar që rrëfen se Jezu Krishti erdhi në mish, vjen nga Perëndia,+  por çdo shprehje e frymëzuar që nuk rrëfen Jezuin, nuk vjen nga Perëndia.+ Veç kësaj, kjo është shprehja e frymëzuar e antikrishtit, për të cilin ju keni dëgjuar se po vinte,+ e tani është tashmë në botë.+  Ju vini nga Perëndia, fëmijë të vegjël, dhe i keni mundur ata njerëz,+ sepse ai që është në unitet+ me ju, është më i madh+ se ai që është në unitet me botën.+  Ata vijnë nga bota.+ Ja pse thonë atë që vjen nga bota, dhe bota i dëgjon.+  Ne vijmë nga Perëndia.+ Ai që fiton njohurinë e Perëndisë, na dëgjon.+ Ai që nuk vjen nga Perëndia, nuk na dëgjon.+ Kështu e njohim shprehjen e frymëzuar të së vërtetës dhe shprehjen e frymëzuar të mashtrimit.+  Të dashur, le të vazhdojmë të duam njëri-tjetrin,+ sepse dashuria+ është nga Perëndia, e kush ka dashuri, ka lindur nga Perëndia+ dhe fiton njohurinë e Perëndisë.+  Kush nuk ka dashuri, nuk ka arritur ta njohë Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.+  Perëndia e shfaqi dashurinë e tij ndaj nesh,+ duke dërguar Birin e tij të vetëmlindur+ në botë, që ne të fitonim jetën nëpërmjet tij.+ 10  Në këtë qëndron dashuria: jo se ne e deshëm Perëndinë, por se ai na deshi dhe dërgoi Birin e tij si një flijim+ pajtues+ për mëkatet tona.+ 11  Të dashur, nëse Perëndia na deshi në këtë mënyrë, atëherë edhe ne vetë kemi detyrimin ta duam njëri-tjetrin.+ 12  Askush nuk e ka parë Perëndinë kurrë.+ Nëse vazhdojmë ta duam njëri-tjetrin, Perëndia qëndron te ne dhe dashuria e tij bëhet e përsosur te ne.+ 13  Nga kjo e kuptojmë se po qëndrojmë në unitet+ me të dhe ai në unitet me ne,+ sepse ai na dha frymën e tij.+ 14  Veç kësaj, ne e kemi parë vetë+ dhe japim dëshmi+ se Ati dërgoi Birin e tij si Shpëtimtar të botës.+ 15  Kushdo që rrëfen se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë,+ Perëndia qëndron në unitet me të dhe ai është në unitet me Perëndinë.+ 16  Ne vetë e kemi njohur dhe e kemi besuar dashurinë+ që Perëndia ka ndaj nesh.Perëndia është dashuri,+ dhe ai që qëndron në dashuri,+ qëndron në unitet me Perëndinë, dhe Perëndia qëndron në unitet+ me të. 17  Kështu dashuria është bërë e përsosur te ne, që të kemi lirshmëri në të folur+ ditën e gjykimit,+ sepse, ashtu si është ai, kështu jemi edhe ne në këtë botë.+ 18  Nuk ka frikë në dashuri,+ përkundrazi dashuria e përsosur e hedh tej frikën,+ sepse frika vepron si fre. Vërtet, ai që ka frikë, nuk është bërë i përsosur në dashuri.+ 19  Nga ana jonë, ne kemi dashuri, sepse Perëndia na deshi i pari.+ 20  Nëse ndokush thotë: «Unë e dua Perëndinë», mirëpo urren vëllanë e tij, ai është gënjeshtar.+ Sepse ai që nuk do vëllanë e tij,+ të cilin e sheh, nuk mund të dojë as Perëndinë, të cilin nuk e sheh.+ 21  Nga ai kemi këtë urdhërim:+ ai që do Perëndinë, duhet të dojë edhe vëllanë e vet.+

Shënime në fund të faqes