Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Mbretërve 9:1-28

9  Kur Solomoni mbaroi ndërtimin e shtëpisë+ së Jehovait, të shtëpisë së mbretit+ dhe të gjitha gjërave të dëshirueshme që i kishte bërë me kënaqësi,+  Jehovai iu shfaq për herë të dytë, ashtu siç i ishte shfaqur në Gibeon.+  Atëherë Jehovai i tha: «E kam dëgjuar lutjen+ dhe kërkesën për hir që më bëre. E kam shenjtëruar+ këtë shtëpi që ke ndërtuar, duke vënë aty emrin tim+ përjetë. Sytë e mi+ dhe zemra ime do të jenë aty përgjithmonë.+  Nëse ti ecën+ para meje ashtu siç eci ati yt, Davidi,+ me një zemër me integritet+ dhe me drejtësi,+ duke bërë gjithçka që të urdhëroj,+ dhe respekton rregullat+ dhe ligjet e mia,+  unë do ta bëjë të patundur përgjithnjë fronin e mbretërisë sate në Izrael, ashtu siç i premtova Davidit, atit tënd: ‘Nuk do të të mungojë kurrë dikush që të ulet në fronin e Izraelit.’+  Në qoftë se ju dhe bijtë tuaj ktheheni mbrapsht dhe nuk më ndiqni më mua,+ nëse nuk i respektoni urdhërimet dhe ligjet që ju kam vënë përpara, por shkoni t’u shërbeni perëndive të tjera+ dhe përkuleni para tyre,  unë do ta zhduk Izraelin nga vendi që i kam dhënë.+ Shtëpinë që kam shenjtëruar për emrin tim, do ta flak larg meje,+ dhe Izraeli do të bëhet shprehje proverbiale+ e tërë popujt do të tallen me të.  Kjo shtëpi do të kthehet në grumbuj gërmadhash.+ Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur+ dhe do të fërshëllejë e do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+  Atëherë do t’i përgjigjen: ‘Sepse lanë Jehovain, Perëndinë e tyre, që i kishte nxjerrë paraardhësit e tyre nga vendi i Egjiptit,+ dhe u mbështetën te perëndi të tjera,+ u përkulën para tyre dhe u shërbyen. Ja pse Jehovai solli mbi ta gjithë këtë gjëmë.’»+ 10  Në fund të njëzet vjetëve, gjatë të cilëve Solomoni ndërtoi dy shtëpitë, shtëpinë e Jehovait+ dhe shtëpinë e mbretit,+ 11  (Hirami,+ mbreti i Tirit, e kishte ndihmuar Solomonin+ me dru cedri, me dru dëllinje, si dhe me ar, aq sa deshi ai)+ mbreti Solomon i dha Hiramit njëzet qytete në vendin e Galilesë.+ 12  Hirami doli nga Tiri për të parë qytetet që i kishte dhënë Solomoni, por nuk mbeti i kënaqur+ 13  dhe tha: «Ç’janë këto qytete që më ke dhënë, o vëlla?» Prandaj ato quhen Vendi i Kabulit* deri sot e kësaj dite. 14  Kurse Hirami i dërgoi mbretit njëqind e njëzet talenta ari.+ 15  Solomoni thirri ata që ishin rekrutuar për punë të detyruar,+ dhe i mblodhi për të ndërtuar shtëpinë e Jehovait,+ shtëpinë e tij, Bregoren,+ murin+ e Jerusalemit, Hazorin,+ Megidon+ dhe Gezerin.+ 16  (Faraoni, mbreti i Egjiptit, ishte ngjitur në Gezer, e kishte shtënë në dorë dhe e kishte djegur me zjarr, ndërsa kananitët+ që banonin në qytet, i kishte vrarë. Kështu, ai ia dha atë si pajë së bijës,+ gruas së Solomonit.) 17  Pastaj Solomoni rindërtoi Gezerin, Beth-Horonin e Poshtëm,+ 18  Baalathin,+ Tamarën në shkretëtirën e vendit, 19  të gjitha qytetet-depo+ që ishin bërë të vetat, qytetet e karrocave,+ qytetet e kalorësve, si dhe gjërat e dëshirueshme që Solomoni+ kishte dashur të ndërtonte në Jerusalem, në Liban dhe në gjithë vendin që kishte në zotërim. 20  Sa për njerëzit që mbetën nga amoritët,+ nga hititët,+ nga perezitët,+ nga hivitët+ dhe nga jebusitët,+ që nuk ishin pjesë e bijve të Izraelit,+ 21  bijtë e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend, dhe që bijtë e Izraelit nuk kishin mundur t’i shfarosnin,+ Solomoni i rekrutonte për të punuar si skllevër, dhe kjo vazhdon deri sot e kësaj dite.+ 22  Solomoni nuk bëri skllav asnjë nga bijtë e Izraelit.+ Përkundrazi, ata ishin luftëtarët, shërbëtorët, princat dhe adjutantët e vet, si dhe krerët e karrocierëve dhe të kalorësve të vet.+ 23  Në krye të punimeve të Solomonit ishin pesëqind e pesëdhjetë krerë nëpunësish. Ata ishin përgjegjës për njerëzit që kryenin punën.+ 24  Bija e faraonit+ iku nga Qyteti i Davidit+ në shtëpinë që kishte ndërtuar Solomoni për të. Pikërisht në atë kohë ai ndërtoi Bregoren.+ 25  Tri+ herë në vit Solomoni paraqiste flijime të djegura dhe flijime në bashkësi mbi altarin që kishte ndërtuar për Jehovain.+ Mbi altarin që ishte para Jehovait, ngjitej tymi i blatimit.+ Dhe ai e përfundoi shtëpinë.+ 26  Mbreti Solomon bëri një flotë anijesh në Ezion-Geber,+ që gjendet pranë Elothit,+ në bregun e Detit të Kuq në vendin e Edomit.+ 27  Hirami dërgoi në flotën e anijeve shërbëtorët e vet,+ detarë që e njihnin detin, bashkë me shërbëtorët e Solomonit. 28  Ata shkuan në Ofir+ dhe morën që andej katërqind e njëzet talenta ari,+ të cilat ia sollën mbretit Solomon.

Shënime në fund të faqes

Ose «tokë pa asnjë vlerë».