Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Mbretërve 4:1-34

4  Mbreti Solomon mbretëronte në gjithë Izraelin.+  Këta ishin funksionarët+ e tij të lartë: Azariahu, biri i Sadokut,+ prift;  Elihorefi dhe Akijahu, bijtë e Shishës, sekretarë;+ Jehozafati,+ biri i Ahiludit, regjistrues;  Benajahu,+ biri i Jehojadës, në krye të ushtrisë;+ Sadoku dhe Abiatari,+ priftërinj;  Azariahu, biri i Natanit,+ në krye të nëpunësve; Zabudi, biri i Natanit, prift,* mik+ i mbretit;  Ahishari, përgjegjës për shtëpinë, dhe Adonirami,+ biri i Abdait, në krye të të rekrutuarve për punë të detyruar.+  Solomoni kishte dymbëdhjetë nëpunës në gjithë Izraelin. Ata i siguronin ushqim mbretit dhe shtëpisë së tij. Secilit i takonte të siguronte ushqim një muaj në vit.+  Këta ishin emrat e tyre: biri i Hurit, në rajonin malor të Efraimit;+  biri i Dekerit, në Makaz, në Shalbim,+ në Beth-Shemesh+ dhe në Elon-Beth-Hanan; 10  biri i Hesedit, në Arubot (i cili kishte Sokohun dhe gjithë vendin e Heferit);+ 11  biri i Abinadabit, në gjithë kreshtën e malit të qytetit të Dorit+ (që kishte marrë për grua Tafatën, bijën e Solomonit); 12  Baanai, biri i Ahiludit, në Tanak,+ Megido+ dhe në gjithë Beth-Sheanin,+ që ndodhet pranë Zaretanit+ poshtë Jezreelit,+ nga Beth-Sheani në Abel Meholah+ deri në rajonin e Jokmeamit;+ 13  biri i Geberit, në Ramot-Galaad+ (që kishte fshatrat me tenda të Jairit,+ birit të Manaseut, që janë në Galaad;+ ai kishte edhe rajonin e Argobit,+ që gjendet në Bashan,+ gjashtëdhjetë qytete të mëdha me mure dhe shula bakri); 14  Ahinadabi, biri i Idos, në Mahanaim;+ 15  Ahimaazi, në Neftal+ (edhe ai mori për grua një nga bijat e Solomonit, Basematën);+ 16  Baanai, biri i Hushait, në Asher+ dhe Bealot; 17  Jehozafati, biri i Paruahut, në Isakar;+ 18  Shimei,+ biri i Elait, në Beniamin;+ 19  Geberi, biri i Urit, në vendin e Galaadit,+ vendin e Sihonit,+ mbretit të amoritëve,+ dhe të Ogut,+ mbretit të Bashanit.+ Kishte një nëpunës mbi gjithë nëpunësit e tjerë të vendit. 20  Juda dhe Izraeli ishin të shumtë sa kokrrizat e rërës buzë detit.+ Ata hanin, pinin dhe gëzonin.+ 21  Solomoni ishte sundimtar mbi të gjitha mbretëritë, që nga Lumi*+ deri në vendin e filistinëve dhe deri në kufirin e Egjiptit. Këto mbretëri i sollën dhurata dhe i shërbyen Solomonit gjatë gjithë jetës së tij.+ 22  Ushqimi i Solomonit çdo ditë ishte tridhjetë kora+ majë mielli dhe gjashtëdhjetë kora miell i zakonshëm, 23  dhjetë gjedhë të majmë, njëzet gjedhë kullote, njëqind dele, si dhe drerë,+ gazela,+ kaproj dhe qyqe të majme. 24  Ai kishte nënshtruar çdo gjë që gjendej nga kjo anë e Lumit,+ nga Tifsahu në Gazë,+ po, të gjithë mbretërit nga kjo anë e Lumit.+ Ai gëzonte paqe+ ngado, në çdo rajon. 25  Gjatë gjithë jetës së Solomonit, Juda+ dhe Izraeli banonin të sigurt,+ secili nën hardhinë dhe nën fikun e vet,+ që nga Dani deri në Beer-Shebë.+ 26  Solomoni pati dyzet mijë stalla për kuajt+ e karrocave të tij+ dhe dymbëdhjetë mijë kalorës. 27  Nëpunësit,+ secili në muajin e vet, mbanin me ushqim mbretin Solomon dhe këdo që pranohej në tryezën e tij. Ata nuk linin mangët asgjë. 28  Gjithashtu, sillnin elb dhe kashtë për kuajt+ kudo që kishte nevojë, secili sipas detyrës që i ishte ngarkuar.+ 29  Perëndia i jepte Solomonit mençuri+ e kuptueshmëri+ mjaft të madhe, dhe gjykim të thellë zemrës+ së tij, aq shumë sa rëra që gjendet në breg të detit.+ 30  Mençuria e Solomonit ia kalonte+ mençurisë së gjithë atyre që jetonin në Lindje+ dhe gjithë mençurisë së Egjiptit.+ 31  Ai ishte më i mençur se çdo njeri tjetër, më i mençur se Etani,+ ezrahiti, dhe se Hemani,+ Kalkoli+ e Darda, bijtë e Maholit. Fama e tij u përhap në të gjitha kombet rreth e përqark.+ 32  Ai tha tre mijë proverba+ dhe bëri një mijë e pesë këngë.+ 33  Foli për pemët, që nga cedri i Libanit+ deri te hisopi+ i mureve. Foli për kafshët,+ për krijesat që fluturojnë në qiell+ dhe për ato që lëvizin në tokë,+ si edhe për peshqit.+ 34  Për të parë mençurinë e Solomonit,+ vinin njerëz nga të gjithë popujt, madje nga të gjithë mbretërit e tokës, që kishin dëgjuar për mençurinë e tij.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënim te 2Sa 8:18.
Domethënë, lumi Eufrat.