1 Gjonit 2:1-29

2  Fëmijët e mi të vegjël, këto gjëra po jua shkruaj që të mos kryeni mëkat.+ Megjithatë, edhe nëse ndonjëri kryen mëkat, ne kemi një ndihmës+ pranë Atit, që është i drejtë, Jezu Krishtin.+  E ai është një flijim+ pajtues+ për mëkatet tona,+ madje jo vetëm për tonat,+ por edhe për ato të të gjithë botës.+  Nga kjo e dimë se kemi arritur ta njohim atë: nëse vazhdojmë të zbatojmë urdhërimet e tij.+  Ai që thotë: «Unë kam arritur ta njoh»,+ por nuk i zbaton urdhërimet e tij,+ është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është brenda tij.+  Por, kush zbaton fjalën e tij,+ dashuria e Perëndisë është bërë vërtet e përsosur+ tek ai. Nga kjo e dimë se jemi në unitet me të.+  Ai që thotë se qëndron në unitet+ me të, është edhe vetë nën detyrimin për të ecur si ai.+  Të dashur, nuk po ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër,+ të cilin e keni pasur që në fillim.+ Ky urdhërim i vjetër është fjala që dëgjuat.  Megjithatë, ky që po ju shkruaj, është një urdhërim i ri, një fakt që është i vërtetë në rastin e tij dhe në tuajin, sepse errësira+ po kalon, dhe drita e vërtetë+ tashmë ndriçon.  Kush thotë se është në dritë, mirëpo urren+ vëllanë e tij, është ende në errësirë.+ 10  Kush e do vëllanë e tij, mbetet në dritë+ dhe s’ka asgjë që ta pengojë.+ 11  Por, kush e urren vëllanë e tij, është në errësirë dhe ecën në errësirë,+ e nuk e di se ku po shkon,+ sepse errësira ia ka verbuar sytë. 12  Po ju shkruaj, o fëmijë të vegjël, sepse mëkatet ju janë falur për hir të emrit të tij.+ 13  Po ju shkruaj, o etër, sepse keni arritur ta njihni atë që është që nga fillimi.+ Po ju shkruaj, o të rinj,+ sepse e mundët të ligun.+ Po ju shkruaj, o fëmijë të vegjël,+ sepse keni arritur ta njihni Atin.+ 14  Po ju shkruaj, o etër,+ sepse keni arritur ta njihni atë që është që nga fillimi.+ Po ju shkruaj, o të rinj, sepse ju jeni të fortë+ dhe fjala e Perëndisë qëndron te ju,+ e ju e mundët të ligun.+ 15  Mos e doni as botën, as gjërat që janë në botë.+ Nëse ndokush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të.+ 16  Sepse gjithçka e botës:+ dëshirat e mishit,+ dëshirat e syve+ dhe kapardisja për t’u dukur me të mirat materiale,+ nuk vjen nga Ati, por nga bota.+ 17  Dhe bota po kalon, e po kështu edhe dëshirat e saj,+ kurse ai që bën vullnetin+ e Perëndisë, mbetet përgjithmonë.+ 18  Fëmijë të vegjël, është ora e fundit,+ dhe sikurse keni dëgjuar se antikrishti po vjen,+ tani kanë dalë shumë antikrishtër;+ e nga kjo e kuptojmë se është ora e fundit. 19  Ata dolën nga gjiri ynë, por nuk ishin të sojit tonë,+ sepse, po të kishin qenë të sojit tonë, do të kishin qëndruar me ne.+ Por ata dolën, që të tregohej qartë se jo të gjithë janë të sojit tonë.+ 20  Kurse mirosja juaj është nga i shenjti;+ të gjithë ju keni njohuri.+ 21  Ju shkruaj, jo se nuk e njihni të vërtetën,+ por se e njihni atë,+ dhe se nga e vërteta nuk vjen asnjë gënjeshtër.+ 22  Kush është gënjeshtari, përveç atij që mohon se Jezui është Krishti?+ Ky është antikrishti,+ pra, ai që mohon Atin dhe Birin.+ 23  Kush mohon Birin, nuk ka as Atin.+ Ai që rrëfen+ Birin, ka edhe Atin.+ 24  Sa për ju, ajo që dëgjuat që në fillim, le të mbetet brenda jush.+ Nëse ajo që dëgjuat që në fillim, mbetet brenda jush, edhe ju do të qëndroni në unitet+ me Birin dhe Atin.+ 25  Për më tepër, ajo që ai vetë na premtoi, është jeta e përhershme.+ 26  Këto gjëra jua shkruaj rreth atyre që përpiqen t’ju mashtrojnë.+ 27  Dhe, sa për ju, mirosja+ që morët prej tij, mbetet te ju dhe nuk keni nevojë që dikush t’ju mësojë.+ Mirosja prej tij është e vërtetë+ e jo gënjeshtër dhe po ju mëson gjithçka.+ Ashtu si ju ka mësuar ajo, qëndroni në unitet+ me Të. 28  Prandaj, fëmijë të vegjël,+ qëndroni në unitet+ me të, që, kur ai të shfaqet,+ të kemi lirshmëri në të folur+ dhe të mos ikim me turp nga ai në praninë e tij.+ 29  Nëse e dini që ai është i drejtë,+ e kuptoni se, kush zbaton drejtësinë, ka lindur prej tij.+

Shënime në fund të faqes