1 Mbretërve 19:1-21

19  Akabi+ e njoftoi Jezebelën+ për gjithë sa kishte bërë Elija dhe i tregoi me hollësi se si i kishte vrarë me shpatë tërë profetët.+  Atëherë Jezebela i dërgoi Elijas një lajmëtar për t’i thënë: «Kështu bëfshin perënditë,+ madje edhe më keq,+ nëse nesër në këtë kohë nuk do të kem bërë që shpirti yt të përfundojë si shpirti i secilit prej tyre!»  Elija u frikësua, prandaj u çua dhe iku për të shpëtuar kokën.*+ Vajti në Beer-Shebë+ të Judës,+ la atje shërbëtorin e tij,  kurse vetë bëri një ditë udhë në shkretëtirë, e në fund u ul nën një gjineshtër.+ Aty kërkoi që të vdiste* e thoshte: «O Jehova, s’mundem më, merrma shpirtin,+ sepse unë nuk jam më i mirë se paraardhësit e mi.»  Së fundi u shtri dhe ra në gjumë nën gjineshtër.+ Por ja, një engjëll+ po e prekte.+ Pastaj i tha: «Çohu, ha.»  Ai pa dhe ja, aty, pranë kokës së tij gjendej një kulaç+ mbi gurë të nxehur dhe një shtambë me ujë. Ai nisi të hante dhe të pinte e pas kësaj u shtri përsëri.  Më vonë engjëlli+ i Jehovait u kthye për herë të dytë, e preku dhe tha: «Çohu, ha, sepse udhëtimi është tepër i vështirë për ty.»+  Kështu ai u çua dhe hëngri e piu. Me fuqinë që i dha ushqimi, eci për dyzet ditë+ e dyzet net deri në Horeb, në malin e Perëndisë së vërtetë.+  Atje hyri në një shpellë,+ që të kalonte natën. Kur ja, fjala e Jehovait iu drejtua: «Ç’bën këtu, Elija?»+ 10  Ai u përgjigj: «Më pushtoi zelli* për ty,+ o Jehova, Perëndi i ushtrive, sepse bijtë e Izraelit kanë lënë besëlidhjen+ tënde, kanë shembur altarët e tu+ dhe kanë vrarë me shpatë+ profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë,+ dhe ata po kërkojnë të ma marrin shpirtin.»+ 11  Pastaj u dëgjua fjala që tha: «Dil dhe qëndro në mal, përpara Jehovait.»+ Dhe ja, po kalonte Jehovai.+ Një erë e madhe dhe e fortë çante malet e thyente shkrepat para Jehovait.+ (Jehovai nuk ishte në erë.) Pas erës ra një tërmet.+ (Jehovai nuk ishte në tërmet.) 12  Pas tërmetit pati zjarr.+ (Jehovai nuk ishte në zjarr.) Dhe pas zjarrit u dëgjua një zë i qetë e i ulët.+ 13  Sapo e dëgjoi, Elija e mbuloi menjëherë fytyrën me veshjen e tij zyrtare+ dhe doli e qëndroi në hyrje të shpellës. Kur ja, zëri iu drejtua e i tha: «Ç’bën këtu, Elija?»+ 14  Ai u përgjigj: «Më pushtoi zelli për Jehovain, Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit kanë lënë besëlidhjen tënde,+ kanë shembur altarët e tu dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë, dhe ata po kërkojnë të ma marrin shpirtin.»+ 15  Jehovai i tha: «Shko, merr udhën e kthimit për në shkretëtirën e Damaskut.+ Pastaj hyr dhe mirose+ Hazaelin+ si mbret të Sirisë. 16  Jehun,+ nipin e Nimshit,+ mirose si mbret të Izraelit, kurse Eliseun,+ birin e Shafatit nga Abel-Meholahu,+ mirose si profet në vendin tënd.+ 17  Atë që do t’i shpëtojë shpatës së Hazaelit,+ do ta vrasë Jehu,+ dhe atë që do t’i shpëtojë shpatës së Jehut, do ta vrasë Eliseu.+ 18  Unë kam lënë shtatë mijë veta në Izrael,+ të gjithë ata, gjunjët e të cilëve nuk janë përkulur para Baalit+ dhe goja e të cilëve nuk e ka puthur+ atë.» 19  Kështu, ai u nis prej andej dhe e gjeti Eliseun, birin e Shafatit, duke lëruar. Kishte dymbëdhjetë pendë dhe po lëronte+ me të dymbëdhjetën. Elija, pra, shkoi tek ai dhe i hodhi sipër veshjen e vet zyrtare.+ 20  Menjëherë ai i la demat, vrapoi pas Elijas dhe tha: «Të lutem, lërmë të puth babanë dhe nënën time,+ pastaj do të të ndjek.» Ai ia ktheu: «Shko e kthehu, kush po të pengon?» 21  Atëherë ai u kthye, pastaj mori dy dema dhe i theri.*+ E zieu mishin e tyre duke përdorur drurin e veglave+ të lërimit dhe zgjedhën e demave, e më pas ua dha njerëzve, që e hëngrën. Pas kësaj u çua, ndoqi Elijan dhe nisi t’i shërbente.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shpirtin».
Fjalë për fjalë «që shpirti i tij të vdiste».
Ose «isha tejet xheloz». Njësoj edhe në vargun 14.
Fjalë për fjalë «flijoi».