1 Mbretërve 7:1-51

7  Kurse, për ndërtimin e shtëpisë së vet,+ Solomonit iu deshën trembëdhjetë vjet.+  Ai ndërtoi Shtëpinë e Pyllit të Libanit,+ që ishte njëqind kute e gjatë, pesëdhjetë kute e gjerë dhe tridhjetë kute e lartë. Ajo qëndronte mbi trarë cedri, të vendosur mbi katër radhë shtyllash cedri.+  Pjesa e sipërme ishte e veshur me panele cedri.+ Ajo mbështetej në trarë mbajtës, që qëndronin mbi dyzet e pesë shtylla. Një radhë kishte pesëmbëdhjetë.  Për ndriçim kishte dritare me korniza,+ të vendosura përballë njëra-tjetrës. Ato ndodheshin në tri radhë sipër njëra-tjetrës.  Të gjitha hyrjet dhe shtalkat kishin korniza katrore,+ dhe po kështu edhe pjesa e përparme e dritareve që ndodheshin përballë njëra-tjetrës në tri radhë.  Pastaj bëri Portikun e Shtyllave, pesëdhjetë kute të gjatë dhe tridhjetë kute të gjerë. Para tij kishte një portik tjetër me shtylla, të mbuluar nga sipër.  Ai bëri edhe Portikun e Fronit+ ku do të gjykonte, pra, portikun e gjykimit,+ i cili u vesh me dru cedri nga dyshemeja deri te trarët e tavanit.+  Shtëpia ku do të banonte ai vetë gjendej në oborrin tjetër,+ veçmas Portikut, por kishte të njëjtin punim si ai. Solomoni ndërtoi një shtëpi njëlloj si ky Portik për bijën e faraonit,+ që e kishte marrë për grua.  Për të gjitha këto ndërtesa, brenda dhe jashtë, nga themeli deri në krye, dhe po kështu edhe jashtë tyre, deri tek oborri i madh,+ ishin përdorur gurë të kushtueshëm,+ të prerë sipas masave, të latuar dhe të sharruar me sharrë gurësh. 10  Për themelet ishin përdorur gurë të mëdhenj e të kushtueshëm. Disa ishin dhjetë kute dhe disa tetë kute. 11  Sipër tyre kishte gurë të kushtueshëm, të prerë sipas masave e të latuar, si dhe dru cedri. 12  Rreth e përqark oborrit të madh kishte një mur me tri radhë+ gurësh të latuar dhe një radhë trarësh cedri. Kështu ishte edhe për oborrin e brendshëm+ të shtëpisë+ së Jehovait dhe për portikun+ e saj. 13  Mbreti Solomon dërgoi të merrnin Hiramin+ nga Tiri, 14  të birin e një të veje nga fisi i Neftalit, i ati i të cilit kishte qenë nga Tiri,+ bakërpunues.+ Ai kishte gjithë mençurinë, kuptueshmërinë+ dhe njohurinë për të bërë çdo lloj pune me bakër. Kështu, ai erdhi te mbreti Solomon dhe filloi të bënte gjithë punën. 15  Derdhi dy shtylla prej bakri.+ Secila ishte tetëmbëdhjetë kute e lartë dhe për t’i matur rreth e qark, nevojitej një litar prej dymbëdhjetë kutesh.+ 16  Ai bëri edhe dy kapitele të derdhur në bakër për t’i vënë sipër shtyllave.+ Lartësia e secilit kapitel ishte pesë kute. 17  Për kapitelet sipër shtyllave+ u bënë zbukurime në formë rrjete dhe në formë zinxhirësh të përdredhur,+ shtatë për njërin kapitel dhe shtatë për tjetrin. 18  Pastaj bëri shegët dhe vendosi dy radhë prej tyre rreth e përqark rrjetës në shtyllën e parë për të mbuluar kapitelin sipër tij. Kështu bëri edhe për kapitelin tjetër.+ 19  Kapitelet sipër shtyllave, që ishin ngjitur me portikun, kishin një pjesë katër kute, të punuar në formë zambaku.+ 20  Kapitelet ishin mbi dy shtyllat dhe mbi pjesët e fryra, që ishin ngjitur me punimin rrjetë. Rreth e qark secilit kapitel kishte dyqind shegë+ të vëna në radhë. 21  Pas kësaj, ngriti shtyllat+ e portikut+ të tempullit. Ngriti shtyllën në të djathtë dhe ia vuri emrin Jakin, e më pas ngriti shtyllën në të majtë dhe ia vuri emrin Boaz. 22  Pjesa e sipërme e shtyllave ishte punuar në formë zambaku. Pak e nga pak puna me shtyllat përfundoi. 23  Ai vazhdoi me detin prej metali të derdhur+ të cilin e bëri të rrumbullakët, dhjetë kute nga buza në buzë. Ai ishte pesë kute i lartë dhe për ta matur rreth e qark nevojitej një litar prej tridhjetë kutesh.+ 24  Nën buzën e tij kishte rreth e përqark zbukurime+ në formë kungullujësi,+ dhjetë për kut. Ato e rrethonin detin krejt+ dhe ishin në dy radhë, të derdhura njësh me të. 25  Deti qëndronte mbi dymbëdhjetë dema:+ tre ishin drejtuar me fytyrë nga veriu, tre me fytyrë nga perëndimi, tre me fytyrë nga jugu dhe tre me fytyrë nga lindja. Deti ishte mbi ta dhe pjesët e tyre të pasme ishin të kthyera nga brenda.+ 26  Ai ishte katër gisht i trashë,+ dhe nga punimi buza e tij i ngjante një kupe, një luleje zambaku.+ Deti mbante dy mijë bato+ ujë.*+ 27  Pastaj bëri dhjetë karrocat+ prej bakri. Secila karrocë ishte katër kute e gjatë, katër kute e gjerë dhe tri kute e lartë. 28  Karrocat ishin bërë kështu: kishin panele anësore midis shufrash të kryqëzuara. 29  Në panelet anësore që gjendeshin midis shufrave të kryqëzuara, ishin gdhendur luanë,+ dema+ dhe kerubinë,+ dhe po kështu edhe në vetë shufrat e kryqëzuara. Sipër dhe poshtë luanëve e demave ishin punuar vargje+ të varura për zbukurim. 30  Çdo karrocë kishte katër rrota prej bakri në boshte bakri. Në të katër këndet e karrocës kishte mbajtëse për to. Mbajtëset ishin, gjithashtu, poshtë legenit, dhe nga mbajtësja në mbajtëse kishte vargje të varura që ishin derdhur njësh me to. 31  Nga gryka deri te mbajtëset dhe anasjelltas, legeni nga brenda ishte [?]* kute. Gryka e karrocës ishte e rrumbullakët dhe kishte formën e një bazamenti prej një kuti e gjysmë. Në të ishin bërë gdhendje dhe panelet anësore ishin katrore, e jo të rrumbullakëta. 32  Katër rrotat ishin poshtë faqeve anësore të karrocës, kurse pjesët që lidhnin rrotat me boshtet ishin në anë të saj. Lartësia e secilës rrotë ishte një kut e gjysmë. 33  Rrotat ishin punuar si rrotat e një karroce të zakonshme.+ Pjesët që i lidhnin me boshtet, disqet, rrezet dhe bucelat e tyre ishin që të gjitha të derdhura. 34  Në të katër këndet, çdo karrocë kishte katër mbajtëse të derdhura njësh me të. 35  Sipër, karroca kishte një bazament të rrumbullakët një kut e gjysmë të lartë, panelet anësore të të cilit dhe pjesët mbajtëse të tyre, ishin të derdhura njësh me karrocën. 36  Në sipërfaqen e këtyre paneleve dhe mbajtëseve ai gdhendi+ kerubinë, luanë dhe figura palmash në varësi të sipërfaqes së secilës, si dhe vargje të varura rreth e qark.+ 37  Në këtë mënyrë pra, bëri dhjetë karrocat.+ Të gjitha ishin derdhur njësoj+ dhe kishin të njëjtat përmasa e të njëjtën formë. 38  Më pas bëri dhjetë legenë+ bakri, të cilët mbanin nga dyzet bato ujë. Çdo legen ishte katër kute, dhe mbi dhjetë karrocat kishte nga një të tillë. 39  Pastaj vuri pesë karroca në të djathtë të shtëpisë dhe pesë në të majtë.+ Detin e vuri në të djathtë të shtëpisë, në juglindje të saj.+ 40  Më pas Hirami+ bëri legenët,+ lopatat+ dhe taset.+ Më në fund Hirami mbaroi+ gjithë punën që bëri për mbretin Solomon në lidhje me shtëpinë e Jehovait: 41  dy shtyllat;+ kapitelet në formë kupe+ që ishin në majë të tyre; dy zbukurimet në formë rrjete+ që mbulonin këto kapitele të rrumbullakëta; 42  katërqind shegët+ për dy zbukurimet në formë rrjete; dy radhët e shegëve për secilën nga këto zbukurime, që të mbulonin dy kapitelet në formë kupe mbi dy shtyllat; 43  dhjetë karrocat;+ dhjetë legenët+ sipër karrocave; 44  detin;+ dymbëdhjetë demat poshtë tij;+ 45  enët; lopatat; taset dhe gjithçka që kishte të bënte me to.+ Të gjitha këto Hirami ia bëri prej bakri të lëmuar mbretit Solomon për shtëpinë e Jehovait. 46  Mbreti i derdhi ato në kallëpe argjile në Krahinën e Jordanit,+ midis Sukotit+ dhe Zaretanit.+ 47  Të gjitha këto pajisje+ Solomoni nuk i peshoi pasi ishin jashtëzakonisht shumë.+ Pesha e bakrit nuk u përcaktua dot.+ 48  Solomoni bëri më pas tërë pajisjet e shtëpisë së Jehovait: altarin+ dhe tryezën+ për bukët e paraqitjes, prej ari; 49  shandanët,+ pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë para shenjtërores së brendshme, prej ari të kulluar;+ lulet,+ llambat+ dhe mashat,+ prej ari; 50  legenët, fikësit,+ taset,+ kupat+ dhe mbajtëset e zjarrit,+ prej ari të kulluar; foletë për boshtet e dyerve+ të dhomës së brendshme, domethënë të Më të Shenjtës, dhe për boshtet e dyerve+ të së Shenjtës,*+ prej ari. 51  Më në fund, përfundoi gjithë puna që mbretit Solomon iu desh të bënte për shtëpinë e Jehovait+ dhe ai filloi të fuste brenda gjërat që kishte shenjtëruar Davidi, ati i tij.+ Argjendin, arin dhe sendet i vuri në thesarin e shtëpisë së Jehovait.+

Shënime në fund të faqes

Rreth 44.000 litra. Ky ishte mbase niveli normal që përdorej. Krahaso shënimin te 2Kr 4:5.
Numri mungon në dorëshkrim.
Shih shënimin te 1Mb 6:3.