1 Mbretërve 5:1-18

5  Hirami,+ mbreti i Tirit,+ e kishte dashur gjithmonë Davidin, prandaj dërgoi shërbëtorë+ te Solomoni, ngaqë kishte dëgjuar se e kishin mirosur mbret në vend të të atit.+  Atëherë Solomoni i dërgoi fjalë Hiramit:+  «Ti e di mirë se im atë, Davidi, nuk ndërtoi dot një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë së tij, meqenëse ishte gjithmonë në luftë+ me armiqtë përreth, derisa Jehovai i vuri nën tabanin e këmbëve të tij.  Tani, Jehovai, Perëndia im, më ka dhënë prehje rreth e qark.+ S’kam asnjë kundërshtar dhe s’ndodh asgjë e keqe.+  Ja, unë po mendoj të ndërtoj një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë tim,+ ashtu siç i premtoi Jehovai Davidit, atit tim, kur i tha: ‘Shtëpinë për emrin tim+ do ta ndërtojë biri yt, të cilin do ta vë në fron në vendin tënd.’  Prandaj, urdhëro që të priten për mua cedra nga Libani.+ Shërbëtorët e mi do të jenë me shërbëtorët e tu, dhe unë do të të jap si shpërblim për shërbëtorët e tu aq sa të më kërkosh, sepse ti e di që asnjë nga ne nuk di të presë dru si sidonitët.»+  Hirami+ u gëzua shumë kur dëgjoi fjalët e Solomonit, dhe tha: «Bekuar+ qoftë sot Jehovai, sepse i ka dhënë Davidit një bir të mençur+ dhe e ka vënë në krye të këtij populli të madh!»+  Kështu, Hirami dërgoi t’i thoshin Solomonit: «Më erdhën fjalët e tua dhe do të ta plotësoj dëshirën për drurin e cedrit dhe të dëllinjës.+  Shërbëtorët e mi do t’i zbresin trungjet nga Libani+ në det, dhe unë do të bëj me to lundra e do t’i çoj nëpërmjet detit atje ku të më thuash ti.+ Pastaj do t’i zgjidh dhe ti do t’i mbartësh. Ndërsa ti do të ma plotësosh dëshirën, duke më dhënë ushqim për shtëpinë time.»+ 10  Kështu, Hirami nisi t’i jepte Solomonit dru cedri dhe dëllinje, sipas dëshirës së tij, 11  kurse Solomoni i jepte Hiramit si ushqim për shtëpinë e tij njëzet mijë kora+ grurë dhe njëzet kora vaj ullinjsh të shtypur.+ Solomoni ia jepte këto Hiramit vit për vit.+ 12  Dhe Jehovai i dha Solomonit mençuri, ashtu siç i kishte premtuar.+ Mes Hiramit dhe Solomonit pati paqe dhe që të dy bënë një besëlidhje. 13  Mbreti Solomon mblodhi nga gjithë Izraeli tërë ata që ishin rekrutuar për punë të detyruar,+ të cilët arrinin në tridhjetë mijë burra. 14  Ai dërgonte në Liban, me radhë, dhjetë mijë veta çdo muaj. Ata rrinin një muaj në Liban dhe dy muaj në shtëpitë e tyre.+ Përgjegjës i të rekrutuarve+ për punë të detyruar+ ishte Adonirami.+ 15  Solomoni kishte+ shtatëdhjetë mijë hamej+ dhe tetëdhjetë mijë gurprerës+ në mal,+ 16  si edhe tre mijë e treqind nëpunës+ që mbikëqyrnin punën dhe ishin përgjegjës+ për njerëzit që kryenin punën. 17  Mbreti urdhëroi që të nxirreshin gurë të mëdhenj, gurë të kushtueshëm,+ që themelet+ e shtëpisë të bëheshin me gurë të latuar.+ 18  Kështu, ndërtuesit e Solomonit, ndërtuesit e Hiramit dhe gebalitët+ prenë gurët, dhe pastaj përgatitën drurë e gurë për ndërtimin e shtëpisë.

Shënime në fund të faqes