1 Mbretërve 3:1-28

3  Solomoni lidhi krushqi+ me faraonin, mbretin e Egjiptit. Ai mori bijën e faraonit,+ e çoi në Qytetin e Davidit+ dhe e la atje derisa mbaroi ndërtimin e shtëpisë së vet,+ shtëpisë së Jehovait+ dhe murit rreth e qark Jerusalemit.+  Ndërkohë populli i bënte flijimet në vendet e larta,+ sepse deri në atë kohë nuk ishte ndërtuar një shtëpi për emrin e Jehovait.+  Solomoni tregonte dashuri+ për Jehovain, duke ecur sipas normave që kishte nxjerrë Davidi, ati i tij.+ Vetëm se ai bënte rregullisht flijime në vendet e larta+ dhe që andej tymi i tyre ngjitej lart.  Kështu, mbreti shkoi në Gibeon+ për të bërë flijime, sepse ai ishte vendi i lartë më i rëndësishëm.+ Mbi atë altar Solomoni bëri një mijë flijime të djegura.+  Në Gibeon, Jehovai iu shfaq+ Solomonit natën në një ëndërr.+ Perëndia i tha: «Më thuaj: ç’dëshiron të të jap?»+  Atëherë Solomoni i tha: «Ti ke treguar dashamirësi+ të madhe për Davidin, shërbëtorin tënd dhe atin tim, sepse ai të shërbeu me besnikëri,* me drejtësi,+ dhe zemra e tij ishte e ndershme kundrejt teje. Ti e tregove këtë dashamirësi të madhe për të dhe i dhe një bir që të ulej në fronin e tij, si po ndodh sot.+  Ti, o Jehova, Perëndia im, e ke bërë shërbëtorin tënd mbret në vend të Davidit, atit tim, por unë s’jam veçse një fëmijë+ dhe pa përvojë.+  Shërbëtori yt është në mes të popullit që ke zgjedhur,+ një popull shumë i madh, aq i madh sa nuk mund të numërohet ose të llogaritet.+  Jepi shërbëtorit tënd një zemër të bindur për të gjykuar+ popullin tënd, për të dalluar të mirën nga e keqja,+ sepse kush është në gjendje ta gjykojë+ këtë popull kokëfortë?»+ 10  Jehovait i pëlqeu që Solomoni kërkoi këtë gjë.+ 11  Dhe Perëndia i tha: «Meqë ke kërkuar këtë gjë, dhe nuk ke kërkuar as jetë të gjatë, as pasuri+ dhe as shpirtin e armiqve të tu, por ke kërkuar të kesh kuptueshmëri për të trajtuar çështjet gjyqësore,+ 12  unë do ta bëj atë që më kërkove.+ Ja, unë do të të jap një zemër të mençur e me kuptueshmëri+ si askujt para teje, dhe pas teje nuk ka për të dalë asnjë si ti.+ 13  Unë do të të jap+ edhe atë që nuk ke kërkuar, pasuri+ dhe lavdi, gjatë gjithë jetës sate, si asnjë mbreti para teje.+ 14  Jo vetëm kaq, por do të të zgjas edhe jetën+ nëse do të ecësh në udhët e mia, duke zbatuar rregullat+ dhe urdhërimet e mia, ashtu siç eci Davidi, ati yt.»+ 15  Kur Solomoni u zgjua,+ kuptoi që kishte qenë në ëndërr. Pastaj vajti në Jerusalem dhe qëndroi përpara arkës+ së besëlidhjes së Jehovait, paraqiti flijime të djegura, bëri blatime në bashkësi+ dhe shtroi një gosti+ për gjithë shërbëtorët e tij.+ 16  Në atë kohë dy prostituta+ shkuan te mbreti dhe dolën para tij.+ 17  Njëra nga gratë tha: «Më fal, zotëria im,+ unë dhe kjo grua banojmë në të njëjtën shtëpi, kështu që kur linda, isha me të. 18  Tri ditë pas meje, lindi edhe kjo, dhe ishim bashkë. Në shtëpi nuk kishte asnjë tjetër, asnjeri përveç ne të dyjave. 19  Më vonë, natën, djali i saj vdiq, sepse ajo e zuri nën vete ndërsa flinte. 20  Kështu, ndërkohë që skllavja jote ishte në gjumë, ajo u ngrit në mes të natës, mori tim bir që ishte pranë meje dhe e vuri në gji të saj, kurse djalin e vet të vdekur ma vuri në gji mua. 21  Kur u ngrita në mëngjes për të mëndur+ tim bir, për çudi, ai ishte i vdekur. Në mëngjes e këqyra me kujdes dhe ja, nuk ishte djali që kisha lindur unë.» 22  Por gruaja tjetër tha: «Jo, ai që është gjallë, është im bir, kurse yt bir është ai që ka vdekur!» Ndërkaq gruaja e parë thoshte: «Jo, ai që ka vdekur, është yt bir, kurse ai që është gjallë, është im bir.» Dhe vazhdonin të flitnin para mbretit.+ 23  Atëherë mbreti tha: «Njëra thotë: ‘Ai që është gjallë është im bir, kurse yt bir është ai që ka vdekur!’, kurse tjetra thotë: ‘Jo, ai që ka vdekur është yt bir, kurse ai që është gjallë është im bir!’» 24  Pastaj shtoi:+ «Më sillni një shpatë.» Dhe i sollën një shpatë. 25  Mbreti vazhdoi: «Ndajeni më dysh fëmijën e gjallë dhe jepjani gjysmën njërës e gjysmën tjetrës.» 26  Menjëherë nëna e fëmijës së gjallë, i tha mbretit (sepse përbrenda ndjenjat+ iu turbulluan për të birin):+ «Më fal,+ zotëria im! Jepjani asaj fëmijën, veç mos e vritni.» Ndërkaq gruaja tjetër thoshte: «Të mos jetë as imi, as yti. Ndajeni!»+ 27  Atëherë mbreti mori fjalën dhe tha: «Jepjani asaj së parës fëmijën dhe mos e vritni. Ajo është nëna e tij.» 28  Tërë Izraeli dëgjoi për vendimin gjyqësor+ që kishte dhënë mbreti dhe i zuri frika nga ai, sepse e panë që mbreti+ kishte mençurinë+ e Perëndisë për të gjykuar.

Shënime në fund të faqes

Ose «sipas së vërtetës».