1 Mbretërve 21:1-29

21  Ja çfarë ndodhi pas këtyre gjërave: Naboti, jezreliti, kishte një vresht që gjendej në Jezreel,+ pranë pallatit të Akabit, mbretit të Samarisë.  Kështu, Akabi i tha Nabotit: «Ma jep+ mua vreshtin tënd+ që ta bëj kopsht+ perimesh,+ meqë është pranë shtëpisë sime. Në vend të tij, unë do të të jap një vresht më të mirë, ose, po deshe,+ ta blej me para.»  Por Naboti ia ktheu: «Duke ditur pikëpamjen e Jehovait,+ mua nuk më shkon kurrë ndër mend+ të të jap trashëgiminë e paraardhësve të mi.»+  Prandaj Akabi vajti në shtëpinë e vet i ngrysur dhe i brengosur që Naboti, jezreliti, i kishte thënë: «Nuk ta jap trashëgiminë e paraardhësve të mi.» Pastaj u shtri në shtrat, ktheu kokën mënjanë+ e nuk hëngri bukë.  Atëherë Jezebela,+ e shoqja, vajti tek ai dhe i tha: «Pse je i trishtuar*+ dhe nuk ha bukë?»  Ai iu përgjigj: «Sepse i thashë Nabotit, jezrelitit: ‘Ma shit mua vreshtin tënd. Ose, po deshe, të jap një vresht tjetër në vend të tij.’ Por ai tha: ‘Nuk ta jap.’»+  Atëherë Jezebela, e shoqja, i tha: «A nuk je ti mbreti i Izraelit?+ Çohu, ha bukë dhe le të gëzojë zemra jote. Vreshtin e Nabotit, jezrelitit, do të ta jap unë.»+  Kështu, ajo shkroi letra+ në emër të Akabit dhe i vulosi me vulën e tij.+ Këto letra ua dërgoi pleqve+ dhe fisnikëve që banonin në qytetin e Nabotit.  Në letra shkroi:+ «Shpallni një agjërim dhe uleni Nabotin në krye të popullit. 10  Përballë tij ulni dy burra,+ njerëz të pavlerë,+ dhe këta të dëshmojnë kundër tij,+ duke thënë: ‘Ti ke mallkuar Perëndinë dhe mbretin!’+ Pastaj nxirreni dhe qëllojeni me gurë që të vdesë.»+ 11  Kështu, burrat e qytetit të tij, pleqtë dhe fisnikët që banonin atje, bënë ashtu siç u kishte çuar fjalë Jezebela, ashtu siç ishte shkruar në letrat që u kishte dërguar ajo.+ 12  Ata shpallën një agjërim+ dhe e ulën Nabotin në krye të popullit. 13  Pastaj dy burra, njerëz të pavlerë, shkuan dhe u ulën përballë tij. Këta nisën të dëshmonin përpara popullit kundër Nabotit, duke thënë: «Naboti ka mallkuar Perëndinë dhe mbretin!»+ Pas kësaj e nxorën në rrethinat e qytetit dhe e qëlluan me gurë, kështu që ai vdiq.+ 14  Më pas dërguan t’i thoshin Jezebelës: «Nabotin e kanë qëlluar me gurë dhe ka vdekur.»+ 15  Sapo dëgjoi se Nabotin e kishin qëlluar me gurë dhe kishte vdekur, Jezebela i tha Akabit: «Çohu, shtjer në dorë vreshtin e Nabotit, jezrelitit,+ që nuk pranoi të ta shiste, sepse ai nuk është më gjallë, por ka vdekur.» 16  Me të dëgjuar se Naboti kishte vdekur, Akabi u çua dhe zbriti në vreshtin e Nabotit, jezrelitit, që ta shtinte në dorë.+ 17  Atëherë fjala e Jehovait+ iu drejtua Elijas,+ tishbitit: 18  «Çohu, shko të takosh Akabin, mbretin e Izraelit, që gjendet në Samari.+ Ai është në vreshtin e Nabotit, ku ka zbritur për ta shtënë në dorë. 19  Thuaji këto fjalë: “Kështu thotë Jehovai: ‘A nuk ke vrarë një njeri+ dhe ia ke shtënë në dorë pronën?’”+ Pastaj thuaji: “Kështu thotë Jehovai: ‘Në vendin+ ku qentë lëpinë gjakun e Nabotit, do të lëpijnë edhe gjakun tënd, po, tëndin.’”»+ 20  Akabi i tha Elijas: «Më gjete, o armiku im?»+ Ai ia ktheu: «Të gjeta. ‘Meqë shite veten për të bërë atë që është e keqe në sytë e Jehovait,+ 21  ja, unë po sjell mbi ty gjëmën+ dhe kam për të të vënë fshesën.+ Unë do t’i shfaros Akabit çdo mashkull,+ si dhe të pambrojturin e të braktisurin në Izrael. 22  Shtëpinë tënde kam për ta bërë si shtëpinë e Jeroboamit,+ birit të Nebatit, dhe si shtëpinë e Baashës,+ birit të Ahijahut, sepse më ke fyer, dhe kështu e ke bërë edhe Izraelin të mëkatojë.’+ 23  Edhe për Jezebelën Jehovai ka thënë: ‘Jezebelën do ta hanë qentë në ngastrën e tokës së Jezreelit.+ 24  Cilindo nga ata të shtëpisë së Akabit që vdes në qytet, do ta hanë qentë dhe cilindo që vdes në arë, do ta hanë shpendët e qiellit.+ 25  As edhe një nuk është treguar si Akabi,+ të cilin e ndërseu+ Jezebela,+ e shoqja. Ai e shiti veten për të bërë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait 26  dhe veproi në mënyrë shumë të neveritshme duke shkuar pas idhujve të pështirë,*+ njësoj si kishin bërë amoritët, të cilët Jehovai i dëboi para bijve të Izraelit.’»+ 27  Sapo dëgjoi këto fjalë, Akabi shqeu rrobat dhe u mbulua me copë thesi. Pastaj filloi të agjëronte, shtrihej i veshur me copë thesi+ dhe ecte kokëvarur.+ 28  Kështu fjala e Jehovait iu drejtua Elijas, tishbitit: 29  «A e ke parë se si u përul Akabi para meje?+ Meqë u përul për shkakun tim, nuk do ta sjell gjëmën në ditët e tij.+ Gjëmën mbi shtëpinë e vet do ta sjell në ditët e të birit.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «e ke frymën të trishtuar».
Shih shënimin te 1Mb 15:12.