Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Mbretërve 6:1-38

6  Katërqind e tetëdhjetë vjet pas daljes së bijve të Izraelit nga vendi i Egjiptit,+ në muajin ziv,+ domethënë në muajin e dytë+ të vitit të katërt+ të mbretërimit të Solomonit në Izrael, ai nisi të ndërtonte shtëpinë e Jehovait.+  Shtëpia që i ndërtoi mbreti Solomon+ Jehovait, ishte gjashtëdhjetë kute+ e gjatë, njëzet e gjerë dhe tridhjetë e lartë.+  Portiku+ përpara së Shenjtës* së shtëpisë ishte njëzet kute i gjatë, e përkonte me gjerësinë e shtëpisë, dhe dhjetë kute i gjerë.  Në muret e shtëpisë ai hapi dritare që vinin duke u ngushtuar nga brenda jashtë.+  Veç kësaj, ndërtoi rreth e qark një ndërtesë anësore ngjitur me muret e shtëpisë, pra, rreth e qark së Shenjtës dhe shenjtërores së brendshme,+ e në të bëri dhoma anësore+ rreth e rrotull.  Dhomat anësore të katit të poshtëm ishin pesë kute të gjera, ato të katit të dytë, gjashtë kute të gjera, dhe ato të katit të tretë, shtatë kute të gjera. Kjo sepse rreth e qark shtëpisë, nga ana e jashtme e saj, kishte bërë shkallëzime,+ me qëllim që të mos ngulte asgjë në muret e shtëpisë.+  Shtëpia u ndërtua me gurë të përgatitur plotësisht në gurore,+ kështu që gjatë ndërtimit të shtëpisë,+ nuk u dëgjuan as çekanë, as sëpata dhe as ndonjë vegël tjetër hekuri.  Në anën e djathtë të shtëpisë kishte një hyrje+ që të çonte në dhomat anësore të katit të parë. Pastaj, me anë të një shkalle gjarpëruese ngjiteshe në katin e dytë dhe nga i dyti në të tretin.  Ai vazhdoi me ndërtimin e shtëpisë që ta mbaronte+ dhe e mbuloi me trarë e me dërrasa cedri.+ 10  Veç të tjerash, ai ndërtoi dhomat anësore,+ ngjitur me muret e shtëpisë. Ato ishin pesë kute të larta dhe lidheshin me shtëpinë+ me dru cedri. 11  Ndërkohë, fjala e Jehovait iu drejtua Solomonit:+ 12  «Nëse ecën sipas ligjeve të mia,+ nëse zbaton vendimet e mia gjyqësore+ dhe i mban vërtet të gjitha urdhërimet e mia duke ecur sipas tyre,+ unë do ta mbaj fjalën që i thashë për ty Davidit, atit tënd,+ për këtë shtëpi që po ndërton. 13  Unë do të banoj mes bijve të Izraelit+ dhe nuk do ta braktis popullin tim, Izraelin.»+ 14  Dhe Solomoni vazhdoi me ndërtimin e shtëpisë që ta mbaronte.+ 15  Muret e shtëpisë, nga dyshemeja deri te trarët e tavanit, i veshi nga brenda me dërrasa cedri, kurse dyshemenë e veshi me dërrasa dëllinje.+ 16  Në fund të shtëpisë bëri me dërrasa cedri një ndarje prej njëzet kutesh, nga dyshemeja deri te trarët. Kështu ndërtoi shenjtëroren e brendshme,+ domethënë, Më të Shenjtën.+ 17  Shtëpia ishte dyzet kute, domethënë e Shenjta+ para saj.+ 18  Druri i cedrit që vishte shtëpinë nga brenda, ishte i zbukuruar me gdhendje në formë kungullujësi+ dhe me vargje lulesh.+ E gjitha ishte e veshur me dru cedri dhe nuk shihej gur gjëkundi. 19  Shenjtëroren e brendshme+ e përgatiti brenda shtëpisë, që të vendoste në të arkën+ e besëlidhjes+ së Jehovait. 20  Kjo shenjtërore ishte njëzet kute e gjatë, njëzet kute e gjerë+ dhe njëzet kute e lartë. E veshi atë me ar të kulluar,+ po kështu edhe altarin+ prej cedri. 21  Kështu Solomoni e veshi+ shtëpinë nga brenda me ar të kulluar,+ dhe para shenjtërores së brendshme+ vendosi zinxhirë+ ari dhe e veshi atë me ar. 22  Tërë shtëpinë e veshi me ar,+ derisa e përfundoi të gjithën. Edhe altarin+ që ishte para shenjtërores së brendshme, e veshi të tërin me ar.+ 23  Në shenjtëroren e brendshme bëri dy kerubinë+ me drurin e pemës vajore. Secili prej tyre ishte dhjetë kute i lartë.+ 24  Kerubini i parë kishte dy krahë nga pesë kute secili. Nga maja e njërit krah te maja e krahut tjetër ishte dhjetë kute.+ 25  Edhe kerubini i dytë ishte dhjetë kute. Të dy kerubinët kishin të njëjtën masë dhe të njëjtën formë. 26  Një kerubin ishte dhjetë kute i lartë, e po kështu edhe kerubini tjetër. 27  Pastaj ai i vendosi kerubinët në shtëpinë e brendshme dhe krahët e kerubinëve+ shtriheshin në këtë mënyrë: krahu i njërit takonte njërin mur dhe krahu i tjetrit murin tjetër. Krahët e tjerë takonin njëri-tjetrin në mes të shtëpisë.+ 28  Të dy kerubinët i veshi me ar.+ 29  Në të gjitha muret, brenda shtëpisë dhe shenjtërores së brendshme, skaliti rreth e përqark kerubinë,+ figura palmash+ dhe lule.+ 30  Dyshemenë+ e shtëpisë dhe të shenjtërores së brendshme e veshi me ar. 31  Për hyrjen e shenjtërores së brendshme bëri dy dyer+ me drurin e pemës vajore:+ shtylla anësore, shtalka dhe një pjesë të pestë. 32  Të dyja dyert ishin bërë me drurin e pemës vajore. Ai gdhendi mbi to kerubinë, figura palmash e lule, dhe i veshi me ar. Kerubinët dhe figurat e palmave i veshi me ar duke e rrahur arin mbi ta. 33  Në të njëjtën mënyrë bëri shtalkat katrore me drurin e pemës vajore, në hyrje të së Shenjtës. 34  Dy dyert ishin prej druri dëllinje+ dhe kishin nga dy kanate,+ që silleshin secili në boshtin e vet. 35  Ai gdhendi kerubinë, figura palmash e lule, dhe pastaj i veshi me ar.+ 36  Gjithashtu, ndërtoi murin e oborrit të brendshëm+ me tri radhë+ gurësh të latuar dhe një radhë trarësh cedri. 37  Themelet+ e shtëpisë së Jehovait u hodhën në vitin e katërt, në muajin hënor të zivit,+ 38  dhe shtëpia u përfundua+ sipas të gjitha hollësive dhe sipas tërë projektit të saj,+ në vitin e njëmbëdhjetë, në muajin hënor të bulit, domethënë muajin e tetë. Solomonit iu deshën shtatë vjet për ta ndërtuar.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «tempull». Me sa duket i referohet së Shenjtës; njësoj edhe në vargjet 5, 17 dhe 33.