Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Mbretërve 16:1-34

16  Tani fjala e Jehovait kundër Baashës iu drejtua Jehut,+ birit të Hananit:+  «Meqenëse të ngrita nga pluhuri+ që të të bëja prijës të popullit tim, Izraelit,+ por ti ece në gjurmët e Jeroboamit+ dhe e bëre popullin tim, Izraelin, të mëkatonte duke më fyer me mëkatet e tij,+  unë do t’i vë fshesën Baashës e shtëpisë së tij dhe kam për t’ia bërë shtëpisë së tij ashtu siç ia bëra shtëpisë së Jeroboamit, birit të Nebatit.+  Ata të shtëpisë së Baashës, që do të vdesin në qytet, do t’i hanë qentë, kurse ata që do të vdesin në arë, do t’i hanë shpendët e qiellit.»+  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Baashën, ato që bëri dhe veprat e tij të fuqishme, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Izraelit?  Në fund Baasha u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Tirzah.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Elahu.  Gjithashtu, me anë të Jehut, birit të Hananit, profetit, Jehovai tha se Baasha dhe shtëpia e tij+ do të bëheshin si shtëpia e Jeroboamit, jo vetëm se kreu gjithë atë të keqe me duart e tij+ në sytë e Jehovait, duke e fyer atë,+ por edhe sepse vrau Nadabin.+  Vitin e njëzetegjashtë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, në Tirzah u bë mbret i Izraelit Elahu, biri i Baashës dhe ai mbretëroi dy vjet.  Ndërsa ishte në Tirzah duke u dehur+ në shtëpinë e Arzait, përgjegjësit të shtëpisë+ në Tirzah, shërbëtori i vet, Zimri,+ kreu që mbikëqyrte gjysmën e karrocave, komplotoi kundër tij. 10  Vitin e njëzeteshtatë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, Zimri hyri brenda, e goditi+ dhe e vrau. Pastaj ai filloi të mbretëronte në vend të tij. 11  Sapo u ul në fron dhe filloi të mbretëronte, ai vrau gjithë shtëpinë e Baashës. Nuk i la atij asnjë mashkull,+ as ndonjë që t’i merrte gjakun,+ dhe as miq. 12  Kështu Zimri shfarosi tërë shtëpinë e Baashës,+ sipas fjalës që kishte thënë Jehovai+ kundër Baashës me anë të profetit Jehu,+ 13  për shkak të gjithë mëkateve të Baashës dhe të Elahut,+ birit të tij, me të cilat shtynë edhe Izraelin të mëkatonte duke e fyer Jehovain, Perëndinë e Izraelit, me idhujt e tyre të kotë.+ 14  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Elahun dhe gjithçka bëri, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Izraelit? 15  Vitin e njëzeteshtatë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, Zimri mbretëroi shtatë ditë+ në Tirzah, ndërkohë që populli fushonte për të luftuar kundër Gibetonit+ të filistinëve. 16  Gjatë fushimit populli dëgjoi të thuhej: «Zimri ka komplotuar kundër mbretit dhe e ka vrarë.» Kështu, atë ditë në kamp tërë Izraeli bëri mbret Omrin,+ kreun e ushtrisë. 17  Omri bashkë me gjithë Izraelin erdhën nga Gibetoni dhe filluan të rrethonin+ Tirzahun. 18  Kur pa që qyteti ishte marrë, Zimri hyri në kullën e banimit të shtëpisë së mbretit. Ai i vuri zjarrin shtëpisë së mbretit, e kështu vdiq edhe vetë brenda.+ 19  Kjo ndodhi për shkak të mëkateve që kishte kryer, duke bërë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ pasi kishte ecur në gjurmët e Jeroboamit, duke kryer të njëjtin mëkat që e bëri Izraelin të mëkatonte.+ 20  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Zimrin dhe komploti që thuri, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Izraelit? 21  Në atë kohë populli i Izraelit u nda në dy pjesë.+ Një pjesë ndoqi Tibnin, birin e Ginatit, për ta bërë mbret, ndërsa pjesa tjetër ndoqi Omrin. 22  Në fund, pjesa e popullit që ndiqte Omrin, i mposhti ata që ndiqnin Tibnin, birin e Ginatit. Kështu Tibni gjeti vdekjen, kurse Omri filloi të mbretëronte. 23  Omri u bë mbret në Izrael në vitin e tridhjetenjëtë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, dhe mbretëroi për dymbëdhjetë vjet. Për gjashtë vjet mbretëroi në Tirzah. 24  Pastaj ai bleu nga Shemeri malin e Samarisë për dy talenta argjendi. Në këtë mal filloi të ndërtonte një qytet, të cilit ia vuri emrin Samari,+ sipas emrit të Shemerit, të zotit të malit. 25  Omri vazhdoi të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe veproi më keq se të gjithë ata që kishin qenë para tij.+ 26  Ai eci plotësisht në gjurmët e Jeroboamit, birit të Nebatit,+ dhe kreu po ato mëkate me të cilat ky kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte, duke e fyer Jehovain, Perëndinë e Izraelit, me idhujt e tyre të kotë.+ 27  Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Omrin, ato që bëri dhe veprat e tij të fuqishme, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Izraelit? 28  Në fund Omri u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Akabi.+ 29  Akabi, biri i Omrit, u bë mbret i Izraelit në vitin e tridhjetetetë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës. Ai mbretëroi në Samari+ si mbret i Izraelit njëzet e dy vjet. 30  Akabi, biri i Omrit, veproi në sytë e Jehovait më keq se të gjithë ata që kishin qenë para tij.+ 31  Dhe sikur të mos i mjaftonte që kreu+ po ato mëkate të Jeroboamit,+ birit të Nebatit, mori për grua+ Jezebelën,+ bijën e Etbaalit, mbretit të sidonitëve,+ dhe shkoi t’i shërbente Baalit+ e të përkulej para tij. 32  Veç kësaj, ai ngriti një altar për Baalin në tempullin+ që kishte ndërtuar për të në Samari. 33  Akabi bëri edhe shtyllën e shenjtë.+ Ai bëri gjëra të këqija që e fyenin+ Jehovain, Perëndinë e Izraelit, më shumë se gjithë mbretërit e Izraelit që kishin qenë para tij. 34  Në ditët e tij, betheliti Hiel ndërtoi Jerikonë. Themelet i hodhi duke e paguar me jetën e Abiramit, të parëlindurit të tij, ndërsa dyert ia vuri duke e paguar me jetën e Segubit, djalit të tij më të vogël, sipas fjalës që tha Jehovai me anë të Josiut, birit të Nunit.+

Shënime në fund të faqes