1 Mbretërve 8:1-66

8  Atëherë Solomoni+ mblodhi+ pranë vetes në Jerusalem pleqtë+ e Izraelit, gjithë krerët e fiseve+ dhe prijësit e etërve+ të bijve të Izraelit, për të marrë arkën e besëlidhjes+ së Jehovait nga Qyteti i Davidit,+ domethënë nga Sioni.+  Kështu, në muajin hënor të ethanimit, domethënë muajin e shtatë,+ tërë Izraeli u mblodh te mbreti Solomon për të festuar.+  Erdhën tërë pleqtë e Izraelit, dhe priftërinjtë nisën të mbartnin+ Arkën.+  Ata ngjitën arkën e Jehovait, tendën+ e takimit+ dhe gjithë pajisjet e shenjta që ishin në tendë. Këto i ngjitën priftërinjtë dhe levitët.+  Mbreti Solomon dhe tërë asambleja e Izraelit që e kishte pranuar ftesën e tij, ishin para Arkës dhe po flijonin+ dhen e gjedhë, që ishin kaq shumë sa nuk mund të llogariteshin a të numëroheshin.+  Pastaj priftërinjtë e çuan arkën+ e besëlidhjes së Jehovait në vendin e vet,+ në shenjtëroren e brendshme të shtëpisë, në Më të Shenjtën, nën krahët e kerubinëve.+  Kerubinët i kishin krahët të shtrirë mbi vendin e Arkës dhe mbulonin Arkën e shufrat e saj.+  Shufrat+ ishin të gjata, prandaj majat e tyre dukeshin nga e Shenjta që ishte para shenjtërores së brendshme, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato janë atje deri sot e kësaj dite.+  Në Arkë nuk kishte gjë tjetër përveç dy pllakave prej guri+ që kishte vënë Moisiu+ në Horeb, kur Jehovai kishte bërë besëlidhjen+ me bijtë e Izraelit, ndërsa dilnin nga vendi i Egjiptit.+ 10  Kur priftërinjtë dolën nga vendi i shenjtë, shtëpinë e Jehovait e mbushi reja.+ 11  Për shkak të resë, priftërinjtë+ nuk qëndronin dot për të shërbyer,+ sepse shtëpinë e Jehovait e mbushi lavdia e Jehovait.+ 12  Atëherë Solomoni tha: «Ti, o Jehova, the se do të banoje në terrin e zi.+ 13  Unë ia dola të të ndërtoja një shtëpi, një banesë madhështore,+ një vend të qëndrueshëm,+ ku ti të banosh përjetë.»+ 14  Pastaj mbreti u kthye nga populli dhe filloi të bekonte+ kongregacionin e Izraelit, ndërsa tërë kongregacioni qëndronte në këmbë. 15  Ai tha: «I bekuar është Jehovai,+ Perëndia i Izraelit, që i foli me gojën e vet atit tim, Davidit,+ dhe që me duart e veta përmbushi+ atë që tha: 16  ‘Prej ditës që nxora popullin tim, Izraelin, nga Egjipti, nuk kam zgjedhur+ asnjë qytet ndër të gjitha fiset e Izraelit për të ndërtuar një shtëpi+ ku të qëndrojë emri im.+ Do të zgjedh Davidin, që të jetë mbi popullin tim, Izraelin.’+ 17  Atit tim, Davidit, ia donte zemra të ndërtonte një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit.+ 18  Por Jehovai i tha Davidit, atit tim: ‘Ty ta donte zemra të ndërtoje një shtëpi për emrin tim, dhe mirë që të lindi në zemër kjo dëshirë.+ 19  Vetëm se shtëpinë nuk do ta ndërtosh ti, por biri yt që do të dalë nga ijët e tua. Ai do ta ndërtojë shtëpinë për emrin tim.’+ 20  Jehovai e çoi në vend fjalën e tij,+ që unë të zija vendin e Davidit, atit tim, dhe të ulesha në fronin e Izraelit,+ si kishte thënë Jehovai, të ndërtoja shtëpinë për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit,+ 21  dhe të caktoja atje një vend për Arkën ku gjendet besëlidhja+ që bëri Jehovai me paraardhësit tanë, kur i nxori nga vendi i Egjiptit.» 22  Pastaj Solomoni qëndroi para altarit+ të Jehovait, përballë gjithë kongregacionit të Izraelit, shtriu duart drejt qiellit+ 23  dhe tha: «O Jehova, Perëndia i Izraelit,+ nuk ka Perëndi si ti+ as lart në qiej e as poshtë në tokë. Ti e ruan besëlidhjen dhe dashamirësinë+ kundrejt shërbëtorëve të tu,+ që të shërbejnë me gjithë zemër.+ 24  Ti e mbajte premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit. E bëre premtimin me gojën tënde, dhe sot e ke përmbushur me dorën tënde.+ 25  E tani, o Jehova, Perëndia i Izraelit, mbaje premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit, kur i the: ‘Nëse bijtë e tu do të kujdesen për udhën e tyre, duke ecur para meje ashtu si ti, atëherë nuk do të të mungojë kurrë një burrë që të ulet para meje në fronin e Izraelit.’+ 26  Tani, o Perëndia i Izraelit, të lutem, le të përmbushet* premtimi+ që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit. 27  Mos vallë do të banojë vërtet në tokë Perëndia?!+ Ja! Qiejt,+ po, qiejt e qiejve,+ nuk të mbajnë dot,+ e aq më pak kjo shtëpi+ që kam ndërtuar unë! 28  Kushtoji vëmendje lutjes+ së shërbëtorit tënd dhe kërkesës së tij për hir,+ o Jehova, Perëndia im, duke dëgjuar britmën përgjëruese dhe lutjen që po të drejton sot.+ 29  Mbaji sytë ditë e natë+ te kjo shtëpi, te vendi për të cilin the: ‘Emri im do të jetë atje’,+ për të dëgjuar lutjen që bën shërbëtori yt drejt këtij vendi.+ 30  Dëgjoje kërkesën për hir+ që të bën shërbëtori yt dhe populli yt, Izraeli, kur të luten të drejtuar nga ky vend. Dëgjo nga vendi ku banon, nga qiejt!+ Dëgjo dhe fal!+ 31  Nëse një njeri mëkaton ndaj dikujt tjetër+ dhe detyrohet prej tij të betohet e të pranojë që t’i bjerë një mallkim+ në rast se është fajtor, nëse ky njeri, pra, vjen para altarit tënd në këtë shtëpi, ndërkohë që është ende nën betim, 32  atëherë dëgjo nga qiejt dhe vepro e gjykoji shërbëtorët e tu: të ligun shpalle të lig, duke bërë që t’i bjerë në kokë sjellja e vet,+ por të drejtin shpalle të drejtë,+ duke e shpërblyer sipas drejtësisë së vet.+ 33  Në rast se populli yt, Izraeli, mundet nga armiku,+ ngaqë ka mëkatuar vazhdimisht kundër teje,+ dhe pastaj kthehet te ti,+ përlëvdon emrin tënd,+ të lutet+ e të kërkon hir nga kjo shtëpi,+ 34  dëgjo nga qiejt, fale mëkatin e popullit tënd, Izraelit,+ dhe ktheje+ në tokën që u dhe paraardhësve të tij.+ 35  Nëse qielli mbyllet e nuk bie shi,+ ngaqë ata kanë mëkatuar vazhdimisht+ kundër teje, dhe pastaj luten në drejtim të këtij vendi,+ përlëvdojnë emrin tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre, ngaqë ti i ke munduar,+ 36  dëgjo nga qiejt dhe fale mëkatin e shërbëtorëve të tu, po, të popullit tënd, Izraelit, sepse ti u mëson+ udhën e mirë ku të ecin.+ Dërgo shi+ mbi tokën që i ke dhënë popullit tënd si trashëgimi. 37  Në rast se në vend bie një zi buke+ ose një murtajë,+ në rast se e godet një erë zhuritëse ose vrugu,+ në rast se e pushtojnë karkalecat+ ose furrtaret e zeza,+ në rast se armiku i rrethon atje ku kanë ngritur portat e tyre—në rast të çdo lloj plage dhe të çdo lloj sëmundjeje— 38  çfarëdo lutjeje+ e kërkese për hir+ që të bëjë ndonjëri ose i gjithë populli yt, Izraeli+—sepse gjithsecili e njeh plagën e zemrës së vet+—duke shtrirë duart drejt kësaj shtëpie,+ 39  dëgjo nga qiejt,+ nga vendbanimi yt i qëndrueshëm,+ fal+ dhe vepro,+ duke i dhënë secilit sipas gjithë udhëve të tij,+ sepse ti e njeh zemrën e tij+ (sepse vetëm ti e njeh mirë zemrën e gjithë bijve të njerëzve).+ 40  Kështu ata do të të frikësohen+ për sa kohë të jetojnë në vendin që ti u dhe paraardhësve tanë.+ 41  Edhe të huajin,+ që nuk është pjesë e popullit tënd, Izraelit, por që për shkak të emrit tënd vjen nga një vend i largët+ 42  (sepse do të dëgjojnë për emrin tënd të madh,+ për dorën tënde të fortë+ dhe për krahun tënd të shtrirë), dhe lutet në drejtim të kësaj shtëpie,+ 43  dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt i qëndrueshëm,+ dhe plotësoja tërë ato që të ka kërkuar.+ Kështu, gjithë popujt e tokës do ta njohin emrin tënd+ e do të të frikësohen njëlloj si të frikësohet populli yt, Izraeli, dhe do ta dinë se në këtë shtëpi që kam ndërtuar, është thirrur emri yt.+ 44  Në rast se populli yt del në luftë+ kundër armiqve të tij, në udhën ku e dërgon ti,+ dhe të lutet ty,+ o Jehova, në drejtim të qytetit që ke zgjedhur+ dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd,+ 45  dëgjoje nga qiejt lutjen dhe kërkesën e tij për hir, dhe vër në vend drejtësinë për të.+ 46  Në rast se ata mëkatojnë ndaj teje+ (sepse s’ka njeri që të mos mëkatojë),+ dhe zemërimi yt ndizet kundër tyre e ti i braktis në dorë të armiqve, të cilët i kapin e i çojnë robër në vendin e tyre, larg ose afër;+ 47  nëse vijnë në vete në vendin ku janë çuar robër+ dhe kthehen+ e kërkojnë+ hir nga ti,+ duke thënë: ‘Kemi mëkatuar,+ kemi bërë faj+ dhe kemi vepruar me ligësi’;+ 48  nëse kthehen te ti me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt, në vendin e armiqve që i robëruan; nëse luten në drejtim të vendit që u dhe paraardhësve të tyre, të qytetit që ke zgjedhur dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd,+ 49  dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt i qëndrueshëm,+ lutjen dhe kërkesën e tyre për hir, dhe vër në vend drejtësinë për ta.+ 50  Fale+ popullin tënd që kishte mëkatuar+ ndaj teje dhe fali të gjitha shkeljet+ që kishin kryer kundër teje,+ bëj që robëruesve të tyre t’u vijë keq+ dhe të tregojnë mëshirë për ta 51  (sepse është populli yt dhe trashëgimia jote+ që e nxore nga Egjipti,+ nga furra e hekurt),+ 52  dhe drejtoji sytë nga kërkesa për hir+ e shërbëtorit tënd dhe e popullit tënd, Izraelit, dhe plotësojua tërë ato që të kanë kërkuar.+ 53  Sepse ti, o Zotëri Sovran Jehova, i ndave nga të gjithë popujt e tokës+ si trashëgiminë tënde, ashtu si the me anë të shërbëtorit tënd, Moisiut,+ kur po i nxirrje paraardhësit tanë nga Egjipti.» 54  Ndërkohë, Solomoni ishte para altarit të Jehovait, i përkulur në gjunjë+ dhe me duart të shtrira drejt qiellit.+ Sapo e mbaroi gjithë këtë lutje dhe kërkesë për hir drejtuar Jehovait, ai u çua 55  në këmbë+ dhe filloi të bekonte+ me zë të lartë gjithë kongregacionin e Izraelit: 56  «Bekuar qoftë Jehovai,+ që i ka dhënë një vend prehjeje popullit të tij, Izraelit, ashtu si ka premtuar.+ Nuk ka mbetur pa u plotësuar as edhe një fjalë+ nga të gjitha premtimet e mira që ka bërë me anë të shërbëtorit të vet, Moisiut!+ 57  Perëndia ynë Jehova qoftë me ne,+ ashtu siç ishte me paraardhësit tanë+ dhe mos na lëntë e mos na braktistë kurrë!+ 58  E ktheftë zemrën tonë+ drejt tij, që të ecim në gjithë udhët e tij+ dhe të zbatojmë urdhërimet,+ rregullat+ dhe vendimet gjyqësore+ që u dha si urdhër paraardhësve tanë! 59  Qofshin pranë Jehovait, Perëndisë tonë, ditë e natë, fjalët e kësaj kërkese për hir që kam bërë para Jehovait,+ që ai të vërë në vend drejtësinë për shërbëtorin e vet dhe për popullin e vet, Izraelin, sipas asaj që i kërkojnë ditë+ për ditë! 60  Kështu, gjithë popujt e tokës do ta dinë+ se Jehovai është Perëndia i vërtetë+ dhe se nuk ka asnjë tjetër.+ 61  Kushtojuni me gjithë zemër+ Jehovait, Perëndisë tonë, duke ecur sipas rregullave të tij dhe duke zbatuar urdhërimet e tij, si po bëni sot.» 62  Pastaj mbreti dhe gjithë Izraeli bashkë me të, bënë një flijim të madh para Jehovait.+ 63  Solomoni bëri flijimet në bashkësi+ që duhej t’ia paraqiste Jehovait. Ai flijoi njëzet e dy mijë gjedhë dhe njëqind e njëzet mijë dhen,+ me qëllim që mbreti dhe gjithë bijtë e Izraelit të përuronin+ shtëpinë e Jehovait. 64  Atë ditë mbreti shenjtëroi mesin e oborrit para shtëpisë së Jehovait,+ sepse iu desh t’i paraqiste atje flijimin e djegur, blatimin në drithë dhe pjesët e dhjamura të flijimeve në bashkësi, meqë altari prej bakri+ që ndodhet para Jehovait, ishte tepër i vogël për të mbajtur flijimin e djegur, blatimin në drithë dhe pjesët e dhjamura+ të flijimeve në bashkësi. 65  Në atë kohë Solomoni bashkë me gjithë Izraelin, një kongregacion i madh+ i ardhur nga gjithë vendi, nga hyrja e Hamathit+ deri në luginën e përroit të Egjiptit,+ e kremtuan festën+ para Jehovait, Perëndisë tonë, për shtatë ditë dhe shtatë ditë të tjera,+ gjithsej katërmbëdhjetë ditë. 66  Ditën e tetë ai e nisi popullin,+ e ata bekuan mbretin dhe shkuan në shtëpitë e tyre të gëzuar+ dhe plot me hare në zemër+ për gjithë mirësinë+ që i kishte treguar Jehovai Davidit, shërbëtorit të vet, dhe Izraelit, popullit të vet.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «le të dalë i besueshëm».