1 Mbretërve 2:1-46

2  Me t’iu afruar dita e vdekjes,+ Davidi e urdhëroi të birin, Solomonin:  «Unë po shkoj atje ku shkon gjithë bota.+ Bëhu i fortë+ dhe tregohu burrë.+  Përmbush detyrimet që ke ndaj Jehovait, Perëndisë tënd, duke ecur në udhët e tij,+ duke zbatuar ligjet e tij, urdhërimet e tij, vendimet e tij gjyqësore+ dhe përkujtuesit e tij, ashtu siç është shkruar në ligjin e Moisiut.+ Kështu do të veprosh me maturi në çdo gjë që do të bësh e ngado që do të shkosh,  dhe Jehovai do ta çojë deri në fund atë që tha për mua:+ ‘Nëse bijtë e tu+ do të kujdesen për udhën e tyre,+ do të më shërbejnë me besnikëri,*+ me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt, nuk do të të mungojë kurrë dikush që të ulet në fronin e Izraelit.’+  Ti e di mirë se ç’më bëri Joabi, biri i Zerujasë,+ kur vrau dy krerët e ushtrisë së Izraelit, Abnerin,+ birin e Nerit, dhe Amasën,+ birin e Jeterit.+ Ai derdhi gjak+ në kohë paqeje, si të ishte në luftë, dhe me të njollosi rripin që mbante në mes dhe sandalet që mbante në këmbë.  Vepro pra, me mençuri+ dhe mos i lër flokët e tij të bardhë të zbresin në paqe+ në Sheol.*+  Tregoju dashamirësi bijve të galaditit Barzilai+ dhe le të jenë mes atyre që hanë në tryezën tënde,+ sepse kështu m’u gjendën pranë+ edhe ata mua kur ia mbatha para Absalomit, vëllait tënd.+  Ja, me ty është Shimei,+ biri i Geraut, beniaminiti nga Bahurimi.+ Ai më dha një mallkim+ të tmerrshëm ditën kur po shkoja në Mahanaim,+ mirëpo pastaj zbriti për të më takuar në Jordan,+ dhe unë iu betova për Jehovain: ‘Nuk do të të vras me shpatë.’+  Por tani, mos e lër pa ndëshkuar,+ sepse je i mençur+ dhe e di mirë se ç’duhet t’i bësh. Flokët e tij të bardhë+ zbriti të përgjakur në Sheol.»+ 10  Pastaj Davidi u preh me paraardhësit e vet,+ dhe e varrosën në Qytetin e Davidit.+ 11  Davidi mbretëroi dyzet vjet+ në Izrael. Në Hebron+ mbretëroi shtatë vjet,+ kurse në Jerusalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet.+ 12  Solomoni u ul në fronin e të atit, Davidit,+ dhe, me kalimin e kohës, mbretëria e tij u bë e patundur.+ 13  Pas ca kohësh Adonijahu, biri i Hagitës, vajti te Betsheba,+ nëna e Solomonit. Ajo i tha: «A është paqësore vizita jote?»+ Ai ia ktheu: «Po, paqësore.» 14  Pastaj shtoi: «Kam diçka për të të thënë.» Ajo tha: «Fol!»+ 15  Ai vazhdoi: «Ti e di mirë se mbretëria duhej të ishte bërë imja dhe se gjithë Izraeli priste të bëhesha unë mbret.+ Mirëpo mbretëria i kaloi tim vëllai dhe u bë e tija, sepse ia dha Jehovai.+ 16  Një kërkesë kam tani për ty. Mos ma hidh poshtë kërkesën.»*+ Atëherë ajo i tha: «Fol!» 17  Ai vazhdoi: «Të lutem, thuaji mbretit Solomon (sepse ai nuk do ta hedhë poshtë kërkesën tënde) që të më japë për grua shunamiten+ Abishaga.»+ 18  Betsheba ia ktheu: «Mirë. Do t’i flas unë mbretit për ty.» 19  Kështu, Betsheba vajti te mbreti Solomon që t’i fliste për Adonijahun.+ Menjëherë mbreti u ngrit+ për ta takuar dhe u përkul para saj.+ Pastaj u ul në fronin e vet dhe urdhëroi të vihej një fron për nënën e mbretit, që ajo të ulej në të djathtë të tij.+ 20  Ajo tha: «Një kërkesë të vogël po të bëj. Mos ma hidh poshtë.» Mbreti i tha: «Bëje, nënë, sepse nuk do ta hedh poshtë kërkesën tënde.» 21  Atëherë ajo vazhdoi: «Le t’i jepet shunamitja Abishaga për grua vëllait tënd, Adonijahut.» 22  Mbreti Solomon iu përgjigj së ëmës: «Pse po e kërkon shunamiten Abishaga për Adonijahun? Pse s’kërkon edhe mbretërinë për të+ (meqë im vëlla është më i madh se unë),+ po, për të, për priftin Abiatar+ dhe për Joabin,+ birin e Zerujasë?»+ 23  Dhe mbreti Solomon u betua për Jehovain: «Kështu ma bëftë Perëndia, madje edhe më keq,+ nëse Adonijahu nuk e ka thënë këtë gjë+ për të keqen e shpirtit të vet. 24  Ja, siç është e vërtetë që rron Jehovai,+ që më ka vendosur patundshmërisht+ dhe më mban të ulur në fronin e Davidit, atit tim,+ dhe që më bëri një shtëpi+ ashtu si kishte thënë,+ sot Adonijahu do të vritet.»+ 25  Menjëherë mbreti Solomon dërgoi Benajahun,+ birin e Jehojadës, i cili e goditi dhe ai vdiq.+ 26  Mbreti i tha priftit Abiatar:+ «Shko në Anatoth+ tek arat e tua! Ti meriton vdekjen,+ por sot nuk do të të vras, sepse mbarte arkën e Zotërisë Sovran Jehova+ para Davidit, atit tim,+ dhe vuajte gjatë gjithë kohës që vuajti edhe im atë.»+ 27  Kështu, Solomoni e hoqi Abiatarin nga shërbimi si prift i Jehovait, që të përmbushej fjala e thënë nga Jehovai në Shiloh+ kundër shtëpisë së Eliut.+ 28  Lajmi shkoi deri te Joabi+ (i cili qe treguar i gatshëm të ndiqte Adonijahun,+ por jo Absalomin)+ dhe ai ia mbathi në tendën+ e Jehovait e mbërtheu fort brirët e altarit.+ 29  Atëherë mbretit Solomon i thanë: «Joabi ia ka mbathur në tendën e Jehovait dhe ndodhet pranë altarit.» Kështu, Solomoni dërgoi Benajahun, birin e Jehojadës, dhe i tha: «Shko, godite!»+ 30  Benajahu vajti në tendën e Jehovait dhe i tha: «Kështu thotë mbreti: ‘Dil jashtë!’» Por ai iu përgjigj: «Jo, këtu+ do të vdes.» Atëherë Benajahu i çoi prapë fjalë mbretit dhe i tha: «Kështu tha Joabi dhe kështu m’u përgjigj.» 31  Mbreti i tha: «Bëj ashtu si të tha dhe godite. Pastaj varrose dhe hiq nga unë e nga shtëpia e atit tim fajin e gjakut+ që Joabi derdhi padrejtësisht.+ 32  Jehovai ka për të bërë që ky gjak të bjerë mbi kokën e tij,+ sepse goditi dy burra më të drejtë e më të mirë se ai+ dhe i vrau me shpatë, ndërkohë që im atë, Davidi, nuk dinte gjë fare.+ Këta ishin Abneri,+ biri i Nerit, kreu i ushtrisë së Izraelit,+ dhe Amasa,+ biri i Jeterit, kreu i ushtrisë së Judës.+ 33  Faji i gjakut të tyre do të mbetet përgjithnjë mbi kokën e Joabit dhe të pasardhësve të tij.+ Ndërsa për Davidin,+ për pasardhësit e vet, për shtëpinë dhe për fronin e tij do të ketë përgjithnjë paqe nga Jehovai.»+ 34  Pastaj Benajahu, biri i Jehojadës, u ngjit,+ e goditi dhe e vrau.+ Atë e varrosën në shtëpinë e vet në shkretëtirë. 35  Fill pas kësaj, në vend të tij mbreti vuri në krye të ushtrisë+ Benajahun,+ birin e Jehojadës, kurse priftin Sadok e vuri në vend të Abiatarit.+ 36  Mbreti dërgoi të thërritnin Shimein+ dhe i tha: «Ndërto një shtëpi në Jerusalem dhe bano atje. Mos dil nga ajo dhe mos shko në asnjë vend. 37  Dije se ditën që do të dalësh dhe do të kalosh luginën e përroit të Kidronit,+ ke për të vdekur.+ Faji i gjakut për vdekjen tënde do të bjerë mbi kokën tënde.»+ 38  Atëherë Shimei i tha mbretit: «Në rregull! Shërbëtori yt do të bëjë si tha zotëria im, mbreti.» Dhe Shimei banoi në Jerusalem shumë ditë. 39  Por, pas tre vjetësh, dy skllevër+ të Shimeit ia mbathën tek Akishi,+ biri i Makahut, mbreti i Gathit.+ Këtë ia treguan Shimeit: «Skllevërit e tu janë në Gath.» 40  Menjëherë Shimei u ngrit, i vuri samarin gomarit dhe shkoi në Gath tek Akishi për të kërkuar skllevërit e tij. Kështu Shimei shkoi dhe i ktheu skllevërit nga Gathi. 41  Atëherë Solomonit i treguan: «Shimei doli nga Jerusalemi, shkoi në Gath dhe u kthye.» 42  Menjëherë mbreti dërgoi të thërritnin+ Shimein dhe i tha: «Unë bëra një be para Jehovait dhe të paralajmërova:+ ‘Dije se ditën që do të dalësh dhe do të shkosh në ndonjë vend, ke për të vdekur.’ Ti më the: ‘Në rregull!’+ 43  Pse, pra, nuk e mbajte benë që u bë para Jehovait+ dhe nuk e zbatove urdhrin që të dhashë?»+ 44  Mbreti i tha më tej Shimeit: «Ti e di mirë gjithë të keqen që i ke bërë Davidit, atit tim,+ dhe po ashtu edhe zemra jote. Jehovai ka për ta kthyer mbi kokën tënde+ tërë këtë të keqe. 45  Ndërsa mbreti Solomon do të bekohet+ dhe froni i Davidit do të jetë gjithmonë i patundur para Jehovait.»+ 46  Sakaq mbreti i dha urdhër Benajahut, birit të Jehojadës, i cili doli, e goditi dhe ai vdiq.+Mbretëria u bë e patundur në duart e Solomonit.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «sipas së vërtetës».
Shih Shtojcën 3B.
Fjalë për fjalë «mos e largo fytyrën time». Njësoj edhe në vargun 20.